Autor: TV News
Neymar është gati të kthehet në fushë me fanellën e Santos-it, ekipi i tij i zemrës. Sulmuesi brazilian, i përfshirë nga Carlo Ancelotti në listën paraprake të Brazilit për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2026 ndaj Ekuadorit dhe Paraguajit, ka përshpejtuar rikuperimin nga dëmtimi dhe mund të rikthehet këtë të enjte në sfidën e Kupës ndaj CRB. Ndeshja e parë përfundoi 1-1 në Vila Belmiro dhe rikthimi i Neymar-it mund të bëjë diferencën në një sfidë që nuk pritet të jetë e lehtë. I dëmtuar më 16 prill, Neymar kishte planifikuar të rikthehej në fillim të qershorit, por thirrja e Ancelotti-t…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për president në vitin 2028. Ai ka theksuar se qëllimi i tij është forcimi i pozitës së Turqisë dhe miratimi i një Kushtetute të re, më demokratike dhe më në përputhje me kohën. “Nuk kam asnjë qëllim të kandidoj sërish. Qëllimi ynë i vetëm është të rrisim reputacionin e vendit tonë. Turqia po ndryshon, bota po ndryshon. A mendoni se në një botë kaq dinamike mund të ecim përpara me një Kushtetutë të krijuar në kohën e grusht shtetit, që ende mban erën e mentalitetit…
Harrojeni atë që keni ditur deri më tani. Një studim i ri ka treguar se akulli nuk është metoda më e mirë për trajtimin e lëndimeve. Akulli mund të lehtësojë dhimbjen, por kjo gjë zgjat vetëm 20-30 minuta dhe ka efekt negativ në shërim. Shihni gjashtë arsyet pse nuk duhet të vendosni akull kur jeni të lënduar: Edhe pse akulli ndihmon në trajtimin e dhimbjes menjëherë, ai nuk e eliminon plotësisht inflamacionin, i cili në rast të ndrydhjes është i dobishëm për të çuar përpara procesin e shërimit. Inflamacioni është procesi i parë normal që trupi fillon të riparojë indet…
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, përfundoi vizitën e saj në Serbi ku i dërgoi një mesazh të qartë autoriteteve në Beograd: duhet të përqendrohen në reforma dhe të tregojnë drejtim të qartë strategjik për të avancuar në rrugën drejt BE-së. “Dua ta shoh Serbinë duke ecur drejt Bashkimit Evropian. Për këtë, liderët politikë duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të tregojnë drejtimin e qartë strategjik. Kjo arrihet duke rikthyer besimin dhe qëndruar besnikë ndaj parimeve demokratike”, ka shkruar ajo në X. Kallas së shpejti pritet të mbërrijë në Kosovë, për të vazhduar më pas në Maqedoninë…
Finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë të ditur listën e lojtarëve të grumbulluar për finalen e madhe ndaj Prishtinës. KF Llapi para pak çasteve ka publikuar edhe listën e lojtarëve, që mund ta ndiqni më poshtë: Si Llapi, ashtu edhe Prishtina nuk e kanë siguruar kalimin në Europë nga sezoni i rregullt, andaj sonte do jetë një ndeshje e zjarrtë. /GazetaBlic Sport
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar për krizën politike në Kosovë, duke kujtuar se ngërçi aktual jo vetëm që pengon formimin e qeverisë, por mund t’i kushtojë vendit qindra miliona euro fonde nga BE-ja dhe Banka Botërore, në një kohë kur ekonomia është në pasiguri të thellë. “Deputetët po mblidhen çdo 48 orë që nga mesi i prillit për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por kandidatja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Albulena Haxhiu, ka marrë vetëm 54 nga 61 votat e nevojshme,” shkruan Reuters, ndërsa tutje citohen ekspertë që paralajmërojnë se dështimi për të zgjedhur kryetarin mund të…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në vlerë 175 miliardë dollarë, nënkupton se SHBA-ja do të vendosë armë në hapësirë për herë të parë. Duke folur të martën nga Zyra Ovale, Trumpi tha se pret që sistemi “ta nisë punën plotësisht para përfundimit të mandatit tim”, i cili mbaron në vitin 2029, dhe të ketë aftësinë për t’i ndalur raketat “madje edhe nëse ato lëshohen nga hapësira”. Një zyrtar amerikan tha se ka më shumë gjasa që ky sistem kompleks të ketë…
Tottenham Hotspur do të përballet me Interin ose Paris Saint-Germainin në Superkupën e UEFA-s në tokën italiane, e cila do të zhvillohet në Stadio Friuli në Udine. Stadio Friuli është shtëpia e ekipit të Udinese. Fituesi i Ligës së Evropës dhe fituesi i Ligës së Kampionëve përballen në Superkupën e Evropës, e cila tradicionalisht hap sezonin e ri. Kjo finale është planifikuar të luhet në Udine të mërkurën, më 13 gusht 2025. /GazetaBlic Sport
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë vrarë nga të shtënat jashtë një eventi në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington, DC, të mërkurën në mbrëmje. Lidhur me rastin tragjik, një i dyshuar është arrestuar, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikan. Të vrarë mbetën një burrë dhe një grua dhe ishin një çift i ri që do të fejoheshin për t’u martuar, tha ambasadori izraelit. Shefja e Policisë Metropolitane të Uashingtonit, Pamela Smith, tha se një i dyshuar i vetëm, i cili u pa duke ecur jashtë muzeut para ngjarjes, tani është në paraburgim. I dyshuari, është identifikuar si…
Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të përgjumur ose të lodhur pas një gjumi të gjatë, mund të jeni duke u pyetur: Cila është ora më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes? Ekspertët e shëndetit dhe të gjumit kanë disa sugjerime për të optimizuar rutinën e mëngjesit dhe për të siguruar që trupi dhe mendja juaj të ndihen të freskët dhe të gatshëm për ditën përpara. Sipas ekspertëve, dy faktorët kryesorë që ndihmojnë në një rutinë të shëndetshme zgjimi janë: zgjedhja e një kohe të qëndrueshme për t’u zgjuar çdo ditë dhe shikimi i dritës natyrale të diellit në mëngjes. Këta…
