Autor: TV News

Drilon Islami është një nga mesfushorët më të mirë të futbollit kosovar. Pas përfundimit të sezonit 2024/25, Islami ende mbetet në dyshim për të ardhmen e tij dhe nuk dihet ende nëse do të vazhdojë qëndrimin tek FC Prishtina. Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e Drilon Islamit është Dinamo City e Tiranës. Ilir Daja, i cili është trajner i Dinamos – pëlqen shumë futbollistin, andaj klubi ka shprehur interesim për të, megjithatë futbollisti ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Kujtojmë se Islami me Prishtinën do të luajnë në kualifikueset…

Read More

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me tenderin për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e produkteve shtazore. Pas një intervistimi në cilësinë e të dyshuarit, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, konfirmoi lirimin e tij në procedurë të rregullt. Pas 5 orësh përfundon intervistimi i Pecit “Është liruar në procedurë të rregullt, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe intervistimi tashmë ka përfunduar”, ka thënë Luta për Dukagjinin. Gazetari Lirim Mehmetaj, i cili e bëri i pari publik këtë rast, ka thënë se arsyeja e lirimit të Pecit është fakti se…

Read More

Lamine Yamal ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me Barcelonën që zgjat deri në vitin 2031. Kontrata e mëparshme e 17-vjeçarit duhej të skadonte në verën e vitit 2026 dhe përmbante një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh. Kushtet e tij të reja, e bëjnë atë një nga lojtarët më të paguar të klubit. Yamal është vendosur si një nga yjet më të mirë të rinj në botë që kur rinovoi për herë të fundit kontratën e tij me Barcelonën në vitin 2023, duke luajtur një rol kyç në fitoren e trefishtë të Barcës në sezonin 2024-25 dhe në…

Read More

Instituti GAP publikoi raportin e ri “Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës”. Nga qershori i vitit 2023, Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe në mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian (BE). Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kanë rezultuar me pasoja të theksuara financiare dhe zhvillimore, duke i kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyera për një afat të pacaktuar. Brenda kësaj shume, për shkak të kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të…

Read More

Jeremie Frimpong ka mbërritur në Liverpool për të përfunduar transferimin e tij te Reds. Mbrojtësi i djathtë mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me një avion privat ndërsa përgatitet të finalizojë transferimin e tij nga Bayer Leverkusen, sipas Sky Sports News. Liverpooli thuhet se ka rënë dakord të përmbushë klauzolën e lirimit prej 35 milionë eurosh për të siguruar nënshkrimin e Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen. Mbrojtësi holandez pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Reds, duke e mbajtur atë në klub deri në qershor 2030. Frimpong ka kontribuar me pesë gola dhe nëntë asiste në 47 paraqitje për Bayer Leverkusen…

Read More

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, është liruar pas një intervistimi pesë orësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës. Intervistimi lidhet me kontratën e dyshimtë 60-milionëshe për menaxhimin e mbetjeve të nënprodukteve shtazore.

Read More

Trajneri i Real Betis, Manuel Pellegrini, ka lëshuar një mesazh sfidues përpara finales së Ligës së Konferencës kundër Chelseat, duke këmbëngulur se skuadra e tij është plotësisht e përgatitur për të sfiduar shanset dhe për të garuar për trofeun. Duke folur gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp para ndeshjes në Wroclaw, Pellegrini foli për narrativën që e paraqet Chelsean si favorit, të nxitur nga historia e tyre e pasur dhe statusi i tyre i rëndësishëm në futbollin evropian. “Është shumë e lehtë të thuash se Chelsea është favorit. Stema e tyre ndonjëherë ka më shumë rëndësi se stema…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përkujtim të 30-vjetorit të Marrëveshjes së Paqes që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në forumin me temë “Renewing focus on peace and prosperity in the Balkans”, presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Dayton-it dhe procesit të integrimit Euroatlantik të Bosnjë dhe Hercegovinës. Begaj e ka cilësuar këtë marrëveshje si një gur themeli të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ai ka theksuar rëndësinë e ndërhyrjes…

Read More

Anësori i Chelseat, Mykhailo Mudryk, do të jetë i pranishëm në finalen e Ligës së Konferencës kundër Real Betis, pavarësisht se është nën pezullim pas një testi të dopingut. Lojtari ukrainas pati një ndikim më herët në garë dhe ende konsiderohet pjesë e udhëtimit të skuadrës drejt finales. Edhe pse Mudryk nuk ka luajtur ose nuk është stërvitur me ekipin që nga dhjetori për shkak të një rezultati pozitiv në test, kontributet e tij të hershme ndihmuan Chelsean të arrinte në këtë fazë të turneut. Sipas rregullave të UEFA-s, Chelsea do të marrë 50 medalje për t’u shpërndarë midis lojtarëve…

Read More

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka marrë vendim për të gjobitur Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) me shumën prej 3,000 eurosh, për shkak të moszbatimit të vendimit të mëhershëm që detyronte këtë institucion të ofronte qasje në dokumente publike për kompaninë ankuese “Sierra Inspekt”. Vendimi me numër Gj-1112/2024 është nxjerrë më 27 maj 2025, pas shqyrtimit të ankesës së parashtruar më 9 dhjetor 2024 nga Sierra Inspekt kundër Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht ndaj IQMT-së, për refuzim të qasjes në dokumente të laboratorit të produkteve biocide të importuara. Sipas AIP-së, IQMT nuk ka respektuar…

Read More