Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

13 Qershor, 2025

Juventusi rinovon kontratën me mbrojtësin

13 Qershor, 2025

Arsenali bën ofertën e parë për Viktor Gyokeres

13 Qershor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh
  • Juventusi rinovon kontratën me mbrojtësin
  • Arsenali bën ofertën e parë për Viktor Gyokeres
  • Garancioni bankar i lëshuar nga KOSTT, Ministrja Artane Rizvanolli ftohet publikisht në Debat Plus
  • Hoxha: 15 pikat e LDK-së nuk përbëjnë ndonjë risi politike
  • Sqarim i “Dardanëve”: Tifozeria jonë është e hapur për të gjithë
  • Serbia thotë se është e shqetësuar për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Kosovës
  • Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 13 Qershor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Reuters: “Vendi më i varfër në Evropë” mund të humbasë fondet e BE-së – Kurti s’ka vota as për kryetaren e Kuvendit

22 Maj, 2025 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar për krizën politike në Kosovë, duke kujtuar se ngërçi aktual jo vetëm që pengon formimin e qeverisë, por mund t’i kushtojë vendit qindra miliona euro fonde nga BE-ja dhe Banka Botërore, në një kohë kur ekonomia është në pasiguri të thellë.

“Deputetët po mblidhen çdo 48 orë që nga mesi i prillit për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por kandidatja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Albulena Haxhiu, ka marrë vetëm 54 nga 61 votat e nevojshme,” shkruan Reuters, ndërsa tutje citohen ekspertë që paralajmërojnë se dështimi për të zgjedhur kryetarin mund të shtyjë ose anulojë fonde të rëndësishme nga BE-ja dhe Banka Botërore për sektorë si shëndetësia, arsimi dhe energjia e gjelbër.

Raportohet se duke folur për agjencinë, Lulzim Rafuna, kreu i Odës Ekonomike, ka thënë se, “ka projekte dhe kredi me vlerë 700-800 milionë euro që janë pezull për shkak të krizës”, duke shtuar tutje se “bizneset janë në pasiguri për reformat, politikat fiskale dhe taksat”.

Reuters më pas ka shkruar për komentin e zëvendëskryeministrit në largim, Besnik Bislimi, i cili tha se fondet nuk do të humben dhe se kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin për të votuar financimet.

Ndërsa, përmendet edhe intervista e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhënë për RTK-në, ku thuhet se “pavarësisht kërkesave të opozitës, kryeministri nuk ka treguar gatishmëri për të ndryshuar kandidaten”.

Tutje, duke shkruar për komentin e Kurtit dhënë në intervistë: “Ata (opozita) nuk besojnë që unë i kam 61 vota për t’u bërë kryeministër, dhe unë po ju them: më testoni,” Reuters ka vënë në pah se kryeministri në detyrë nuk e ka sqaruar se “si pret të sigurojë votat për të formuar qeverinë, kur nuk po arrin as t’i sigurojë ato për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.”

Lexuar: 82

Lajme të ngjashme

Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

NATO zgjeron aftësitë satelitore për të monitoruar situatën në Ukrainë

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

Shkon në mbi 290 numri i të vdekurve pas përplasjes së aeroplanit

Agjencia bërthamore e OKB: Irani s’po përmbush detyrimet për herë të parë në 20 vjet

showbiz

“Frymëzim, ndryshim”- Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

Showbiz 12 Qershor, 2025

Këngëtarja njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit e saj…

Një bashkëpunim magjik, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija publikojnë këngën “Arabe”

Showbiz 8 Qershor, 2025

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një…

Horoskop ditor, 8 qershor 2025

Showbiz 8 Qershor, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

Noizy dhe Era godasin me “Kitty”

Showbiz 3 Qershor, 2025

Noizy dhe Era Istrefi kanë publikuar këngën e tyre më të re. Super bashkëpunimi mban…

“Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të ha për një javë” – rrëfimi prekës i Big Mamës për dhunën që përjetoi nga ish-partneri

Showbiz 27 Maj, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.