Autor: TV News
Milani ka ngushtuar kërkimin për trajnerin e ri në katër kandidatë kryesorë, me Massimiliano Allegri që kryeson garën. Megjithatë, emërimi i mundshëm i Fabio Paraticit si drejtor sportiv mund ta zhvendosë fokusin e klubit drejt Antonio Contes. CEO i Milanit, Giorgio Furlani, ka zhvilluar bisedime të gjera me Paraticin, i cili, pavarësisht se është një nga disa kandidatët në shqyrtim, mbetet opsioni kryesor për këtë rol. Mbërritja e tij do të ishte një hap kyç për Milanin, duke i hapur rrugën vendimit të ardhshëm të madh, pasi Sergio Conceiçao nuk pritet të konfirmohet si trajner për sezonin e ardhshëm. Sipas…
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lansuar Udhëzuesin për Politikat Redaktoriale, i zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësues të lartë të komunitetit mediatik, organizata të shoqërisë civile, agjenci relevante të Kosovës dhe gazetarë. Gjatë ceremonisë së lansimit udhëzuesin e ka prezantuar nënkryetarja e AGK-së, Naile Dema, e cila e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin që udhëzuesi pritet të ketë në lehtësimin e punës së gazetarëve. “Ky dokument synon të shërbejë si një mjet praktik dhe gjithëpërfshirës për të mbështetur vendimmarrjen redaktuese, për të nxitur integritetin gazetaresk dhe për të forcuar llogaridhënien mediatike në Kosovë. Gjithashtu, dokumenti ka…
Në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2024 në Varage të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit. Pas sulmit, autoritetet e Kosovës njoftuan se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur mbi 15 kilogramë eksploziv, sulm ky që nga autoritetet u cilësua si terrorist. Madje, ekspertët e sigurisë patën theksuar se përmasat e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit i kalojnë ato të Banjskës, pasi qëllimi ishte të dëmtohej infrastruktura kryesore e shtetit dhe do të afektonte direkt qytetarët. E pas sulmit në Ibër Lepenc, zyrtarë shtetërorë të Republikës së Kosovës theksuan se akti terrorist është i drejtuar nga Serbia.…
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Alban Zogaj, ka ngritur një padi për shpifje ndaj Dejona Mihalit, zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, pas akuzave të saj për manipulim të votave me postë. Në një postim në rrjetet sociale, Zogaj theksoi se Mihali e kishte akuzuar atë padrejtësisht për përfshirje në manipulimin e votave të diasporës, një akuzë që ai e quajti “shpifje të pastër”. Sipas Zogajt, këto akuza synojnë të dëmtojnë integritetin e tij dhe të minojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. “Sot kam dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë për shpifje ndaj Dejona Mihalit, aktiviste e VV, pas akuzave…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se ka pranuar shkresën zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve në Kuvend. Në një deklaratë për media, Osmani theksoi se tani ka një afat kushtetues prej 30 ditësh për thirrjen e seancës konstituive. Ajo theksoi se ekipi i saj ligjor po analizon të gjitha aspektet për përgatitjen e seancës, në mënyrë që konstituimi i Kuvendit të mos dështojë. “Ka ardhur shkresa zyrtare nga ana e KQZ-së në presidencën e Kosovës, ku njoftojnë me rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara ku mënyrën se…
Deputetja dhe aktivistja Duda Balje ka publikuar një foto me mbulesë, duke treguar përkushtimin e saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë imazhin e saj me një shami elegante, gjë që ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit. Duda Balje, një figurë e njohur në politikën kosovare, e cila ka shërbyer si një zë i fuqishëm për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, ka theksuar rëndësinë e besimit dhe ritualeve gjatë Ramazanit. Një muaj i shenjtë që i jep shumëkujt mundësinë për ta rishikuar dhe forcimin e lidhjeve të tyre shpirtërore. Muaji i Ramazanit…
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se është i gatshëm të marrë përgjegjësitë për krijimin e institucioneve të reja nëse partia e parë nuk arrin ta formojë Qeverinë. Në një konferencë për media, Hamza theksoi nevojën urgjente për institucione funksionale, duke kritikuar zvarritjen e procesit pas zgjedhjeve. “Jemi në një fazë ku vendi duhet t’i ketë institucionet. Partia e parë të provojë në kohë konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë. Kosova ka nevojë për institucione”, ka theksuar Hamza. Hamza, i cili dje dha dorëheqje nga pozita e deputetit, por vijon të jetë kryetar i Mitrovicës, tha se nuk…
Dy asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi, janë tërhequr nga grupi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke u pozicionuar si të pavarur. Në sallën e Kuvendit, ku sot po mbahet një seancë e rregullt, emrat e tyre janë vendosur veçmas nga grupi i Vetëvendosjes, me shënimin “i pavarur”. Kjo e ka ulur numrin e asamblistëve të LVV-së në 15.
Policia e Kosovës ka gjetur armët që dyshohet se janë përdorur në vrasjen e ndodhur më 25 mars në Prishtinë. Armët u zbuluan të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, si rezultat i hetimeve të vazhdueshme të autoriteteve. Sipas njoftimit zyrtar, policia ka sekuestruar tre armë zjarri: një AK-47, një pistoletë TT dhe një pistoletë COLT. “VRASJE E RËNDË NË BASHKËRYERJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE / Rr. “Bajram Kelmendi-Rrustem Hyseni”, Prishtinë / 25.03.2025 – 22:25. Lidhur me rastin e datës së lartcekur Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë…
Rreth një çerek shekulli më parë, një kryebashkiak i njohur i Stambollit u rrëzua nga detyra dhe u burgos për akuza që mbështetësit e tij i kundërshtuan si të nxitura politikisht, para se të kthehej më vonë për t’u bërë udhëheqësi që ka shërbyer më së gjati në historinë moderne të vendit të tij. Ai ishte Recep Tayyip Erdogan, presidenti i sotëm i Turqisë. Por, tani Erdogan po përballet me një krizë politike që mund të jetë më e rënda gjatë sundimit të tij gjithnjë e më autoritar, që ka zgjatur më shumë se dy dekada. Dhe, në një simetri…
