Autor: TV News

Avokati Armend Shkoza në emisionin FIVE në RTV Dukagjini në një linjë të drejtpërdrejte ka folur lidhur me aksionin e policisë kundër krimit në veri dhe jug të Kosovës ku u arrestuan 16 persona. Ai ka thënë se edhe nëse shihet në historik raportet ndëretnike kriminale asnjëherë nuk kanë qenë të destabilizuara. ’’Pasi që aty nuk ka të bëjë as aspekti politik e as kombëtarë, mirëpo tërësisht janë interesa partikulare dhe individuale që e kanë synimin e përfitimit të kundërligjshëm përmes veprimtarisë kriminale’’, ka thënë ai duke shtuar se një gjë e tillë nuk përbën çudi. Aksioni i policisë ishte…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e PZAP-së që konfirmon se “pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje për manipulim dhe delegjitimim të procesit zgjedhor ishin të pabazuara”. LDK-ja shprehet se këto akuza ishin thjesht një tentativë për të mbrojtur organizimin e vetëm partiak të manipulimit të votës së mërgatës. Në reagimin e saj, LDK thekson se do të vazhdojë të mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e qytetarëve, duke përdorur të gjitha rrugët ligjore për të paditur ata që përhapin dezinformatat dhe përpiqen të ndikojnë në mënyrë të paligjshme në rezultatet zgjedhore. “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të tolerojë që…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur të mërkurën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cila ka zgjatur rreth një orë. Në një postim në platformën e tij, Truth Social, Trump ka theksuar se shumica e diskutimit është fokusuar në thirrjen që ai kishte zhvilluar një ditë më parë me presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas Trumpit, qëllimi i këtyre bisedave është afrimi i Rusisë dhe Ukrainës, duke adresuar kërkesat dhe nevojat e të dyja palëve. “Palët po shkojnë drejt një rruge të përbashkët,” ka shkruar Trump, duke shtuar se i ka kërkuar Sekretarit…

Read More

Kosova sot zhvillon përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, me Amir Rrahmanin dhe Valon Berishën që janë në fazë rikuperimi. Amir Rrahmani dhe Valon Berisha, në dy ditët e para kanë zhvilluar të veçuar, shkaku i shqetësimeve me lëndimet. Mbrojtësi i Napolit, Rrahmani, të martën ka zhvilluar një pjesë të stërvitjes me ekipin, ndërsa në pjesë si i veçuar. Franco Foda ka thënë se të dy yjet e Kosovës janë në fazën e rikuperimit, duke shpresuar t’i ketë gati për lojë nesër (e enjte). “Atmosfera është e mirë. Valon Berisha dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas gjetjes dhe identifikimit të 11 personave të zhdukur gjatë luftës, të cilët u zbuluan në një varrezë masive në Bishtazhin. Në një postim në Facebook, Kurti kujton ngjarjet tragjike të 2 prillit 1999, kur forcat serbe grumbulluan me dhunë qindra burra dhe djem shqiptarë në Kralan, ku u mbajtën nën tortura për dy ditë. Më 4 prill, nga ky grup u ndaluan 86 persona, mes tyre 11 të mitur, të cilët nuk u panë më të gjallë. “Pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë…

Read More

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka konfirmuar identifikimin e mbetjeve mortore të Elhami (Qamil) Tahiragës nga Rahoveci, i cili figuroi në listën e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Në njoftim, Komisioni ka bërë të ditur se identifikimi është realizuar përmes analizës së ADN-së, ndërsa familja Tahiraga është informuar zyrtarisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. “Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e procesit të identifikimit. Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh solidaritet dhe mbështetje të sinqertë familjes Tahiraga, duke shpresuar…

Read More

Fotografja e njohur Blerta Celibashi ka festuar 27-vjetorin e lindjes, ndërsa Princ Leka e ka befasuar me një dedikim të veçantë: “Ti je si ditët e mia me diell”, thuhet në një mesazh të shkruar mbi tortën e saj të ditëlindjes. Çifti ndërkohë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik jo vetëm për lidhjen e tyre, por edhe për të kaluarën e tyre. Pas ndarjes nga Elia Zaharia, Princ Leka ka zyrtarizuar marrëdhënien e tij me Blertën, dhe të dy tashmë po jetojnë së bashku. Ky është një moment delikat për Princ Lekën, i cili ndërkohë po kalon një fazë të…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të mërkurë ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Guerot diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë. Po ashtu, temë diskutimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë. Kryeministri falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë.

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të mërkuërn se Rusia e sulmoi infrastrukturën energjetike të Ukrainës vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit amerikan, Donald Trump, se do t’i ndërpriste sulmet e tilla gjatë bisedimeve për një armëpushim të mundshëm në luftën kundër Ukrainës. Gjatë bisedës telefonike të martën, dy liderët nuk arritën ta arrijnë synimin e Uashingtonit për një armëpushim 30-ditor, pasi në komunikatën e Kremlinit pas telefonatës thuhej se Putini u pajtua për ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Formulimi në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë dalloi, pasi ajo iu referua një “armëpushimi për…

Read More

Vitamina D, e njohur edhe si vitamina e diellit, merr pjesë në procese të shumta në trup. Vlerësohet se gjysma e popullsisë së botës ka nivele të pamjaftueshme të vitaminës D dhe shoqatat profesionale rekomandojnë plotësimin e vitaminës D në të gjitha grupmoshat. Vitamina D është e përfshirë në vitaminat e tretshme në yndyrë. Kjo do të thotë që kur e merrni në formë suplementi, duhet ta bëni këtë me një vakt. Megjithatë, trupi prodhon 80 deri në 90 për qind të vitaminës D3 përmes vetë lëkurës, dhe vetëm 10 deri në 20 për qind përthithet përmes ushqimit. Në mënyrë…

Read More