Autor: TV News

Në një kohë kur pasiguria dhe rreziqet mund të shfaqen në mënyrë të papritur, sigurimi i pronës mbetet një nga vendimet më të duhura për çdo biznes. Rasti më i fundit i kompanisë JYSK, një nga bashkëpunëtorët dhe klientët e besueshëm të kompanisë së sigurimeve Scardian, dëshmoi edhe një herë rëndësinë e një sigurimi të duhur dhe të besueshëm. Pika e shitjes së JYSK në Gjilan pësoi një incident të rëndë – një zjarr që dëmtoi objektin dhe e nxori jashtë funksionit. Në momente të tilla, një biznes mund të përballet me vonesa të gjata për t’u rikthyer në aktivitet.…

Read More

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të mërkurën ka nisur një operacion të gjerë në jug dhe veri të Mitrovicës, i cili ka për qëllim luftimin e veprimtarive kriminale, përfshirë kontrabandën me armë dhe municion. Në një njoftim zyrtar, Policia ka bërë të ditur se operacioni është ende në zhvillim dhe se pas përfundimit të tij do të bëhen publike informacione të tjera lidhur me rezultatet dhe detajet e ndërhyrjes. Në fotot e sigurara nga Dukagjini shihet një person i prangosur.

Read More

Prime-i i sotëm ka rikthyer G Banin në studio, pas largimit të beftë të tij nga shtëpia për shkak të gjendjes së babait të tij të sëmurë. Gjatë nisjes së programit, moderatori Ledion Liço e pyeti G Banin për përshkrimin e situatës së tij personale, veçanërisht për shëndetin e babait të këngëtarit. G Bani ndau lajmin e mirë se gjendja e tij tashmë ishte stabilizuar, duke ofruar një lehtësim për të gjithë ndjekësit dhe fansat e tij që e ndjekin me interes të madh. Kur u largua nga shtëpia, G Bani e bëri këtë pas një njoftimi të papritur. Moderatori…

Read More

Episodi i parë i Podcastit “Fol Gjelbër” i’u dedikua ndryshimeve klimatike, ndotjes së ajrit veçanërisht gjatë sezonit të dimrit, ndikimit në shëndetin e njeriut, ndotësve aktiv në Kosovë si dhe mënyrës së mbrojtjes nga ndotësit. Pulmologu Gazmend Zhuri ka ndarë ekspertizën e tij si profesionist shëndetësor duke theksuar se si këta ndotës kanë ndikim direkt në përkeqësimin e shëndetit të qytetarëve. Në këtë episodë, ai ka shpjeguar se si pasojë e kësaj, të prekur janë të gjitha mosha pa dallim e sidomos personat me sëmundje kronike. “Ndikimi i ndotjes së ambientit është i drejtpërdrejt dhe jashtëzakonisht i fuqishëm në shëndetin…

Read More

Vetëm dy javë pas një samiti të Bashkimit Evropian ku udhëheqësit e bllokut u zotuan t’i shpenzojnë miliarda në mbrojtje në “një moment të rëndësishëm për Evropën”, ata po kthehen në Bruksel për një takim tjetër më 20-21 mars. Këtë herë, udhëheqësit e BE-së synojnë t’i konsolidojnë planet për forcimin e autonomisë së mbrojtjes të Evropës në mes të dyshimeve lidhur me angazhimin amerikan për t’i mbrojtur shtetet evropiane dhe për ta vazhduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Në prag të samitit, ministrat e Jashtëm të bllokut diskutuan më 17 mars për propozimin e fundit nga shefja e diplomacisë të BE-së,…

Read More

Kosova dhe Islanda do të përballen mes vete të enjten e 20 marsit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ky takim do të fillojë prej orës 20:45, kurse ‘Dardanët’ kërkojnë vetëm fitore në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport. Më pas, loja e kthimit do të luhet të dielën në Spanjë, kur edhe do të përcaktohet kombëtarja që do të luajë në Ligën B dhe ajo që do të përfundojë në Ligën C në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Kosova kërkon që të inkuadrohet për herë të parë në Ligën B. Në Ligën C mbeti prapa Rumanisë në grup,…

Read More

Një burrë kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij mëngjesin e 18 marsit. Pas raportimit të rastit, ekipet e emergjencës dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij “HETIM MBI VDEKJEN F. Kosovë/ 18.03.2025-09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në banesën e tij dyshohet se ka ndërruar jetë. Ekipi i emergjencës dhe njësit përkatëse policore kanë dalur në vendin  e ngjarjes ku  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen  e viktimës.  Me kërkesën e familjarëve dhe vendim të prokurorit  trupi i pajetë i është lejuar për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh policor.

Read More

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se parashikimet e saj sugjerojnë se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 1.8% në vitin 2025. “Presionet inflacioniste në çmimet e ushqimit në tregun vendor mbeten një nga faktorët kryesorë përcaktues të ecurisë së inflacionit; megjithëse, rënia e parashikuar e çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare mund të ushtrojë presion për rishikim të inflacionit për poshtë”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë. Sipas raportit, përkundër kësaj, ecuria e inflacionit vazhdon të minohet kryesisht nga goditjet potenciale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, kufizimeve tregtare dhe kushteve…

Read More

Deputetët në Hungari kanë votuar për ndalimin e ngjarjeve të Krenarisë dhe lejimin e autoriteteve të përdorin softuerin e njohjes së fytyrës për të identifikuar pjesëmarrësit dhe për t’i gjobitur ata potencialisht, në atë që Amnesty International e ka përshkruar si një “sulm të plotë frontal” ndaj personave LGBTQ+. Legjislacioni – i fundit nga kryeministri, Viktor Orbán, dhe partia e tij e djathtë populiste për të synuar të drejtat e LGBTQ+ – u shty në parlament të martën. Besohet se është i pari i këtij lloji në historinë e fundit të BE-së, ndalimi mbarëkombëtar kaloi me 136 vota kundër 27, pasi u…

Read More

Të hënën ndodhi një grabitje në hapësirat e jashtme të Qendrës Tregtare “Albi Mall” në Veternik. Cak kishte qenë një automjet që bartte para, dhe për pasojë u plagosën dy persona, një nga kompania e sigurimit dhe tjetri nga grupi i grabitësve. Lidhur me rastin kanë dalur pamjet nga momenti i shkëmbimit të zjarrit mes punëtorëve të sigurimit dhe grabitësve, të cilat i ka publikuar Indeksonline. Deri më tani ajo se çka dihet është se për momentin të dy të plagosurit viktima dhe i dyshuari po trajtohen në Klinikën Intensive të QKUK-së dhe janë në gjendje të rëndë.

Read More