Autor: TV News

Bizneset me më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor kanë afat që deri të hënën e 7 Prillit të paraqesin dëshmitë e nevojshme në KESCO, si kusht për të vazhduar furnizimin në Shërbimin Universal. Pa treguar numrin e bizneseve  që i janë nënshtruar procesit të vërtetimit deri tani e as nëse do të ketë shtyrje të re, në KESCO përsëritën se atyre u kërkohet certifikata e biznesit me numrin unik dhe shifra e konsumatorit. “Aktualisht, procesi i dërgimit të dëshmive se mund të vazhdojnë furnizimin me tarifa të rregulluara në kuadër të Shërbimit…

Read More

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli është mjaftë i kërkuar në mbrëmje muzikore. Por me veprimin e fundit ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra ndjekësve. Ai ka publikuar një video teksa shihet në veshje kombëtarë duke kënduar rapsodi. Luizi ka zgjedhur që në këtë formë t’i këndoj disa vargje për bashkëshorten dhe vajzën e tij, ani pse ndjekësit janë shprehur se ‘A mos është ky paralajmërim për ndërrimin e zhanrit të muzikës’. Shiko videon:

Read More

BE ka njoftuar një partneritet të ri strategjik me vendet në Azinë Qendrore në përfundim të samitit në Uzbekistan. Në samitin e parë BE-Azia Qendrore me praninë e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, shefen e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u mbajtën bisedime me krerët e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit. Samiti u zhvillua në mes të një klime të trazuar gjeopolitike dhe ekonomike, një ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi një sërë tarifash të tregtisë globale ndaj disa vendeve, duke përfshirë aleatët si BE dhe MB, duke tronditur tregjet dhe duke tërhequr kritika…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, e ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi të premten ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq. Ibrahimoviq u takua me Rubion në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel. “Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e pata me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për…

Read More

Mbledhje të tilla ndodhin rrallë, por kur ndodhin, cak janë ata që kanë kryer ose janë në proces të kryerjes së ndonjë vepre penale. Këtë të premte, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, mblodhi disa prokurorë për të iu  dhënë një detyrë. Megjithatë është një detyre më e lehtë, por jo më pak e rëndësishme:  fëmijëve në shkolla fillore e të mesme do t’u ligjërohet në lidhje me rrezikun e përdorimit të armëve, narkotikëve, dhe si duhet të reagojnë kur ndaj tyre ka ngacmime seksuale apo dhunë në familje. “Qëllimi i këtyre ligjëratave është që të rinjtë tanë…

Read More

Fundjava do të dhurojë ndeshje shumë interesante, në javën e 28-të të Superligës së Kosovës në basketboll, apo të fundit për garat e rregullta. Kjo xhiro është vendimtare se kush do të jetë në vendin e parë mes Bashkimit dhe Trepçës, ku prizrenasit kanë një pikë më shumë, por edhe për pozitë sa më të lartë para “Play-off”-it ndërmjet Pejës (41 pikë), Golden Eagle Yllit (41) dhe Vëllaznimit (40). Bashkimi dhe Trepça kanë siguruar gjysmëfinalet e “Play-off”-it, derisa në çerekfinale janë kualifikuar Sigal Prishtina, Peja, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Bora do të luajë në “Play-out”, ndërsa Proton Cable Prizreni…

Read More

Gati pesë vjet brenda katër mureve e përballje me akuzat për krime të pretenduara të luftës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, Rexhep Selimi është optimist që drejtësia do të triumfojë. Kështu ka thënë avokati i tij në Gjykatën Speciale në Hagë, Geoffrey Roberts. Roberts: Rexhep Selimi është optimist “Mendoj se çdo njeri që është i ndaluar, larg familjes së tij për katër vjet e gjysmë, do të ketë një ndikim të rëndësishëm në jetën e tij. Ai është arrestuar në fillim të nëntorit 2020, por ka ndjekur procedurat, ka marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore, ka ndjekur…

Read More

Qeveria e Republikës Srpska e ka shpallur të premten person non grata – apo të padëshirueshëm – ministren gjermane të shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, një ditë pasi Gjermania ia ndaloi hyrjen në vend liderëve të këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës. Gjermania dhe Austria njoftuan të enjten se tre liderët e entitetit serb të Bosnjës: presidenti Millorad Dodik, kryeministri Radovan Vishkoviq dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq, do ta kenë të ndaluar hyrjen në këto dy vende, për shkak se kanë nxitur krizë kushtetuese në Bosnje. Qeveria e Republikës Srpska tha se masat e përmendura kundër…

Read More

Një tjetër sfidë argëtuese ka përfshirë banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, duke sjellë momente që kanë bërë xhiron e rrjetit social. Programi i njohur vazhdon të surprizojë shikuesit me aktivitete të ndryshme që përfshijnë lojra dhe sfida të reja. Së fundmi, banorët u vunë përballë një sfide që provokoi të qeshura dhe emocione të forta. Çdo banor hapi një zarf dhe përmbushi një detyrë të veçantë, që solli një atmosferë të gëzueshme brenda shtëpisë. Një nga  më të memorizueshme të kësaj sfide i ra Gjestit, i cili iu nënshtrua një detyre që përfshinte veshjen e një fustani të…

Read More

Shkëlzen Dakaj, gazetar në Infokus ka thënë se vendimi i presidentit Donald Trump nuk ka të bëjë vetëm për Kosovën por për të gjitha shtetet në pako. ‘’Masa e taksës është sipas shkëmbimit tregtarë ose vlerës së shkëmbimit tregtarë që e kanë SHBA-të me të tjerët’’. Ai ka thënë se taksa e Kosovës ndaj SHBA-së prej 10% është prej kohës së administrimit nga UNMIK-u ashtu qysh janë këto taksa me secilin shtet që Kosova nuk ka marrëveshje për tregti të lirë. Dakaj në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se reagimi i Presidentes Vjosa Osmani ishte shumë i mirë. ‘’Ishte…

Read More