Autor: TV News

Zyrtarët doganorë gjermanë kanë konfiskuar një cisternë që transportonte 100 mijë ton naftë (me vlerë rreth 40 milionë euro), e cila sipas tyre është pjesë e “flotës së fshehtë” të Rusisë që shkel sanksionet, raportoi të premten revista javore Der Spiegel. Anija Eventin, e cila lundron nën flamurin e Panamasë, ishte nisur nga porti rus i Ust-Luga-s për në Egjipt përmes Detit Baltik kur pësoi një defekt në motor dhe humbi aftësinë për t’u manovruar. Më 12 janar, tre anije shpëtimi gjermane e shoqëruan Eventin drejt ujërave pranë ishullit Ruegen, afër brigjeve të Sassnitz-it. Që nga fundi i shkurtit, anija…

Read More

Ora 09:00 e mëngjesit, fshati Burojë, Skenderaj. Vetura e bardhë pozicionohet në breg, dy persona i afrohen varrezave të fshatit. Mbi varrin e Haxhi Thaçit po e lirojnë vendin për një kurorë të veçantë. Njërën kurorë ia dërgoi nga distanca ndërsa, sot djali do t’ia vendosë me duart e tij. I gjithë fshati ishte në dijeni që Hashim Thaçi po vjen, por të gjithë rrudhnin krahët. Aeroplani u nis. “Aplikacioni flight-radar tregon se aeroplani i nisur nga Roterdami i Holandës, sapo kaloi mbi qiellin e Kosovës, saktësisht mbi fshatin Burojë. Ne mund ta dëgjojmë zhurmën e aeroplanit, por as me…

Read More

Agjencia për Informim dhe Privatësi ngre shqetësime rreth të dhënave të cilat bizneset kosovare janë të obliguara t’i dorëzojnë në KESCO. Në anën tjetër, edhe vetë bizneset thonë se nuk është e drejtë që KESCO të ketë qasje në informacione që centrojnë të dhënat personale. Më 12.03.2025, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) njoftoi për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Vendimi i këtij institucioni parashihte që bizneset në Kosovë të dorëzojnë të dhëna mbi qarkullimin dhe numrin e punëtorëve tek Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO, në mënyrë që të kategorizohen rreth furnizimit me rrymë nga tregu…

Read More

Pas disa ditësh me situata të tensionuara mes tyre, Egli dhe Gjesti u përballën në dhomën e grimit, ku patën një bisedë më ndryshe. Teksa Gjesti ishte aty, ai iu drejtua Eglit me fjalët: “Ku po shkoj unë, po vjen ti mas, Egli?. Egli: “Nuk e dija fare që ishe këtu, Gjesti”. Foto: ScreenshotGjesti: “E dite shumë mirë sepse më pe duke hyrë. Tash kinse po i rregullon buzët”. Egli: “Nuk e dija fare që ishe këtu, thjesht hyra të rregulloj buzët e mia”. Gjesti: “E pse kinse po i ndreq buzët, e po vjen të rrish me mua”. Në…

Read More

Departamenti amerikan i shtetit (DASH) ka publikuar raportin e vitit 2025 mbi Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve, i njohur si INCSR, i cili fokusohet në përpjekjet për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme, përfshirë ato të lidhura me narkotikët. Ky raport është një nga instrumentet kryesore për vlerësimin e masave të marra nga shtetet për të adresuar kërcënimet globale të pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit. Në raportin e DASH-it për luftimin e krimit, përmendet ngritja e aktakuzës ndaj Milan Radojçiq dhe të tjerëve, të cilët ishin pjesëmarrës në sulmin terrorist të…

Read More

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po monitoron veprimet e udhëheqësve të përkohshëm të Sirisë, teksa Uashingtoni po përcakton politikën e saj të ardhshme. Kështu tha më 21 mars zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, duke lënë të kuptohet se nuk pritet ndonjë lehtësim i shpejtë i sanksioneve për Damaskun. “Ne po monitorojmë në përgjithësi veprimet e autoriteteve të përkohshme siriane, për një sërë çështjesh, teksa ne po vendosim dhe po mendojmë për të ardhmen e politikës amerikane për Sirinë”, tha ajo gjatë një konference për media. “Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për një qeveri gjithëpërfshirëse të udhëhequr…

Read More

Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është 100% duke u bazuar në inflacionin global. Sipas tij, edhe pse vendi pati rritje të çmimit të energjisë në tri vitet e fundit, Kosova ende mbetet në fund të listës së vendeve me çmimin më të lirë të energjisë elektrike. Fejzullahu thekson se rritja e çmimit është e domosdoshme për të mbuluar kostot e importit, të cilat ose duhet t’i paguajë konsumatori, ose të subvencionohen nga qeveria. “Nëse një konsumator deri më sot ka paguar rreth 50 euro për energjinë e shpenzuar, pas…

Read More

Ka përfunduar pjesa e parë në Wembley. Anglia është në avantazh ndaj Shqipërisë pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati ësht 1 me 0, me Lewis Skelly që realizoi golin e vetëm. Ishte një dominim i plotë nga ‘Tre Luanët’, të cilët kanë mundur të shënojnë edhe disa gola të tjerë. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë, me shpresën që rezultati do të ndryshojë në të mirë të ‘Kuqezinjëve’. /GazetaBlic Sport/

Read More

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor duke thënë se ky proces tani është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare që janë shpallur nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Zgjedhjeve më 15 mars 2025. Elezi për Express ka deklaruar se KQZ-ja do të presë vendimet e institucioneve përkatëse. “Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin…

Read More

Lideri i partisë më të madhe në vend Albin Kurti, ka rralluar paraqitjet publike ku prezente janë edhe mediat. Megjithatë, bashkëpunëtorë të ngushtë të tij si nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca mori të premten pjesë në një tryezë diskutimi. Por, Konjufca nuk u doli para mediave, të cilat janë të interesuara të dinë ku ka mbetur procesi i formimit të Qeverisë. Kjo temë është më e përfolura aktualisht në publik që nga 9 shkurti kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Versione të shumta janë folur, e njëra nga to është edhe formimi i qeverisë nga opozita, sidomos pas konfirmimit të…

Read More