Autor: TV News
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu në “Tonight” në Euronews Albania ku përballë Mirela Milorit ka dhënë më tepër detaje rreth marrëveshjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci. Ai tha se ka pasur përpjekje në zonën kufitare të Kosovës për të krijuar situata destabilizimi dhe situata që kërcënojnë rendin dhe sigurinë. “Vlerësimi ynë dhe i të gjitha strukturave aleatë në fakt është se në zonën kufitare janë bërë disa pëërpjekje për të krijuar situata destabilizmi dhe situata që kërcënojnë rendin dhe sigurinë. Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe vigjilentë që ti parandalojmë këto situata. Ndaj ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur…
Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, i është përgjigjur reagimit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, e cila njoftoi se Serbia “nuk do ta pranojë në heshtje” nënshkrimin e deklaratës që forcon bashkëpunimin trepalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Tri vendet, më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, zhvillim që ka nxitur reagime në Serbi, që e cilësoi si “provokim të hapur” drejtuar Beogradit. Ndaj këtij reagimi të Beogradit është përgjigjur ministri kroat i Mbrojtjes, duke thënë se koha…
Në postimin e saj më të fundit në Instagram, Arilena ka shpërndarë një fotografi mjaft tërheqëse që kap atmosferën e pushimeve në plazh. Ajo shfaqet në një kostum të ndritshëm ngjyrë portokalli, duke e theksuar figurën e saj të shkëlqyer dhe energjinë pozitive. Çdo detaj në foto, nga pozita e saj e gëzueshme deri te përzgjedhja e aksesorëve, tregon stilin unik dhe guximin e saj për t’u shprehur. Arilena, e njohur për talentin e saj në muzikë, po ashtu ka realizuar një kompozim që i përshtatet perfekt kësaj fotografie. Ajo ka ndarë një moment të çmuar të relaksimit, duke shijuar…
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, ka deklaruar se “rënia e partisë” nuk mund të lidhet vetëm me heqjen e tij, por është një pasojë e një serie dështimesh nga lidershipi aktual i partisë. Veliu ka theksuar se në LDK është vendosur si standard dorëheqja në rast të dështimit zgjedhor dhe, sipas tij, tani është momenti që kjo të ndodhë. “Në LDK është vendosur një standard, i dorëheqjes në rast se partia në zgjedhje nuk ka sukses. Nuk është e vërtetë që Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti LDK-në në 12 për qind, se po manipulohet edhe me…
Vendimet e presidentit amerikan për tarifa tregtare gjithandej botës, përfshirë Bashkimin Evropian, po shihen si nisje e një lufte globale tregtare. Së fundmi, Donald Trump vendosi tarifa prej 25 për qind për importin e çelikut dhe aluminit nga vendet e BE-së. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i unionit ku Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha që meqë SHBA-ja po vendos tarifa në vlerë prej 28 miliardë dollarësh, ne po përgjigjemi me kundërmasa në vlerë prej 26 miliardë eurosh. Megjithatë, këto tarifa direkt jo, por indirekt po vlerësohet se do të ndikojnë edhe në Kosovë. ”Krijon pasoja…
Përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka folur në konferencë për media në Prishtinë, ku ka shprehur vlerësimin e tij për Kombëtaren e Kosovës. Megjithatë, ai synon ta nisë aventurën e tij si trajner i Islandës me një fitore. Gunnlaugsson mori drejtimin e skuadrës në fillim të këtij viti dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e parë në krye të ekipit. “E kam marrë drejtimin e ekipit në janar dhe kjo është ndeshja ime e parë. Jam shumë krenar dhe i emocionuar për ndeshjen ndaj Kosovës”, ka thënë Gunnlaugsson. “Ne presim ndeshje të vështirë ndaj Kosovës, e cila ka…
Ylli Hoxha, analist, ka thënë se Avdullah Hoti nuk ka të drejtë morale për ta kritikuar liderin e LDK-së, Lumir Abdixiku për rezultatin e zgjedhjeve ku LDK doli partia e tretë por me një rritje prej gjashtë për qind. “Me u zgju njeri që e ka bërë humbjen më të madhe me dhënë kritikën më të madhe nuk ka kuptim’’. ‘’Hoti duhet me qenë i fundit që e kritikon Abdixhikun për rezultate, sepse rezultatet janë tejet të mira me gjendjen reale që e ka trashëguar ai lidershipi i ri LDK-në”, ka thënë Hoxha në Debat Plus në RTV Dukagjini. Ai…
Bashkimi Evropian vendosi të shtyjë Samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes i paraparë të mbahej këtë javë në Shkup, pasi Maqedonia e Veriut është në një javë zie – pas tragjedisë në Koçani. “Ne po shohim mundësitë për data të reja për organizimin e Samitit së shpejti”, i tha TV Dukagjinit një zëdhënës i bllokut 27-anëtarësh. Sidoqoftë, dy marrëveshjet e parapara me Komisionin Evropian në kuadër të Planit të Rritjes – për lehtësira dhe për hua – nga të cilat Kosova mund të përfitojë deri në 882 milionë euro nuk janë ratifikuar në Kuvend. Derisa parakusht…
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se forcat e saj kanë rifilluar operacionet tokësore në Rripin qendror dhe jugor të Gazës, pasi në ditën e dytë të sulmeve ajrore u vranë të paktën 20 palestinezë, sipas punonjësve shëndetësorë vendas. Operacionet kanë zgjeruar kontrollin e Izraelit mbi Korridorin Netzarim, i cili përçart Gazën, dhe ishin një manovër “e fokusuar” që synonte krijimin e një zone të pjesshme mbrojtëse midis veriut dhe jugut të enklavës, ka bërë të ditur ushtria izraelite raporton Reuters përcjell Dukagjini. “Jepini fund çmendurisë”, mijëra protestojnë në Izrael kundër rifillimit të luftës Disa mijëra njerëz po marrin pjesë…
Ish-banorja e “BBVK” Xheneta Fetahu mbrëmjen e djeshme është përfolur për jetën e saj private. Nuk kaloj shumë minuta dhe modelja vendosi që të publikoi një foto krahë të dashurit, ku kanë pozuar në një makinë luksoze. Madje imazhin e shoqëroi me këngën “All of Me” të John Legend. E për t’i vënë pikat mbi “i” modelja ndau një fotografi me vello. Se a pritet të bëhet nuse së shpejti, mbetet ta zbulojmë ditëve në vazhdim.
