Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Specialja pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse

TV NewsBy TV News4 Prill, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata Speciale pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse.

Në rastin gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është marrë vendim për pranimi e disa deklaratave të dy dëshmitarëve kodet e të cilëve janë W02172 dhe W04858. Për të fundit, i janë vendosur edhe masa mbrojtëse me propozimin e Prokurorisë.

Sipas vendimit të marrë më 2 prill 2025 i cili u bë publik të njëjtën ditë, me 13 dhjetor 2024 e po ashtu edhe me 14 shkurt 2025, trupi gjykues kishte shtyrë vendimin për pranimin e deklaratave të dëshmitarit W04858 si dhe kishte refuzuar pranimin e dëshmisë së W02172.

Një kërkesë të ngjashme, ZPS-ja e kishte bërë edhe në 7 mars 2025 por që për dëshmitarin W04858 kishte kërkuar edhe masa mbrojtëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me 19 mars, në kërkesën e ZPS-së ishin përgjigjur ekipet mbrojtëse. Ndërsa kundërpërgjigja e ZPS-së ishte dorëzuar me 24 mars. Në të njëjtën ditë, mbrojtja kishte kërkuar pranimin e një deklarate shtesë për dëshmitarin W02172 gjë e cila ishte pranuar nga trupi gjykues.

Në kërkesën e saj, ZPS-ja kishte përmendur faktin që gjyqtaret kishin konstatuar për dëshmitarin W02172 se provat në lidhje me të janë të rëndësishme dhe autentike por që ato u refuzuan që të pranohen sipas rregullës 153 do të kishin efekt më shumë dëmtues së sa vlerë provuese.

Sipas vendimit, trupi gjykues kishte thënë se intervista e këtij dëshmitari kishte të bënte me persona që dyshohen se janë ndaluar në objektin e paraburgimit në Llapashticë si dhe ndërveprimin që ka pasur dëshmitari me anëtarë të ndryshëm të UÇK-së.

Në kërkesën e saj, ZPS-ja ka thënë se pasi ky material tani është dorëzuar me redaktime, vlera provuese e deklaratës së dëshmitarit në fjalë nuk ka efekt të dëmshëm dhe se ajo duhet të pranohet sipas rregullës 153.

Mbrojtja kishte thënë se kjo deklaratë nuk duhet të pranohet sipas rregullës 153 me arsyetimin se rrëfimet e W02172 mbi strukturën e UÇK-së dhe politikën e supozuar të saj për ndëshkimin e bashkëpunëtoreve përbëjnë elemente inkiminuese dhe janë të mospërputhese me dëshminë e saj lidhur me të njëjtën çështje.

Në vendim thuhet se sërish trupi gjykues është i mendimit se provat e propozuara të dëshmitarit W02172 janë autentike ngjashëm si kishte konstatuar në vendimin paraprak. Sipas tyre, provat e propozuara plotësojnë deklaratat e dëshmitarit W02172 pasi ofrojnë korrigjime dhe sqarime të rëndësishme.

Veç kësaj, trupi gjykues ka dal me konstatimin se provat e propozuara mbështeten edhe nga dëshmitarë të tjerë të cilët mbrojtja e ka pasur mundësinë që t’i ballafaqojë. Si rrjedhojë, është konstatuar se këto prova kanë vlerë provuese.

Në vendim thuhet se serish edhe këtë herë, trupi gjykues mban qëndrim se provat e propozuara të dëshmitarit W02172 janë relevante dhe autentike. Gjithashtu, u konstatua se janë bërë redaktime e kërkuara në vendimet e mëparshme.

Ndërsa, për dëshmitarin W04858, trupi gjykues e kishte shtyrë vendimin për shkak të mungesës së nënshkrimit nga ana e dëshmitarit ndonëse dëshmia e tij ishte vlerësuar si relevante, autentike, ka vlerë provuese dhe nuk ishte paragjykues.

Pasi dëshmitari ka nënshkruar deklaratën dhe një dokument me korrigjime, ZPS-ja kërkoi serish pranimin në prova materiale të kësaj dëshmie si dhe kishte propozuar që dëshmitarit të iu vihen masat mbrojtëse.

Paneli ka konstatuar se kërkesat sipas rregullës në fjalë janë përmbushur si dhe ka konstatuar se provat që kanë të bëjnë me dëshminë e dëshmitarit W04858 janë të pranueshme.

Gjithashtu edhe për masat mbrojtëse, trupi gjykues ka vlerësuar se ato janë të domosdoshme për të mbrojtur dëshmitari dhe familjen e tij. Për vendosjen e këtyre masave, trupi gjykues ka marrë si shembull klimën e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.