Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

SHSKUK mohonte mungesën e NaCl-së por angazhon operator shtesë për furnizim

TV NewsBy TV News28 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mungesë të tretësirës fiziologjike NaCl nuk ka, deklaronte Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës si kundërpërgjigje për raportimet e mediave.

Këtë përgjigje më vonë, nga “s’ka mungesë” e kishte ndryshuar në “ka racionalizim të kërkesave”.

Por, vetëm një javë pas, SHSKUK ka angazhuar një operator privat për furnizim me këtë produkt esencial, pas mungesave të vazhdueshme dhe këtë do ta bëjë kompania “Dreni Pharm”.

Sipas kontratës, totali i përgjithshëm i kostos është mbi 820 mijë euro, me produkte që do vijnë nga kompania “Otsuka” me origjinë japoneze por që funksionon edhe në Indi.

Megjithatë, në fuqi mbetet ende kontrata me operatorin “Exclusive”, e nënshkruar më 28 mars të vitit të kaluar e që ka jetëgjatësi 12 muaj, e cila e obligon furnizuesin të përmbush nevojat për furnizim.

Ngritjen e dy kontratave paralele, SHSKUK-së nuk ia mundëson ligji për Prokurimin Publik, të paktën jo pa pasoja.

Ligji për prokurimin publik e thotë që nuk mund të lidhet një kontratë e dytë për të njëjtat shërbime të cilat veçse janë kontraktuar megjithatë, në këtë rast kemi të bëjmë me një emergjencë publike në trajtimin e qytetarëve të cilët kanë nevojë për kujdes/trajtim mjekësor.

Duke qenë që kjo kontratë është në mitigimin e një emergjence publike, logjikisht, mund të shfrytëzohen procedurat e përshpejtuara të cilat i lejon LPP. Megjithatë, këto procedura duhet të jenë të arsyetuara mirë, dhe të sigurojnë efiqencë. Meqë ne kemi një kontratë aktive, të cilën OE performues ka dështuar ta realizojë, AK duhet të konfiskojë sigurimin e ekzekutimit të kontratës, vlera e të cilës duhet të mbulojë dëmet e shkaktuara. Ndërkohë, zinxhiri mbikqyrës, Menaxheri i Kontratës, Mbikqyrësi i Menaxherit të Kontratës dhe ZKA, duhet të mbahen në llogaridhënie për dështimin e përmbushjes së kontratës dhe lejimin e krijimit të emergjencës publike si pasojë e neglizhencës insitutionale.

Ndërkohë, Autoriteti Kontraktues duhet të fillojë procedurat për shkëputjen e kontratës dhe mbajtjen në llogaridhënie të Operatorit Ekonomik, i cili me dështimin e tij ka rrezikuar shëndetin publik. – Diana Metushi, hulumtuese në KDI.

Veprime të kësaj natyre për gazetarë të shëndetësisë, tregojnë papërgjegjësi nga ana e ShSKUK-së.

”Ka qenë mos transparencë dhe mospërgjegjësi nga ana e ShSKUK-së përkundër se ka pasur kontratë furnizimi me një operator ekonomik. Kemi kërku përgjegjësi rreth asaj se sa ka qenë sasia që ShSKUK ka kërkuar por s’kemi marrë përgjigje. SHSKUK e quan “racionalizim” ngase ka mungesë në tregun privat, gjë që unë nuk e kam kuptu sepse kontrata e ShSKUK-së nuk ka lidhshmëri me tregun privat. Çka do duhej ShSKUK të bënte është të kërkonte nga operatori aq sa ka nevojë, jo t’i racionalizonte siç thotë. ShSKUK duhet të jap përgjigje se sa e ka mbushur detyrën operatori ekonomik me të cilin ka pasur kontratën. A është përmbush tpaktën 70% siç e parasheh ligji i prokurimit dhe pse është bërë ky racionalizim. A ka qenë kërkesë e ShSKUK-së apo pse është dashur ta kursejë në njëfarë mënyre, operatorin ekonomik”, ka thënë Bujar Vitia, gazetar i shëndetësisë.

Siç ndodh rëndom, SHSKUK nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit për asnjërën nga çështjet e ngritura.

Kujtojmë që javën e kaluar, në Spitalin e Mitrovicës u anuluan disa operime si pasojë e mungesës së NaCl-së me ç’rast u shkarkua drejtoresha e spitalit.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Lajmet e fundit

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.