Autor: TV News
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka shënuar vitin e saj të katërt në pushtetin si presidente. Kuvendi i Republikës së Kosovës më 4 prill 2021, me 71 vota për zgjodhi atë si presidente. Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kundërkandidat kishte Nasuf Bejtën. E sot, në katëvjetorin e mandatit të saj, presidentja Osmani ka publikuar një video me takimet e punën e saj. “Çdo ditë, para se gjithash Kosova! Katër vjet në shërbim të qytetarëve. Katër vjet për Republikën!…
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj është arrestuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt, një i dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasësse. Ai është arrestuar të enjten dhe pas intervistimt është liruar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 15°C. “Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës.
Arabia Saudite mund të jetë hapi i radhës për mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne. Interesimi nga Arabia Saudite për reprezentuesin e Belgjikës po rritet gjithnjë e më shumë. De Bryune, i cili tashmë është drejt fundit të kontratës me Man City-n, raportohet se ka zhvilluar bisedime me San Diego FC për një kalim të mundshëm në MLS sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shprehur dëshirën që lojtari të rinovojë dhe të qëndrojë në klub. Megjithatë, sipas “Fussball Transfers”, Neom SC – klubi i fuqishëm dhe jashtëzakonisht i pasur nga liga e dytë saudite,…
Administrata Trump ka shkarkuar drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), gjeneralin Timothy Haugh, dhe zëvendësen e tij, Wendy Noble, në një lëvizje që trondit komunitetin e inteligjencës amerikane. Haugh, që drejtonte edhe Komandën Kibernetike të SHBA-së, u emërua në këtë post në shkurt 2024, raporton CNN. Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit, por vendimi vjen pas një vale largimesh në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas sugjerimeve nga aktivistja e ekstremit të djathtë, Laura Loomer. Ndërkohë, gjeneral-lejtnant William Hartman pritet të marrë përkohësisht drejtimin e NSA dhe Cyber Command.
Shoqata “Roja e Kohës” organizon sot një protestë paqësore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si reagim ndaj ngjarjeve të rënda të fundit që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë e jetës në vend. Protesta vjen pas disa rasteve të vrasjeve që kanë shokuar shoqërinë dhe kanë ngritur pyetje mbi masat e sigurisë dhe reagimin e institucioneve. Tubimi pritet të mbledhë qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes pankartave dhe mesazheve sensibilizuese.
Fifi, këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, ka ndarë një foto magjepsëse në Instagram, ku shfaqet para një dyqani me maska në një ambient ndriçues. Me një stil të veçantë e të përshtatur për natën, ajo tregon se si mund të kombinojë elegancën me një ndjenjë misteri. Pjesa më e përmendur e postimit të saj është titulli i thjeshtë, ‘Gjestet e vogla ta mushin shpirtin’, që e shoqëron me një dedikim për bashkëshortin e saj, Adis Patushi. Ky moment i veçantë do të kujtohet për mënyrën se si ajo riformaton balancën mes famës dhe një jete personale, gjithmonë…
Mc Kresha dhe Erzina janë një nga çiftet më të njohura të shoëbizit vendor. Deri pak kohë më parë, Erzina nuk ishte shfaqur shumë në ekran, por së fundi ka nisur të del më shpesh duke treguar një energji të re dhe të freskët. Ajo dhe Mc Kresha kanë vendosur që të kalojnë disa momente në fshat, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme për ndjekësit e tyre. Ajo ndan momente të veçanta me bashkëshortin e saj dhe krijon një lidhje të fortë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Bashkë me Kreshen në fshat e duke vallëzuar,…
Prokuroria kërkoi sot një dënim me katër vjet e nëntë muaj burg për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti për fshehjen e një pjese të të ardhurave të tij nga të drejtat e imazhit nga autoritetet tatimore spanjolle. Vendimi i Gjykatës së Lartë të Madridit, para së cilës italiani paraqitet që prej të mërkurës, do të merret së shpejti, transmeton GazetaBlic Sport. Të mërkurën, Carlo Ancelotti, avokati i të cilit kërkoi lirimin e tij, këmbënguli se ai “nuk kishte menduar kurrë të kryente mashtrim”, duke theksuar se ishte vetë klubi madrilen që i kishte sugjeruar atij këtë sistem për të…
Duda Balje – Deputete, Kryetare e Unionit Socialdemokrat (SDU) ka treguar përvojën e saj në takim me kreun e ekzekutivit, Albin Kurti, i cili është edhe fituesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Balje deklaroi se nga ky takim i përbashkët me Kurtin nuk mori vota reciproke dhe as miratim apo përgjigje ndaj kërkesave që kishin dy palët.Balje në emisionin “Debat Plus” u shpreh se ishte një kënaqësi për të takuar, Albin kurti dhe ajo bisedën e quajti “me kualitet të lart” dhe që kanë diskutuar të gjitha temat që kanë dëshiruar. “ Kënaqësi me taku Kurtin. Ka kaluar kohë e…
