Autor: TV News
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile ndaj të pandehurit M.I, i nacionalitetit shqiptar, për veprën penale, “krim i luftës kundër popullsisë civile”, të kryer gjatë periudhës 1998-1999. Aktakuza është ngritur pas hetimeve që kanë vërtetuar se i pandehuri, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë, në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.I, i nacionalitetit shqiptar, për shkak të…
Pas shtatë ditësh grevë, transportuesit nga Podujeva kanë vendosur të përfundojnë protestën e tyre, pasi kanë arritur një marrëveshje me Komunën e Prishtinës. Greva e transportuesve kishte filluar si reagim ndaj një vendimi të Komunës që ndalon futjen e autobusëve ndërurbanë brenda qytetit të Prishtinës. Marrëveshja e arritur ka ndikuar që autobusët nga Podujeva të vazhdojnë të funksionojnë normalisht. Sipas marrëveshjes, autobusët do të udhëtojnë deri te “Xhamia e Llapit” dhe do të kalojnë nga rruga “Zagrebi” për të arritur në Stacionin e Autobusëve. Po ashtu, transportuesit janë pajtuar të paguajnë gjobat që u janë vendosur nga Policia për parkimin…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendimin për të pezulluar dy parti politike, Partinë Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate, pasi këto parti nuk dorëzuan raportin e tyre financiar të vitit 2024 deri më 1 mars. Sipas KQZ-së, afati për dorëzimin e këtij raporti ishte i përcaktuar deri më 1 mars, por as pas një afati shtesë 15-ditor, partitë politike nuk kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Si rezultat, këto parti janë pezulluar nga regjistri i partive politike të KQZ-së. Megjithatë, KQZ ka vendosur të ofrojë një afat shtesë prej 15 ditësh për dorëzimin e raportit financiar. Nëse partitë nuk e…
Autoritetet turke kanë arrestuar kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kyç i presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, si pjesë e hetimeve për korrupsion dhe terror, sipas transmetuesit shtetëror TRT, duke cituar Zyrën e Prokurorit të Stambollit. Urdhrat e paraburgimit janë lëshuar gjithashtu për rreth 100 të tjerë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu Agency. Lëvizja vjen vetëm disa ditë përpara se partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) të planifikohet të mbajë zgjedhjet paraprake, ku Imamoglu pritej të zgjidhej si kandidati i saj presidencial. Një video e drejtpërdrejtë tregoi policinë të veshur me veshje kundër trazirave dhe dhjetëra automjete…
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën. Dardanët dhe islandezët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Sipas FFK-së stërvitja e radhës e kombëtares sonë, do të mbahet në orën 17:00, derisa paraprakisht në orën 16:30, do të mbahet konferenca për medie e Kosovës, kurse, konferenca për medie e Islandës mbahet në orën 19:00. Kujtojmë se ndeshja kthyese mes Islandës dhe Kosovës do të luhet më 23 mars në Murcia të Spanjës.
Në botën e mediave sociale, ku konkurrenca është e madhe për vëmendjen e ndjekësve, Christianne Ramelb, e njohur si misscjmiles, ka arritur ta kapë vëmendjen me postimin e saj më të fundit në Instagram. Me një kornizë magjepsëse dhe linja trupore perfekte, ajo shfaq një imazh që tërheq sytë dhe ngjall interesin e shumë njerëzve. Fotografia e saj, e cila tregon një kombinim të provokuesh dhe elegant, ka shpërthyer shumicën e rretheve në Instagram. Ajo është e njohur për natyrën e saj të guximshme dhe për mënyrën sesi e shpreh edhe seksualitetin nëpërmjet artit të fotografisë. Me rroba të zezë,…
Policia e Kosovës ka kryer një operacion në 21 lokacione në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq, duke arrestuar 16 persona për kontrabandë me armë dhe detyrim. 13 prej tyre janë dërguar në ndalim për 48 orë me vendim të prokurorit. Siç ka mësuar Dukagjini njëri nga të arrestuarit në bastisje është një zyrtar policor. Zveçani edhe Leposaviqi kanë qenë lokacione me të cilat ka bashkëpunuar i njejti. Ai është suspenduar nga zv/drejtori i Policisë në Veri. “Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore…
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një domosdoshmëri humanitare dhe prioritet në dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë një vizite të mërkurën në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Sorensen theksoi se familjet e viktimave meritojnë qartësi dhe drejtësi për fatin e të afërmve të tyre “Familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë qartësi dhe drejtësi. Prandaj, çështja e personave të zhdukur mbetet prioritet për mua në dialog”, ka shkruar Sorensen në X.
Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona gjatë një operacioni të gjerë kundër veprimtarive kriminale, përfshirë kontrabandën me armë dhe municion, i cili u zhvillua të mërkurën në jug dhe veri të Mitrovicës. Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, 21 lokacione janë bastisur deri më tani, ndërsa 13 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ata arritën marrëveshje për një armëpushim. Por, për çfarë armëpushimi se? Tre vjet pas fillimi të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini njoftuan më 18 mars arritjen e një marrëveshje të gjerë, e cila synon ndërprerjen e konfliktit që i ka vrarë dhe plagosur më shumë se 1 milion burra në të dyja anët. Marrëveshja u bë e ditur pas një bisede telefonike gati dy orësh mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin. Kjo ishte biseda e dytë telefonike nga presidenca Trump dhe mbase më e rëndësishmja deri tani. Ukraina, e përballur me trysni…
