Autor: TV News
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri na sjell një reflektim të thellë mbi lidhjen mes dashurisë dhe dhunës në një postim të fundit në Instagram. Ajo ka publikuar një foto të dokumentarit të Netflix, “From Rock Star to Killer”, i cili eksploron transformimin e ndjenjave nga pasion, në përballje me aktet e dhunshme. Kjo lidhje është e qartë dhe e dhimbshme, duke përkuar me një realitet të vështirë që përjetojnë shumë individë në Kosovë dhe Shqipëri. Dafina gjithashtu thekson fenomenin e femicidit dhe rrezikun që paraqet ai, duke e vënë këtë çështje në qendër të diskutimeve sociale. Ajo shkruan: “Nga rockstar…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka arsye për të festuar. Kjo pasi sipas “Music Business Worldwide”, Dua ka fituar një çështje ligjore që lidhet me megahitin e saj, “Levitating”. Një gjykatës federal në Nju Jork ka rrëzuar padinë për shkelje të të drejtave të autorit që ishte ngritur ndaj saj dhe shtëpisë diskografike “Warner Records”. Padia, e cila ishte përqendruar në pse “Levitating”, e publikuar në vitin 2020, ishte akuzuar për plagjiaturë nga një këngë e vitit 1979. Sipas gjyqtarit, provat e paraqitura nga paditësi nuk ishin të mjaftueshme për të vërtetuar se kishte pasur një shkelje të…
Në Spanjë si Reali i Madridit edhe Barcelona kanë publikuar çmimet e biletave të çerekfinaleve të cilat do të luhen më 9 prill në “Montjuic” dhe 16 prill në “Bernabeu”. Për duelin me Arsenalin, Reali i Madridit ka thyer rekordin e vendosur vitin e kaluar me çmimet e biletave, ku më e lira në stadium ka kushtuar 125 euro, ndërsa më e shtrenjta arrin deri në 450 euro. Këto shifra kalojnë shumën e kërkuar për të njëjtat vende për takimet kundër Cityt dhe Atletikos (115 dhe 325) dhe atë të 445 eurove të kërkuara vitin e kaluar për ndeshjet kundër…
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës, ka thënë të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Në një komunikatë të lëshuar nga Rubio është thënë se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”. “Falë presidentit Trump, kjo epokë e papërgjegjshmërisë fiskale ka përfunduar. Ne jemi duke riorientuar programet tona…
Një natë e mbushur me tmerr. Krismat shkundën fshatin, ulërimat e grave mbushën ajrin dhe burrat u ndanë me forcë nga familjet e tyre. Ishte 29 dhe 30 marsi i vitit 1999, kur forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, zbarkuan në fshatrat Irzniq dhe Beleg, duke kryer krimet më çnjerëzore. Krimi nuk kishte kursyer as fëmijët, as të moshuarit, e as gjininë femërore. Nata e 29 dhe 30 marsit ishte natë e tmerrit për qytetarët që ishin në fshatin Beleg. Në shenjë hakmarrjeje për humbjet që pësuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Pozhar, forcat serbe kryen…
Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve “Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për mësimdhënësit e gjuhës angleze, ku ekspertë të njohur diskutuan ndikimin e IA-së (Inteligjencës Artificiale) në mësimdhënie dhe vlerësim. Për pesë ditë rresht, nga data 24 deri më 28 mars 2025, në pesë sesione të ndara, gjashtë ekspertë të mësimdhënies së gjuhës angleze trajtuan sfidat e përditshme me të cilat përballen mësimdhënësit e gjuhës angleze duke përdorur inteligjencën artificiale, duke iu ofruar atyre zgjidhje praktike për të përmirësuar praktikat e tyre si mësimdhënës. Në webinarin e parë…
Ora 16:00 e kësaj të premte ishte afati i fundit kur të gjithë qytetarët dhe palët kanë mundur të dërgojnë komentet në lidhje me rekomandimin e ZRrE-së për rritje të tarifave për 15% të energjisë elektrike. Këto komente, për dallim nga herët e kaluara, nuk janë publikuar ende në faqen e ZRrE-së. Madje, pati aludime që emaili i dedikuar nga ZRRE për pranimin e këtyre komenteve nuk është duke funksionuar, që u demantua nga ky institucion, duke thënë se i kanë pranuar dhe do t’i shqyrtojnë të gjitha komentet që janë pranuar. Në lidhje me disa reagime nga qytetarët se…
Një nga ngjarjet më të pritura të vitit po afrohet me shpejtësi, dhe ajo është dasma e Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos. Çifti i njohur po përgatitet të lidhë besat me njëri-tjetrin në një ceremoni që pritet të bashkojë elitat e biznesit dhe artit, një ngjarje që do të jetë e paharrueshme për të gjithë ata që do të kenë fatin të jenë pjesë e saj. Detajet e dasmës ende mbeten një mister, megjithatë, Paul Sanchez, vëllai i Lauren, ka zbuluar disa informacione interesante rreth saj. Ai e ka krahasuar ceremoninë e ardhshme me dasmën ikonike të Princeshës Diana dhe…
Rusia i sheh marrëdhëniet me Perëndimin si një konflikt sistematik dhe mund të jetë plotësisht e përgatitur për një “luftë konvencionale në shkallë të gjerë” me NATO-n deri në fund të dekadës, sipas një raporti të Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë (BND) dhe Bundeswehr-it. Në të njëjtën kohë, sipas vlerësimit të shërbimit special lituanez VSD, Moska nuk është ende në gjendje të sulmojë të gjithë Aleancën, por mund të “testojë NATO-n” duke kryer një operacion të kufizuar ushtarak kundër një ose më shumë vendeve anëtare, shkruan BILD. Raporti i inteligjencës gjermane thekson se pavarësisht përqendrimit të trupave ruse në…
Zyra e Rregullatorit për Energji aprovoi shpalljen e tenderit për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit për periudhën e ardhshme tre vjeçare. Kompania e cila përzgjidhet ose caktohet si ofrues i këtij shërbimi, që shkurt njihet si FMF, obligohet të ofrojë furnizim të përkohshëm, deri në 60 ditë, brenda disa rregullave, për konsumatorët që mbesin pa furnizues. Nëse tenderi rezulton i suksesshëm, kjo do të bëhej hera e parë që ZRRE-ja nuk e cakton FMF-në me vendim – gjë të cilën e lejon ligji pas dështimit të tenderit dy herë. “Komisioni për vlerësim të tenderit për FMF-në (Furnizuesin e…
