Autor: TV News

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar  pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi si të pabazuara ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Përmes një postimi në Facebook, Sallahu akuzoi PZAP-ën për shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe dështim në hetimin e pretendimeve për manipulime me votat me postë. “PZAP ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE! PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dënon ashpër deklaratën e fundit të Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh të nënshkruar mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë. Serbia tha se do të kërkojë përgjegjësi nga Kroacia dhe Shqipëria që bashkë me Kosovën nënshkruan Deklaratën e Bashkëpunimit Trepalësh Ushtarak. MPJD thotë se kjo deklaratë nuk është vetëm agresive dhe kërcënuese, por gjithashtu përbën një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit, të cilat Serbia ka pretenduar se i pranon, por ka refuzuar me qëllim t’i nënshkruajë—duke dëshmuar edhe një herë qëllimet e saj të këqija dhe mungesën e…

Read More

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili kërkoi udhëheqje të re për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Sipas Mushkolajt, reagimi i Hotit tregon problemet brenda partisë, të cilat, sipas tij, kanë nisur që në kohën e hartimit të listave zgjedhore. “Pakënaqësitë mendoj se kanë lind shumë më herët, të paktën në kohën kur u bën listat zgjedhore, kur u hartuan ato Hoti u rendit i 13-ti, ndërkohë që të tjerë kanë mundur të jenë më pak meritor sesa ky me kontribut në LDK u renditën më përpara. Unë mendoj se problemi kryesor, ishte renditja…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, janë duke zhvilluar një bisedë telefonike, ka njoftuar zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino. Në një postim në rrjetin social X, Scavino shkroi se “presidenti Trump është në Zyrën Ovale duke biseduar me presidentin Volodymyr Zelensky të Ukrainës”. Ndërkohë, edhe zëdhënësi i Zelenskyt, Sergiy Nykyforov, ka konfirmuar për gazetarët se biseda është duke u zhvilluar. Kjo bisedë vjen një ditë pasi Trump ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me situatën në Ukrainë BBC ka raportuar mbi temat kryesore të diskutimit mes dy…

Read More

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është larguar nga skuadra e Argjentinës pasi testet treguan se lëndimi i tij muskulor ishte shumë më serioz se sa mendohej fillimisht. Sulmuesi pritej të qëndronte me ekipin me shpresën se do të rikuperohej në kohë për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Brazilit të mërkurën, edhe nëse do të detyrohej të mungonte në përballjen e parë me Uruguain. Megjithatë, sonte u njoftua se Lautaro Martinez është dërguar në shtëpi për t’u vlerësuar nga mjekët e Interit. Sipas deklaratës, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në pjesën e poshtme të kofshës së…

Read More

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se zgjedhjet janë sprovë për partitë politike. Humbësit e zgjedhjeve në demokracitë liberale sipas Ramabajës reflektojnë dhe tërhiqen nga drejtuesit e partive politike, mirëpo sipas tij kjo në Kosovë nuk ka ndodhur. ”Kjo për fat të keq në Kosovë nuk ka ndodhur ende dhe nuk është promovuar si proces i natyrshëm normal demokratik’’, ka thënë Ramabaja në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini. Ai ka thënë se nëse je parti në pushtet dhe në zgjedhjet tjera bien në votë, liderët do të duhej të epnin përgjegjësi. ‘’Dhe do të duheshin ta vetëkuptonin dorëheqjen’’, ka thënë ai…

Read More

Adriana Matoshi, aktorja e dashur për publikun dhe tani deputete e Kuvendit të Kosovës, ka ndarë një postim të veçantë në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në këtë foto, ajo shfaqet me një buzëqeshje të ndritshme, duke reflektuar një energji pozitive që është ngjitëse për ndjekësit e saj. Me një kombinim të vecantë të stilit dhe elegancës, Adriana ka arritur të bëjë një deklaratë të forte edhe përtej profesionit të saj në art. E veshur me një xhaketë xhins dhe një bluzë elegante, ajo tregon që është e gatshme për çdo sfidë që i del përpara, qoftë…

Read More

Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar paknaqësitë e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar rritjen e partisë si një sukses elektoral. Sipas tij, lidershipi aktual ka sjellë një dinamikë të re dhe organizim më të mirë. “Kjo rritje që e ka LDK-ja tash, duke pasur parasysh që ka qenë poshtë, për mua është rritje e tejet e suksesshme. Lidershipi i LDK-së ka qenë i suksesshëm elektoralisht,” ka deklaruar Ymeri në Debat Plus. Megjithatë, ai ka theksuar se pakënaqësitë e brendshme në LDK janë shfaqur shpesh para publikut, duke shtuar se këto çështje duhej të diskutoheshin më parë…

Read More

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se PDK e LDK po mundohen që ‘’gjithësesi’’ me ja gjuajt njëra tjetrës koalicionin me Albinin, sidomos LDK-ja. ‘’Abdixhiku veç që s’po e thotë, bëjeni ju se kjo mua më shpëton edhe partinë time. Tash edhe te LDK-ja janë këto çarjet e brendshme’’, ka thënë ai. Partia Demokratike e Kosovës sipas Maliqit duket më stabile dhe në fushatë ka qenë më e qetë, por ‘’edhe ajo vet nuk mundet me nxjerr Kosovën prej kësaj situate. Por është ma pozitivja se po thotë OK, ulemi e bisedojmë’’, ka thënë ai gjatë një interviste në emisionin FIVE…

Read More

Kompanitë e armëve nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Turqia do të përjashtohen nga një nismë e re e financimit të mbrojtjes prej 150 miliardë eurosh të BE-së, përveç nëse vendet e tyre të origjinës nënshkruajnë marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me Brukselin. Fondi i planifikuar për kryeqytetet që do të shpenzohen për armë do të jetë i hapur vetëm për kompanitë e mbrojtjes të BE-së dhe ato nga vendet e treta që kanë nënshkruar marrëveshjet e mbrojtjes me bllokun, sipas një propozimi të Komisionit Evropian të paraqitur të mërkurën, raporton “Financial Times”, përcjell Dukagjini. Ai gjithashtu do të përjashtonte…

Read More