Autor: TV News

Aktivisti i të drejtave të punëtorëve, Kushtrim Mehmeti ka folur lidhur me vdekjet e punëtorëve në vendin e punës. Sot në Prishtinë një punëtorë ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një ndërtesë. Mehmeti ka thënë se situata po bëhet edhe më shqetësuese nga viti në vit. ‘’Asnjëherë nuk ka qenë për mos të thënë vullneti, mënyra e duhur e cila ish dashtë me u marrë me këto raste’’. ‘’Tragjeditë zakonisht ndodhin prej pakujdesisë, zakonisht ndodhin prej mjeteve jo të duhura, çrej sigurisë jo të duhur, prej masave të sigurisë’’. Ai ka thënë se numri i inspektorëve duhet të rritet…

Read More

Interesi i Al Hilal për Nicolò Barellën është i hershëm, oferta e parë kishte mbërritur gjatë merkatos të dimrit kur mesfushori kishte refuzuar me dashamirësi për shkak të dëshirës së tij për të qëndruar tek Interi. Por klubi arab nuk është nga ata që heqin dorë nga preja e tyre shumë lehtë dhe po planifikon një tjetër tentativë me shifra të çmendura për të bindur Barellën të largohet nga Seria A për në Ligën Pro Saudite: nëse në janar flitej për një pagë prej 18 milionë eurosh, këtë herë zërat që vijnë nga Arabia, të raportuara nga La Gazzetta dello…

Read More

Mazllum Baraliu, ish kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Five në RTV Dukagjini ka folur lidhur me (mos) dorëheqjen e Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së. Ai ka thënë se Presidentja e vendit duhet brenda afatit ligjor të thërras seancën konstituive të Kuvendit. ‘’Brenda afatit 30 ditor ta caktoj seancën konstituive e cila duhet të bëjë betimin dhe verifikimin e mandateve. Pa betim nuk ka fillim të mandatit’’, ka thënë Baraliu. Tutje Baraliu ka thënë se është fatkeqësi se ka kundërshti dhe kolozione mes dispozitave të ligjeve dhe…

Read More

Një moment i papritur dhe emocionues në shtëpinë e “Big Brother”, ku Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, kishte një propozim të veçantë për banoren Egli Tako. Gjesti, me energjinë e tij të zakonshme vitale, vazhdon të impresionojë banorët e tjerë me sjelljen e tij. Nata e kaluar është treguar mjaft e veçantë për të, pasi ai ka vendosur të organizojë një shaka që shpejt është shndërruar në një propozim shpirtëror. Në orët e para të mëngjesit, duke qëndruar në kuzhinë me Egli Takon dhe Danja Kokën, Gjesti iu ul në gjunjë dhe e pyeti Egli Tako: “A pranon të…

Read More

Ardian Bajraktari, avokat dhe ish sekretar në Ministrinë e Drejtësisë ka komentuar (mos)veprimet e kabinetit qeverisës përkatësisht kryeministrit Albin Kurti pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së. Bajraktari në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se ligji për Qeverinë dhe neni 76 i Kushtetutës së Kosovës tregojnë se në të njëjtën kohë nuk mundet të ushtrohet edhe funksioni i anëtarit të qeverisë edhe i deputetit. ‘’Natyrisht kjo dispozitë në bindjen time ka të bëjë në rrethana të tjera ku një kandidat kushtimisht me thënë për deputet nuk i arrin mjaftueshëm votat por mund të emërohet në qeveri…

Read More

Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend. Presidenca thotë se ky propozim është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend. “Ashtu si në shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vitit 2023, Presidenca ka analizuar raportet konsultative për përshtatjen e të Hyrave Maksimale të Lejuara të operatorëve energjetikë dhe tashmë ka dorëzuar komentet e saj tek ZRRE”, njoftoi Presidenca. “Presidenca po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në vend, të cilat paralajmërojnë një rritje të mundshme të…

Read More

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka reaguar pas raportimeve nga qytetarët për bllokimin e sistemit të pranimit të komenteve. Në një sqarim për opinionin publik, ZRrE-ja ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndërprerje në procesin e pranimit të komenteve dhe të gjitha reagimet e qytetarëve janë shqyrtuar pa pengesa. “Në lidhje me disa reagime nga qytetarët se kanë raportuar rreth vështirësive në lënien e komenteve dhe bllokime të sistemit të pranimit të komenteve gjatë periudhës së fundit, Zyra e Rregullatorit për Energji dëshiron të bëjë të ditur se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgimin prej 30 ditësh për të dyshuarin D.Ll., i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture në një shkollë fillore. Sipas Prokurorisë, ai ka kryer veprime verbale të padëshiruara me natyrë seksuale, duke krijuar një mjedis frikësues për viktimën. Rasti është në shqyrtim nga Gjykata Themelore në Gjakovë. “Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet D.Ll., ka marraktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Sipas…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim shefen e Operacioneve Aktuale në Selinë e NATO-s, Ariella Viehe, si dhe dy gjeneralët e lartë të NALT-it (Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s) – gjeneral Brigade Christian Nawrat, i cili e përfundon mandatin, dhe gjeneral Brigade Dr. Sven Lange, që ka marrë detyrën e re. Osmani falënderoi Nawrat për kontributin e tij në forcimin e FSK-së dhe ia ndau Medaljen Presidenciale Ushtarake si shenjë mirënjohjeje. Osmani gjithashtu shprehu besimin se Gjenerali i ri, Lange, do të vazhdojë të ndihmojë avancimin e sigurisë dhe bashkëpunimin me NATO-n. “Presidentja…

Read More

Gerta Gixhari, një nga banoret e stilit të veçantë të ‘BBVA’ –së, ka përjetuar një moment emocionues ditën e sotme, ndërsa ka thyer kutinë e emergjencës që përmbante një telefonatë me djemtë e saj. Me një ndjenjë të madhe nostalgjie dhe dëshpërimi për të mos pasur mundësi të fliste me ata, Gerta vendosi që t’i jepte telefonatën Aldos, një nga banorët e tjerë. Kjo zgjedhje i solli surpriza të papritura, duke i dhënë mundësinë Aldos të bisedojë me ish-gruajnë e tij, dhe për të pyetur për vajzën e tyre. Ish-gruaja e Aldos, gjatë bisedës, shfrytëzoi këtë rast për t’i dhënë…

Read More