Autor: TV News

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur sot mbledhje elektronike. Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se gjatë mbledhjes së 255-të është miratuar: Raporti Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, Raporti i Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2024, dhe se është aprovuar Udhëzimi Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 07\2023 për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit.

Read More

Edon Zhegrova vazhdon të jetë brengë e madhe për skuadrën franceze Lille. Sulmuesi kosovar shkëlqeu në vjeshtë, por ka munguar që nga 14 dhjetori. Ai që besohej të ishte një lëndim i lehtë, e ka lënë 25-vjeçarin jashtë fushës së blertë për më shumë se tre muaj e gjysmë. Bëhet fjalë për një lëndim në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa pritja për kthimin e Zhegrovës vazhdon. Është pritur që Zhegrova të kthehet në fushën e blertë pas ndeshjeve të përfaqësuese. Ndeshjet e përfaqësueseve përfunduan të martën, ndërsa Lille të dielën e luan derbin e veriut ndaj Lensit. Ndeshja zhvillohet…

Read More

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vonesën në pagesën e ndërrimit të natës dhe orëve shtesë për zyrtarët policorë. Sipas Sindikatës, në prag të festës, policët nuk e kanë marrë pagën e merituar, e cila është e domosdoshme për planifikimin e angazhimeve të tyre familjare dhe personale. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre dhe ka krijuar pasiguri në lidhje me realizimin e angazhimeve të përditshme. Nga kjo Sindikatë thonë se, pavarësisht përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme të zyrtarëve policorë, deri më tani nuk kanë marrë asnjë komunikim zyrtar nga qeveria për këtë…

Read More

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur të premten Mianmarin dhe Tajlandën, duke lënë të vrarë të paktën 140 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë raporton Reuters përcjell Dukagjini. Dhjetëra persona të tjerë dyshohet të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Tërmeti 7.7 shkallësh i Rihterit e ka goditur qytetin Sagaing në qendër të Mianmarit, dhe është pasuar më vonë me një tjetër tërmet 6.4 shkallësh. Tërmeti ka shkatërruar banesa, ka rrëzuar ura dhe ka prishur rrugë përreth Mianmarit, si dhe ka rrëzuar një ndërtesë 30-katëshe që ka qenë në ndërtim e sipër,…

Read More

Albin Kurti ra në mashtrimin e komedianëve rusë por deri tani nga institucioni që udhëheq folën vetëm me anë të një pranimi me një postim në faqen e Qeverisë së Kosovës. Por, nga kabineti i tij nuk kthyen përgjigje për televizionin në lidhje me hapat ose nëse dikush deri tani ka dhënë përgjegjësi përmes dorëheqjes apo edhe shkarkuar për këtë lëshim. Ardian Arifaj, ish-zëvendës shefi i kabinetit të ish-presidentit Hashim Thaçi që kishin parandaluar një mashtrim të tillë, tregon se si veprohet në raste të tilla. ”Aranzhohen në mes dy kabineteve, më së pari kabinetet realizojnë lidhjen direkte, e thërrasin…

Read More

Korporata Energjetike e Kosovës(KEK) ka aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 Prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 Mars 2026. Në njoftim bëhet e ditur se tarifat e aprovuara për këtë periudhë për KESCO – shërbimi universal: 29.50 € për MW/h, për KEDS – humbjet në rrjete: 36.00 € për MW/h, për KOSTT – humbjet në transmission: 36.00 € për MW/h. Në njoftim thuhet edhe se KEK është kontribuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të…

Read More

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” përmes një lidhjeje Skype nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikja e ngushtë e Eglit, Paola, ofroi një perspektivë interesante mbi situatën e saj në Big Brother. Ajo shprehu mendimin e saj rreth rikthimit të Eglit dhe theksoi gjithashtu marrëdhënien e saj me Gjestin. Paola komentoi se rikthimi i Eglit në shtëpinë e Big Brother ka sjellë me vete një ndryshim të dukshëm në sjelljen e saj. “E pritshme, mendoj se pas rikthimit, Egli është më e ftohtë. Ajo nuk vepron vetëm me zemër, por duke u bazuar më shumë në logjikë. Më…

Read More

Mungesë të tretësirës fiziologjike NaCl nuk ka, deklaronte Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës si kundërpërgjigje për raportimet e mediave. Këtë përgjigje më vonë, nga “s’ka mungesë” e kishte ndryshuar në “ka racionalizim të kërkesave”. Por, vetëm një javë pas, SHSKUK ka angazhuar një operator privat për furnizim me këtë produkt esencial, pas mungesave të vazhdueshme dhe këtë do ta bëjë kompania “Dreni Pharm”. Sipas kontratës, totali i përgjithshëm i kostos është mbi 820 mijë euro, me produkte që do vijnë nga kompania “Otsuka” me origjinë japoneze por që funksionon edhe në Indi. Megjithatë, në fuqi mbetet ende kontrata me…

Read More

Fëmijët shpesh nuk e vlerësojnë punën dhe sakrificat e prindërve deri sa të rriten. Shumë prej gjërave që prindërit bëjnë për ta, si punët e përditshme, shqetësimet dhe angazhimet e padukshme, nuk vihen re kur ata janë të vegjël. Sipas ekspertëve, fëmijët fillojnë të kuptojnë thellësinë e dashurisë prindërore vetëm kur vetë bëhen përgjegjës për jetën e tyre, krijojnë familje ose hyjnë në botën e punës dhe të angazhimeve të të rriturve. Një nga gjërat që fëmijët shpesh nuk e kuptojnë është sa shumë punojnë prindërit, përpjekjet e tyre në punë, punët e shtëpisë dhe përkujdesja për familjen. Kur janë…

Read More

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve “Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për mësimdhënësit e gjuhës angleze, ku ekspertë të njohur diskutuan ndikimin e IA-së (Inteligjencës Artificiale) në mësimdhënie dhe vlerësim. Për pesë ditë rresht, nga data 24 deri më 28 mars 2025, në pesë sesione të ndara, gjashtë ekspertë të mësimdhënies së gjuhës angleze trajtuan sfidat e përditshme me të cilat përballen mësimdhënësit e gjuhës angleze duke përdorur inteligjencën artificiale, duke iu ofruar atyre zgjidhje praktike për të përmirësuar praktikat e tyre si mësimdhënës. Morën pjesë 340 mësimdhënës…

Read More