Autor: TV News

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji duken më të dashuruar se kurrë më parë. Çifti i njohur, i njohur për dashurinë dhe lidhjen e tyre të fortë, është në prag të një ndryshimi të madh në jetën e tyre, pasi pritet që të bëhen prindër për herë të parë. Ky moment emocionues është mbushur me lumturi dhe padurim, duke i çuar ata të jenë më afër se kurrë më parë. Pas një periudhe të gjatë lidhjeje, Dafina dhe Kreshniku kanë vendosur të ndërtojnë një familje së bashku. Ata i kanë mbajtur fansat e tyre në dijeni për këtë zhvillim të rëndësishëm…

Read More

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka kërkuar sqarime UEFA-s lidhur me “heqjen dhe djegien” e flamurit të Kosovës gjatë Kongresit të shtëpisë evropiane të futbollit të mbajtur në Beograd të Serbisë. Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, KOK tha se heqja e flamurit të Kosovës nga ambientet e Kongresit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është akt i papranueshëm. “Edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi”, tha KOK-u.…

Read More

Në sallën e sporteve “Adem Jashari” në Klinë, sot nga ora 12:00 deri në 13:00 kanë nisur  homazhe për tetë persona të zhdukur gjatë luftës, trupat e të cilëve janë identifikuar dhe do të rivarrosen sot. Për shkak të gjendjes emocionale, disa familjarë nuk janë ndjerë mirë, dhe ekipi mjekësor është duke intervenuar brenda sallës për të ofruar ndihmën e nevojshme. Ceremonia e varrimit do të vazhdojë pas homazheve, në vendlindjet e secilit prej të zhdukurve. Ndryshe, njoftim i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur thuhet se pas “Mbledhje komemorative të organizuar dje në Komunën e Malishevës, ceremonitë e rivarrimit…

Read More

La Gazzetta dello Sport raporton se Stefano Pioli është kandidati i preferuar i Claudio Ranierit për postin e trajnerit të Romës në sezonin 2025-2026. Ish-trajneri i Milanit, Pioli, tani në Al-Nassr, është kandidati i preferuar i Ranierit për t’u bërë trajneri i ri i Romës në sezonin 2025-2026, raporton La Gazzetta dello Sport. Pioli është nën kontratë me Al-Nassr deri në qershor 2026, por nëse skuadra e tij fiton Elitën e Ligës së Kampionëve AFC, marrëveshja e tij mund të zgjatet automatikisht deri në vitin 2027. Skuadra e Piolit tashmë është kualifikuar në Final Eight në kompeticionin më prestigjioz të…

Read More

Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazës më 4 prill, me qëllim që të zgjerojë zonë e sigurisë që ka krijuar brenda enklavës palestineze. Izraeli tha se trupat e tij në orët e fundit kanë nisur të kryejnë aktivitete ushtarake në zonën Shejaija, në veri të Gazës. “Trupat kanë eliminuar një numër të terroristëve dhe kanë shkatërruar infrastrukturë të Hamasit, përfshirë një qendër komanduese që terroristët e Hamasit përdornin për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste”, u tha në njoftimin e ushtrisë. Izraeli tha se civilët do të lejohen të…

Read More

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kanë shprehur mbështetje për thirrjen e presidentja Vjosa Osmani, drejtuar Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. OEAK ka përsëritur thirrjen për heqjen e tarifave ndaj mallrave amerikane, derisa ka shprehur mbështetje për thirrjen e presidentes Vjosa Osmani, për t’i larguar tarifat.  Oda Amerikane ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të miratojë një aranzhim të njëanshëm preferencial tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hequr tarifat doganore për produktet amerikane. “Oda Amerikane mirëpret dhe mbështet fuqishëm…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) prej kohësh kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë. Kështu kanë thënë në një përgjigje për Telegrafin nga zyra për media e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë. Sipas përgjigjes ata thonë se mezi po presin që të punojnë me qeverinë e re të Kosovës për të mbështetur edhe sigurinë rajonale. “Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë. Mezi presim të punojmë me qeverinë e re të Kosovës për të mbështetur stabilitetin dhe…

Read More

Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe nën përcjelljen e Forcave të Sigurisë së Kosovës janë duke dërguar për ceremoninë e varrimit mbetjet mortore të 10 civilëve shqiptarë. Këto 10 mbetje janë të identifikuara nga 11 të zbuluara, dhe i përkasin Masakrës së Kralanit. Ndryshe, me 2 prill janë bërë 26 vite që kur në Kralan të Gjakovës, forcat ushtarake serbe kanë vrarë 86 civilë shqiptarë. Forcat policore serbe patën ndarë me qindra djem e burra prej 1500 shqiptarë që kishin braktisur vendin për t’i shpëtuar krimeve serbe, derisa gratë, fëmijët e pleqtë ishin urdhëruar të shkonin në Shqipëri. Derisa, vetëm dy…

Read More

I ftuar në emisionin “Pardon My French”, ish-banori i Big Brother VIP, Vserlo, ka ndarë më shumë detaje nga përvojat e tij brenda shtëpisë dhe ka shpjeguar gjithçka që ka ndodhur pas publikimit të videos që ka shkaktuar polemika gjatë kohës që ai ishte në BBV. Ndërkohë që po diskutonin për ngjarjet e fundit nga “Prime”-i i së martës dhe debatin mes Danjas dhe Eglit, Vserlo shprehu mendimin e tij, edhe pse tha që nuk kishte pasur mundësi ta ndiqte debatin në detaje. Sidoqoftë, ai theksoi se, siç ka thënë edhe më parë brenda shtëpisë, ai është i mendimit se…

Read More

Sulmet me dronë të Rusisë që goditën ndërtesa banimi në Harkiv, në verilindje të Ukrainës, kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur 32 të tjerë, thanë zyrtarët lokalë. Sulmet me dronë, të kryera më 3 prill, shkaktuan zjarre tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, i cili shtoi se dy fëmijë ishin në mesin e të plagosurve. Sipas tij, disa blloqe banimi shumëkatëshe u shënjestruan. Ekipet e shpëtimit ende janë duke kërkuar për të mbijetuar që mund të jenë bllokuar në rrënojat e ndërtesave, thanë autoritetet. Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se forcat ruse kryen të paktën 14 sulme…

Read More