Autor: TV News

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të premten se do të vendosë tarifa prej 50 për qind ndaj të gjitha importet nga Bashkimi Evropian, si dhe tarifa prej 25 për qind ndaj produkteve të kompanisë Apple, nëse nuk i prodhon telefonat mobilë, iPhone, në Amerikë. Këto kërcënime, të bëra përmes rrjeteve sociale, pasqyrojnë aftësinë e Trumpit për ta tronditur ekonominë globale me disa rreshta të shkruar, si dhe të vërtetën se tarifat e tij nuk po sjellin marrëveshje tregtare që ai kërkon, e as kthimin e prodhimit vendas që ua ka premtuar votuesve. Trumpi u zemërua nga…

Read More

Vnicius Junior i tha lamtumirë Carlo Ancelottit me një mesazh të veçantë pasi Real Madridi konfirmoi zyrtarisht lajmin se po ndahej nga specialisti italian. Ancelotti do t’i udhëheqë “Mbretërit” për herë të fundit në ndeshjen e ardhshme në shtëpi kundër Real Sociedad në Santiago Bernabeu. Letra e Vinicius drejtuar Carlo Ancelottit: Letër e hapur për Carlos Ancelottin: Faleminderit, zotëri. Për gjithçka. TI JE MË I MIRI. Që nga mbërritja juaj në Madrid, jeta ime ka ndryshuar si lojtar dhe si person. Ai më dha besim, më bëri të rritem dhe ishte pranë meje në çdo moment, brenda dhe jashtë fushës.…

Read More

Luka Modric është konfirmuar tashmë se do të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere dhe klubi ka filluar përgatitjet për zëvendësimin e tij. Me largimin e kroatit, pritet që të sjellin një mesfushor të ri dhe disa emra kanë filluar të shqyrtohen si pasues të mundshëm. Në muajt e fundit është raportuar se mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, është në radarët e Real Madridit, dhe sipas Cadena SER, ai shihet si një kandidat serioz për të zëvendësuar Modricin. “Los Blancos” kishin shfaqur interes për të që para transferimit të tij të shtrenjtë te Chelsea pas Kupës së Botës 2022,…

Read More

Dashi Humori do ju ndryshojë shpesh gjatë kësaj dite dhe mund të bëni edhe gjëra shumë të gabuara. Nëse keni një lidhje, yjet nuk do ndikojnë pozitivisht dhe ka rrezik që të prekin edhe lirinë tuaj në çift. Nuk do ndiheni gjithë kohës mirë me partnerin dhe në disa momente mund ta ngrini zërin edhe më shumë. Ju beqarët do keni një ditë shumë pozitive dhe do arrini më në fund të gjeni personin tuaj më të përshtatshëm. Në punë, nëse po merreni përkohësisht me diçka që nuk ka lidhje me fushën tuaj, lëreni dhe fokusohuni me gjërat thelbësore. Mos…

Read More

Prishtina ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës duke mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur Llapi mbeti me një lojtar më pak. Arbnor Ramadani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 58-të dhe u përjashtua nga loja, duke lënë skuadrën e Podujevës me dhjetë futbollistë. Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 60-të, Prishtina përfitoi nga epërsia numerike dhe shënoi golin e fitores përmes Albin Krasniqit, i cili i dha ekipit të tij trofeun. E pas…

Read More

Rahoveci është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Titullin e dytë rresht Rahoveci e fitoi të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Në finalen e dytë të plejofit, Rahoveci e mposhti Kastriotin vendas me rezultat 34:32. Rahovecasit e kanë fituar edhe finalen e parë, të dielën. Ndeshja e dytë ishte dramë e vërtetë. Mysafirët ishin në epërsi të lehtë thuajse gjithë kohën. Por ferizajasit nuk u dorëzuan. Në minutën e 54-t shënuan për 23:22. Më pas u shkëputën edhe në dy gola, 24:22. Humbën sulmin për shkëputje prej tri golave dhe Rahoveci u kthye. Egzon…

Read More

Mund të shijoni një filxhan kafe në mëngjes, por asgjë nuk mund ta mposhtë ujin e thjeshtë dhe të pastër për të mirën e trupit tuaj. Dhe ndërsa sigurisht një gotë ujë është e mirë në çdo kohë, ajo që pak njerëz e dinë është se është e dobishme për shëndetin tuaj kur e pini në mëngjes sapo të zgjoheni nga shtrati. Përfitime të përgjithshme Uji është një lëndë ushqyese thelbësore për jetën. Trupi juaj varet nga uji për çdo reaksion kimik që kryen. Në fund të fundit, dihet që trupi ynë përbëhet kryesisht nga uji, që korrespondon me afërsisht…

Read More

Trajneri holandez Erik ten Hag ka refuzuar mundësinë për t’u rikthyer në krye të skuadrës së Ajax, edhe pse është konsideruar kandidati ideal për ta zëvendësuar Francesco Farioli, i cili është larguar javën e kaluar pas mospajtimeve me bordin drejtues të klubit. Sipas “Voetbal International”, pesëdhjetë e pesë vjeçari ka vendosur të mos e pranojë ofertën e Ajax, pasi thuhet se ka plane të tjera. Ten Hag është aktualisht pa skuadër që nga nëntori i vitit 2024, kur u largua nga Manchester United, por është raportuar se ai ka zgjuar interesin e disa klubeve evropiane, përfshirë edhe Bayer Leverkusen në…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kryesuar sot një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare, e cila është mbajtur në ndërtesën e Presidencës dhe ka zgjatur gati dy orë. Temat kryesore të diskutimit ishin zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, raporton media serbe. Pas mbledhjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, doli para gazetarëve, duke bërë të ditur se takimi ishte më i gjatë për shkak të “numrit të madh të çështjeve të ndjeshme” që u diskutuan. “Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon, me fokus të veçantë…

Read More