Autor: TV News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim dhe përfundimin e luftës, pas një telefonate dy-orëshe me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Trump, i cili e përshkroi bisedën si të shkuar “shumë mirë”, tha gjithashtu se kushtet për paqe do të duhet të negociohen midis dy palëve. Putin tha se ishte gati të punonte me Ukrainën për një “memorandum mbi një marrëveshje të mundshme paqeje në të ardhmen”, por nuk iu përgjigj kërkesave të SHBA-së dhe vendeve evropiane për një armëpushim 30-ditor pa kushte. Trump foli gjithashtu me Presidentin…

Read More

Të paktën 38 palestinezë u vranë në një seri sulmesh ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës brenda vetëm gjysmë ore, sipas mjekëve palestinezë. Një zëdhënës i agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi tha se avionët luftarakë izraelitë goditën një shkollë në qytetin lindor të Gazës; një stacion karburanti të braktisur që strehonte familjet e zhvendosura në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore; dhe një ndërtesë banimi trekatëshe në Deir al-Balah në Gazën jugore. Ai shtoi se ekipet e shpëtimit po përballeshin me vështirësi të mëdha për të arritur tek të plagosurit për shkak të mungesës…

Read More

Presidenti i Barcelonës , Joan Laporta, ndau informacione rreth situatës aktuale financiare të klubit. Sipas tij, këtë sezon klubi do të ketë të ardhura prej 950 milionë eurosh. Ai shprehu besim se klubi do të respektonte rregullin e barazimit 1-1 të La Ligës. “Të ardhurat që do të hyjnë në klub do të jenë 950 milionë euro, që është pothuajse një miliard euro. Jam i bindur se do të jemi brenda rregullave të fair-play-t financiar kur bëhet fjalë për pagat dhe buxhetin e transferimeve”, tha Laporta në një intervistë me TV3. “Këtë verë do të ketë ndryshime në ekipin tonë.…

Read More

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Anders Fogh Rasmussen, i tha Radios Evropa e Lirë se përgatitjet për një forcë evropiane që do të vendosej në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje “po ecin shumë ngadalë” dhe se i gjithë modeli i sigurisë evropiane ishte “në një pikë kthese”. “Nuk dua të shoh një koalicion të të gatshmëve që kthehet në një koalicion të pritësve”, tha Rasmussen, duke iu referuar një plani të shpallur nga kryeministri britanik, Keir Starmer, në Londër, më 2 mars. Që atëherë ka pasur një sërë takimesh në nivele të…

Read More

Vendet e Bashkimi Evropian i kanë dhënë dritën e gjelbër heqjes së të gjitha sanksioneve ekonomike ndaj Sirisë, me qëllim që ta ndihmojë vendin e dalë nga lufta që të rikuperohet pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje fillestare për këtë lëvizje, që mund të zbulohet zyrtarisht nga takimi i ministrave të Jashtëm në Bruksel, transmeton Telegrafi. Ky veprim pason njoftimin e Shteteve të Bashkuara gjatë javës së kaluar se do të heqin gjithashtu të gjitha sanksionet ndaj Damaskut. Diplomatët e BE-së i thanë AFP-së se marrëveshja duhet të…

Read More

Disa shenja të zodiakut tërheqin energji pozitive financiare nga 19 deri në 25 maj, për sa kohë që nuk kanë frikë nga rreziku dhe ndryshimi. Është koha që ata të reflektojnë mbi atë që duhet të bëjnë për të pasur sukses dhe të mos hezitojnë në angazhimet e kërkuara për ëndrrat e tyre. Nëse guxojnë të dalin nga zona e tyre e rehatisë, do të arrijnë suksesin financiar që dëshirojnë. DemiSezoni i Binjakëve fillon të martën, më 20 maj, duke sjellë mundësi të reja financiare në jetën e Demit. Nuk do të mungojnë propozimet e reja, por është e preferueshme…

Read More

Rodri është përfshirë në skuadrën e Manchester Cityt për ndeshjen vendimtare kundër Bournemouth, e cila është të martën. Fituesi i Topit të Artë u lëndua më 22 shtator të vitit të kaluar, në një ndeshje të raundit të pestë të Premier Ligës kundër Arsenalit, të luajtur në Etihad. Disa ditë më vonë, u konfirmua dëmtimi i ligamentit, gjë që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale dhe e la jashtë fushave për tetë muaj. Edhe pse nuk ka gjasa që ai të jetë titullar kundër Bournemouth, nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë disa minuta në një moment gjatë ndeshjes. Kthimi i tij është…

Read More

Franca është “e vendosur” ta njohë një shtet palestinez, ka thënë të martën ministri i saj i Jashtëm, teksa ka dënuar Izraelin për situatën e “pajustifikueshme” në Gazë, të krijuar nga fushata ushtarake dhe nga bllokada e saj humanitare. Kryediplomati francez, Jean-Noel Barrot, ka thënë, po ashtu, se Parisi mbështet një iniciativë të udhëhequr nga Holanda për një rishikim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Izraelit, që mund t’i prekë marrëdhëniet politike dhe ekonomike, raporton AFP. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka lënë të hapur mundësinë që Franca të bëhet vendi evropian i radhës që njeh një…

Read More

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime konkrete kundër Izraelit, nëse ky i fundit nuk ndalon ofensivën ushtarake në Gaza dhe nuk lehtëson hyrjen e ndihmave humanitare. Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri kanadez Mark Carney thanë se “nëse Izraeli nuk e ndal ofensivën e ripërtërirë ushtarake dhe nuk heq kufizimet për ndihmën humanitare, ne do të ndërmarrim veprime të mëtejshme konkrete si përgjigje”. Ata i bënë thirrje gjithashtu Hamasit që të lirojë pengjet e marra gjatë sulmit të 7 tetorit, të cilin e cilësuan…

Read More