Autor: TV News
Heroi i finales së Europa League të Tottenhamit, Brennan Johnson, foli pas fitores 1-0 ndaj Manchester United në Bilbao. “Nuk mund ta përshkruaj këtë ndjenjë. Nuk ka rëndësi kush shënoi. Gjëja e rëndësishme është që ne bëmë punën tonë dhe fituam. Kishim nevojë të fitonim një trofe, të gjithë e kishin nevojë për këtë”, tha sulmuesi uellsian. “Nuk luajtëm mirë në ligë, por e dinim që mund të kishim ndikim në turne. Nuk kam qenë nervoz ditët e fundit, kam qenë më i përqendruar dhe do ta shijoj tani”, shtoi Johnson. /GazetaBlic Sport/
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka folur pas humbjes në finale të Europa League. “Mendoj se ishim skuadra më e mirë në ndeshje, por në fund – nëse nuk shënon gola, nuk fiton ndeshje”, tha shkurtimisht ai. Kujtojmë se rezultati përfunditmar i kësaj sfide ishte 1 me 0, me Brennan Johnson që shënoi golin e vetëm. Ky është trofeu i parë evropian pas 41 vitesh për skuadrën e Tottenham, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër. /GazetaBlic Sport/
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka qenë e ftuar sot në emisionin “Radar” në RTV Dukagjini, ku përballë gazetares Edita Doli ndau me publikun planet për të shënuar 40-vjetorin e karrierës së saj artistike. Adelina, e cila për vite me radhë ka qenë një ndër figurat më ikonike të estradës shqiptare, zbuloi se përvjetorin e karrierës do ta shënojë me katër projekte të reja muzikore, të cilat pritet të publikohen gjatë këtij viti. Gjatë intervistës, dëgjuesve të emisionit “Radar” iu dha mundësia të telefononin dhe të bënin nga një pyetje për këngëtaren. Ndër pyetjet më të komentuara ishte ajo…
Ka përfunduar çereku i tretë në Mitrovicë. Trepça vazhdon të jetë në avantazh ndaj Bashkimit, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati pas 30 minutave lojë është 62-49. Kujtojmë që në rast të fitores sonte, Trepça do ta mbrojë titullin kampion. /GazetaBlic Sport/ The post Përfundon çereku i tretë: Trepça vetëm 10 minuta larg titullit kampion, 10 minuta shpresë për Bashkimin appeared first on GazetaBlic.
Diplomati më i lartë i Iranit ka këmbëngulur të mërkurën se Teherani nuk do ta ndalë kurrë pasurimin e uraniumit, duke e përsëritur qëndrimin e ashpër të republikës islamike në prag të rundit të ri të bisedimeve indirekte me Shtetet e Bashkuara për programin e saj bërthamor. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se “e kam thënë më parë dhe po e përsëris: pasurimi i uraniumit në Iran do të vazhdojë – me ose pa marrëveshje”, raportoi televizioni shtetëror. Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar disa runde bisedimesh, përfshirë në nivel ekspertësh për hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme.…
Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër, por nuk është gjithmonë dhimbja e mprehtë dhe pulsuese që shohim shpesh në televizor. Sidomos tek gratë, simptomat për fat të keq mund të jenë shumë më delikate. Një kardiolog ndau gjashtë shenja që duhet t’i kushtoni vëmendje kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës. Ja gjashtë shenja për të cilat duhet të keni kujdes: Vështirësi në frymëmarrje Ndoshta do t’ia atribuonit ndjenjën e gulçimit sforcimit në palestër ose ngjitjes së shpejtë të shkallëve. Megjithatë, ka edhe arsye të tjera…
Në dhjetor të vitit 2023, Aleksandri nga qyteti siberian Ulan-Ude, ashtu si dhjetëra mijëra djem 18-vjeçarë në të gjithë Rusinë, u thirr për shërbim të detyrueshëm ushtarak në ushtrinë ruse. Katër muaj më vonë, rreth 7.000 kilometra më larg, në perëndim, ai e gjeti veten duke hapur llogore përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën. Jo shumë kohë pas kësaj, u detyrua të fshihej në po ato llogore, përballë trupave ukrainase dhe sulmeve me dronë kamikazë. “Rezulton se më dërguan në zonë lufte kundër ligjit, pa më pyetur fare”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, muajin e…
UEFA ka vendosur që organizatorët e Kampionatit Evropian 2028 – Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi, nuk do të përfitojnë kualifikim automatik për në fazën finale të turneut, por do të duhet të kalojnë përmes kualifikimeve. Megjithatë, për ta garantuar pjesëmarrjen, do të rezervohen dy vende në rast se ndonjë nga këto skuadra nuk arrin të kualifikohet direkt. Ky vendim është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA në Bilbao, para finales së Europa League. Në edicionet e mëparshme, organizatorët kanë pasur kualifikim automatik, përveç turneut të vitit 2020, i cili ishte zhvilluar në mënyrë të shpërndarë në njëmbëdhjetë qytete të ndryshme…
Andriy Portnov, këshilltar i ish-presidentit prorus të Ukrainës, Viktor Yanukovych, është vrarë me armë zjarri të mërkurën në periferi të kryeqytetit spanjoll, Madrid, pak pasi i kishte dërguar fëmijët e tij në shkollë. Vrasja e Portnov, 51 vjeç, u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Spanjës. Ai u qëllua në orën 09:15, pasi duket se i kishte lënë fëmijët në shkollë, thanë autoritetet. Dëshmitarët raportuan se Portnov u qëllua “disa herë” në kokë dhe trup nga më shumë se një person derisa po hynte në makinën e tij, Mercedes Benz i zi, sipas policisë. Sulmuesit më pas u larguan në…
Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen në enklavën palestineze si “shqetësuese dhe tronditëse”. “Ripërtërij thirrjen time të zjarrtë për të lejuar hyrjen e ndihmës së drejtë humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”, tha papa i ri në sheshin e Shën Pjetrit. Leoni – i cili u zgjodh papë më 8 maj duke pasuar të ndjerin Papa Françesku – e ka përmendur luftën në Gazë disa herë në…
