Autor: TV News
Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli patën një bisedë të sinqertë, duke tentuar të qartësojnë marrëdhënien e tyre mes tensioneve të mëparshme. Përkundër situatave të mëparshme të ngarkuara mes tyre, kësaj here dyshja u duk se po flisnin me qetësi. Kjo bisedë e papritur solli një pasqyrë të re të dinamikës së marrëdhënies së tyre, duke lënë shijen e intrigës për ato që mund të ndodhin më vonë. Në një moment, Gjesti i tha Eglit: “Dua të afrohem, të jemi si kemi qenë.” Kjo shprehje shpjegon dëshirën e tij për të rikthyer intimitetin që…
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm 7.7 ballësh në Mianmar është rritur në më shumë se 1.000 të shtunën, pasi ekipet e shpëtimit nxorën më shumë trupa nga rrënojat e dhjetëra ndërtesave që u shembën kur tërmeti goditi në afërsi të qytetit të dytë më të madh të vendit. Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit tha se 1.002 njerëz kanë vdekur dhe 2.376 të tjetër janë lënduar, ndërsa 30 të tjerë janë zhdukur. Mianmari është në mes të një lufte të gjatë dhe të përgjakshme civile, e cila tashmë ka shkaktuar një krizë të madhe humanitare. Kjo…
Gjatë natës, që përkon me të dielën e fundit të marsit, akrepat do të kthehen para 60 minuta. Ndërrimi i orës do të ndodhë më 30 mars në orën 2 të mëngjesit, kur të gjithë do të flemë 1 orë më pak. Falë celularëve smartphone, ndërrimi i orës bëhet në mënyrë automatike. Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase. Në vitin…
Vjen më në fund fitorja për skuadrën e Prishtinës. Skuadra nga kryeqyteti ka triumfuar ndaj Feronikelit ’74, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 1, kurse kjo është fitorja e parë pas 10-të xhirove pa arritur një gjë të tillë.
Qeveria e ardhshme duhet të ketë agjendë të qartë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, thotë eurodeputeti austriak, Lukas Mandl. Kjo çështje, sipas tij, duhet të jetë prioritet për ekzekutivin dhe legjislativin e ri, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. Teksa flet për takimet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, ai shprehet se “është e rëndësishme që të vësh vetë diçka në tryezën e bisedimeve”. “Mendoj se është gjithmonë e rëndësishme në një proces të tillë dialogu, në një negociatë të ardhshme ndoshta, që të vendoset diçka në tryezë nga secila palë. Pra, nëse vë diçka në tryezë, do të kesh mundësinë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se të premtën jë person është therur me thikë në Gjakovë.Sipas raportit ditor thuhet se për rastin dy persona të dyshuar po kërkohen pasi kanë arritur të ikin pas therjes. Viktima është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda. “Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Kosova po përballet me një rritje alarmuese të vrasjeve, me katër ngjarje tragjike brenda vetëm tre ditëve, duke shkaktuar pasiguri te qytetarët. Avokati Tomë Gashi e cilëson këtë situatë si një pasojë të faktorëve të shumtë, përfshirë mungesën e dënimeve të ashpra për krime të tilla. Në një intervistë për Ekonomia Online, Gashi thekson se duhen ndërmarrë masa më të rrepta, si kontrolle më të shpeshta dhe dënime më të ashpra për të parandaluar incidentet e tilla të dhunshme. “Brenda tri ditëve kanë ndodhur katër vrasje. Po duket që Kosova të ketë skena të luftës. Janë shumë faktorë që ndikojnë…
Ish banorët e “Big Brother VIP Albania 3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi, kanë konkretizuar dashurinë e tyre me një ceremoni martese të veçantë, që përfshin elemente të zakoneve të besimit mysliman. Pas një periudhe të gjatë pritjeje, çifti ka vendosur të lidhin kurorë në një ceremoni që shpall përkushtimin e tyre të përjetshëm për njëri-tjetrin, duke i dhënë një dimension të ri marrëdhënies së tyre. Martesa e tyre u mbajt gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Një postim nga Sara në Instagram tregon se ajo u mbulua me një shami të bardhë, një simbol i pastërtisë dhe devotionit në kulturën…
Katër persona janë vrarë dhe 21 të tjerë janë lënduar nga një sulm masiv me dronë në qendër të qytetit ukrainas, Dnipro. Kreu i Dnipros, Serhiy Lysak, ka thënë se një kompleks dhe disa ndërtesa banimi janë shkatërruar pas sulmit. Ai ka shtuar se “armiku ka lëshuar mbi 20 dronë” në qytet. Gjatë natës, sirenat janë lëshuar në disa rajone në Ukrainë, përfshirë në kryeqytet, dhe nuk dihet ende nëse ka pasur sulme të tjera, raportoi BBC. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se tre dronë ukrainas janë penguar dhe rrëzuar në rajonin e Belgorodit. Në një video…
Profesori Bashkim Mustafa ka kritikuar ashpër vendimmarrjen në ZRRE për rritjen e tarifave, duke thënë se vendimi dhe publikimi i tij janë bërë në kundërshtim me normat ligjore. Sipas tij, as Ymerr Fejzullahu e as askush tjetër aty nuk mund të marrë vendime pa u konsumuar debati publik dhe pa u votuar në bordin e ZRRE-së. “Anëtarët e bordit janë të shitur, ata janë të shitur për interesat e sektorit privat energjetik në vend. Para kësaj rritjeje kemi pasur edhe dy rritje të tjera të tarifave nga viti 2021, rritje kjo që nuk përkon me realitetin ekonomik e social në…
