Autor: TV News

Kina njoftoi të premten se do të vendosë tarifë prej 34 për qind në importet e të gjitha produkteve amerikane duke filluar nga 10 prilli. Kjo tarifë është pjesë e një sërë masash nga Pekini pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifa ndaj mallrave kineze. Ditë më parë, Trump urdhëroi tarifë të ngjashme prej 34 për qind ndaj mallrave të importuara nga Kina. Ministria e Tregtisë e Kinës tha gjithashtu se do të vendosë më shumë kontrolle mbi eksportet e mineraleve të rralla, të cilat përdorën në produkte të teknologjisë së lartë, si çipat kompjuterikë dhe bateritë e…

Read More

Rexhep Selimi është optimist dhe shpreson që drejtësia të triumfojë, thotë mbrojtja e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, Geoffrey Roberts. Çështja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar zyrtarisht mbyllet më 15 prill, dhe më pas mbrojtja pritet të kërkojë rrëzimin e akuzave. Edhe pritjet e avokatit janë pozitive në kohën kur Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbërritur në përfundim të çështjes së saj në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. “Marrja e një vendimi do kohë, por që në fund do të rezultojë me vendimin që ne shpresojmë”, tha avokati para gazetarëve në…

Read More

Ana, një emër i njohur në botën e muzikës shqiptare, ka arritur të tërheqë sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me postimin e fundit në Instagram. Këngëtarja e njohur për stilin e saj provokativ ka shfaqur një kombinim unik të veshjeve që tregon se ajo di si të jetë e pazakontë. Fotografia e saj, e cila tregon Ana me një këmishë të bardhë dhe një çantë elegante, është shoqëruar me një tekst intrigues që nxit kuriozitetin e fansave. Veshja e saj është një pasqyrim i stilit modern dhe të guximshëm që ka karakterizuar gjithmonë Ana. Ajo ka vendosur të kombinojë…

Read More

Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligën e Kosovës. Skuadra e Malishevës e pret në stadiumin ‘Liman Gegaj’ atë të Prishtinës, shkruan GazetaBlic Sport. Do të jetë një përballje e fortë, kjo për faktin se të dy ekipet po luftojnë për një vend që dërgon në Evropë. Në takimin tjetër, Drita kryesuese luan në transfertë ndaj Feronikelit ’74. Të dy përballjet luhet me fillim nga ora 15:00, kurse këto janë formacionet zyrtare: /GazetaBlic Sport/  

Read More

Avokatja e Jakup Krasniqit në Hagë, Venkateswari Alagendra ka folur rreth procesit gjyqësor të klientit të saj. Ajo për TV Dukagjinin ka deklaruar se rruga e Jakup Krasniqit drejt drejtësisë ka qenë e gjatë dhe e mbushur me plot sfida, derisa shton se për mbi katër vjet, mbrojtja ka qenë e palëkundur në përkushtimin e saj për të vërtetën dhe drejtësinë. “Për Z. Jakup Krasniqi, rruga drejt drejtësisë ka qenë e gjatë dhe e mbushur me plot sfida. Duhet të theksohet se kanë kaluar gati katër vjet e gjysmë që kur klienti im është arrestuar, përfshirë fazën e procedurës paraprake…

Read More

E themeluar 72 vite më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me tashmë 30 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut. E themeluar më 4 prill 1949 në Uashington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese: Dhjetë evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Aleanca synonte të luftonte kundër kërcënimit sovjetik dhe bazohej në parimin e solidaritetit të ndërsjellë midis të gjithë anëtarëve të tij, siç përcaktohet në nenin 5: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më…

Read More

Banorë të pakënaqur nga komuna e Graçanicës, afër Prishtinës, për të dytën ditë me radhë kanë protestuar para institucioneve shëndetësore, që funksionojnë në sistemin e Serbisë, për shkak të “punësimeve partiake dhe familjare”, duke kërkuar anulimin e konkurseve dhe rishikimin e tyre. Bëhet fjalë kryesisht për pozitat që janë shpallur nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë në fund të janarit, të cilat Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – i ka përmendur edhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt. Duke theksuar se Lista Serbe…

Read More

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për ta përvetësuar  të kaluarën heroike dhe revolucionare  prej LNDSH-së, LRBSH-së deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës,  në mos anakronike janë  përpjekje për deformimin i historisë, për rishkrimin e saj mbi baza partiake, për përvetësimin e  saj me qëllim për të marrë namin e lavdet, sidomos  nga ata që më së paku kanë dhënë kontribut, por kanë ditur dhe dinë të manipulojnë, sepse për këtë punë kanë treguar dhe po tregojnë zotësi, mirëpo nuk duhet harruar  se gjithsecili pjesëtar i një kombi  është…

Read More

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në mënyrë unanime mbajti në fuqi vendimin për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës, duke e larguar atë nga posti dhe duke i hapur rrugë mbajtjeve të zgjedhjeve të reja pas muajsh të trazirave politike. Yoon, 64 vjeç, u shkarkua nga ligjvënësit për përpjekjen e tij më 3 dhjetor të vitit të kaluar për të përmbysur sundimin civil, duke dislokuar ushtarë të armatosur në parlament. Ndërkaq, në një çështje të ndarë penale, ai po ashtu është arrestuar nën akuza për kryengritje. Miliona qytetarë në Korenë e…

Read More

Gjykata Speciale pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse. Në rastin gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është marrë vendim për pranimi e disa deklaratave të dy dëshmitarëve kodet e të cilëve janë W02172 dhe W04858. Për të fundit, i janë vendosur edhe masa mbrojtëse me propozimin e Prokurorisë. Sipas vendimit të marrë më 2 prill 2025 i cili u bë publik të njëjtën ditë, me 13 dhjetor 2024 e po ashtu edhe me 14 shkurt 2025, trupi gjykues kishte shtyrë vendimin për pranimin e…

Read More