Autor: TV News
Drita ka fituar 1-0 në udhëtim te Feronikeli ’74 në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Lideri i elitës së futbollit kosovar pati shumë vështirësi të thyente mbrojtjen e skuadrës nga Drenasi. Ata dominuan të gjithë takimin, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet para minutës 45-të dhe në pjesë të dytë. Arb Manaj ishte heroi i Dritës, duke shënuar golin e fitores, por edhe duke prekur titullin kampion me një dorë. Pjesa e dytë ishte e mbushur me raste nga të dyja anët, por që lojtarëve u mungonte efikasiteti. Pas javës së 27-të,…
Një konfrontim në rritje midis Izraelit dhe Turqisë për ndikimin në Siri po paraqet një sfidë serioze për qeverinë e re të brishtë të Sirisë. Të mërkurën mbrëma, Izraeli bombardoi disa objektiva ushtarake në Siri, duke përfshirë dy aeroporte, aeroportin ushtarak të Hamës dhe bazën T4 pranë Homsit. Ministria e Jashtme e Sirisë tha se bombardimet praktikisht shkatërruan bazën e Hamës. Një grup i njohur sirian për të drejtat e njeriut tha se katër punonjës të ministrisë së mbrojtjes u vranë dhe një duzinë persona të tjerë u plagosën. Menjëherë pas kësaj, ministri i jashtëm i Izraelit akuzoi Turqinë se…
Një moment tensioni ka ndodhur në kuzhinën e shtëpisë së Big Brother Albania 4, ku biseda e Gjesti-t dhe Eglit ka shkaktuar një komente të shumta nga ndjekësit dhe fansat. Gjesti, një nga banorët më të diskutuar, ka vendosur të ironizojë Eglin, duke i sugjeruar fansave që ta ndjekin atë dhe të heqin ndjekjen nga ai vetë. “Fansat e mi hiqmani follow-in dhe bëjini Eglit. Unë jam dyfytyrsh, nuk ka puls. Ma hiqni të gjithë follow-in, Egli është më e pafajshmja, sepse kështu më thotë,” tha Gjesti me një ton satirik. Përgjigjja e Eglit erdhi e befasishme: “Durim derri paske…
Kushtrim Ahmeti, drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se çdo taksë që i vendoset bizneseve në Kosovë është e dëmshme. Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës është fragjile, madje ajo afektohet edhe nga veprime që nuk lidhen direkt me Kosovën siç është lufta në Ukrainë. ‘’Kjo taksë pritet ta dëmtojë…ka gati tri jave që kemi alarmuar edhe kemi kërkuar nga institucionet që vazhdimisht të bëjnë hapa në mënyrë që të mos ndodhë kjo që ndodhi’’, ka thënë ai.
Emanuel Bajra, ekspert i tregjeve ka thënë se masat e ndërmarra nga presidenti Donald Trump kanë qenë të pritura por edhe investitorët kanë qenë deri diku të përgatitura. Ai ka thënë se pas vendimit te Trump në tregje po hetohet konsistenca e rënieve në stoqe. ‘’Konvertimi i kësaj tarifore në një luftë tregtare, pra mund të themi që jemi në një fazë lufte’’ ekonomike e tregtare në aspektin global që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë ekonomike të botës’’, ka thënë ai. Ai ka thënë se efekti e këtyre taksave do të jetë i madh dhe si i tillë do…
Andin Hoti nga komisioni qeveritar për personat e zhdukur ka folur lidhur me rivarrimin e mbetjeve mortore të dhjetë personave të masakrës së Kralanit pikërisht në 26 vjetorin e masakrës s kryer nga forcat serbe ndaj popullsisë civile. Ai ka thënë se dita e sodit ishte e një ditë sfiduese për komisionin qeveritarë poe më sfiduese ishte për familjet. ‘’Sot ka qenë një ditë e rëndë në Klinë por në të njëjtën kohë ka qenë edhe një dëshmi tjetër të një politike të organizuar të Serbisë për tendencën apo gjenocidin që e ka ba ndaj popullit shqiptar’’: ‘’Kur i mendon…
Fabio Paratici nuk do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit. Lajmi është i freskët, shumë i freskët dhe në një farë mënyre i papritur, nisur nga takimet e ditëve të fundit dhe “tymi i bardhë” që në disa momente dukej se ishte vërtet një hap larg. Marrëveshja mes palëve nuk u gjet dhe duke parë me kujdes gjendjen e gjërave nuk është e vështirë të kuptosh pse, duke pasur parasysh para së gjithash 30 muajt e skualifikimit për hetimin e fitimeve kapitale që drejtuesi do të përfundojë vetëm më 20 korrik. Është e qartë, vullneti i Furlanit dhe…
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) i ka ndërprerë kontratat me dy sisteme satelitore që transmetojnë përmbajtje në gjuhën ruse të prodhuar nga Current Time, rrjeti i udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë (REL). USAGM është duke bërë përpjekje t’i mbyllë gradualisht një numër transmetuesish të financuar nga Shtetet e Bashkuara. Current Time tha më 4 prill se transmetimet në sistemet satelitore Astra dhe Eutelsat janë ndërprerë, pas vendimit të agjencisë qeveritare amerikane, e cila mbikëqyr veprimtaritë e REL-it dhe Zërit të Amerikës, megjithëse Current Time vazhdon të transmetohet në sistemin satelitor Hotbird. USAGM-ja nuk dha asnjë…
Rrjetet sociale u bënë kanal kryesor i komunikimit të enjten në mbrëmje ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë lidhur me çështjen e tarifave në import ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa u vunë në pah dallimet. Në një njoftim në “X”, presidentja Vjosa Osmani tha se ka kërkuar nga Qeveria që me vendim të heqë tarifën prej 10%, e cila aplikohet ndaj produkteve nga SHBA-ja. Kësaj i reagoi ministri Financave Hekuran Murati që u mor me diferencën e ngushtë kohore ndërmjet kërkesës me e-mail nga presidentja dhe publikimit të saj, e se kjo ishte bërë edhe jashtë orarit të punës. Në…
Të biesh në dashuri është e lehtë, por të qëndrosh i dashuruar dhe të mbash një marrëdhënie cilësore ndër vite kërkon përpjekje. Megjithëse momentet romantike kanë vlerën e tyre, themeli i një marrëdhënieje të suksesshme qëndron në veprimet e përditshme, respektin e ndërsjellë dhe gatishmërinë për t’u rritur së bashku. Psikologët dhe ekspertët e marrëdhënieve nxjerrin në pah disa zakone kryesore që ndihmojnë në ruajtjen e lumturisë dhe lidhjes. Më poshtë janë pesë zakone të tilla të çifteve më të lumtur në marrëdhënie të shëndetshme. Dashurinë e tregojnë me gjeste të vogla të përditshme Dashuria nuk shprehet vetëm me fjalë,…
