Autor: TV News
Vetëm 7 ditë kohë i janë dashur grupit për të planifikuar e kryer grabitjen e armatosur që ndodhi më 22 nëntor të vitit 2023 në një argjendari në Suharekë. Në aktakuzën e ngritur nga prokuroria Themelore në Prizren, të siguruar nga Dukagjini, tregohen veprimet e Korab Gashit, Bujar Bashës, Besart Istrefit, Leotrim Cakollit dhe Trim Barakut, para dhe pas grabitjes. Pasi paraprakisht kishin blerë automjete të paregjistruara dhe mjete të tjera të nevojshme, natën e 21 nëntorit, sipas Prokurorisë, ishin mbledhur në shtëpinë e Bujar Bashës, e të nesërmen Korab Gashi, Bujar Basha dhe Besart Istrefi të shoqëruar me të…
Arda Turan është emëruar zyrtarisht trajner kryesor i klubit ukrainas Shakhtar Donetsk. Turan kohët e fundit la postin e tij si trajner i Eyupspor, i cili luan në divizionin e dytë turk. Turan luajti për Atletico Madrid për gjashtë vjet përpara se të luante për Barcelonën, e të kthehej në Turqi. Trajneri turk do të punojë për rikthimin e Shakhtar në krye të Premier League ukrainase pas disa vitesh vështirësish. Këtë sezon, Shakhtar përfundoi i treti në ligë pas Dynamo Kyiv dhe Oleksandriya. /GazetaBlic Sport
Ata që hanë shumë fibra dhe drithëra të plota çdo ditë kanë një rrezik më të ulët për sëmundje të ndryshme kronike jo-ngjitëse dhe janë përgjithësisht më të shëndetshëm, sipas një studimi të ri shkencor të kryer në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Hulumtimet tregojnë se konsumimi i të paktën 25 gramëve fibra në ditë shoqërohet me një ulje prej 15% deri në 30% të vdekshmërisë së parakohshme nga çdo shkak, krahasuar me ata që hanë sasi të vogla të fibrave të tilla dietike. Në mënyrë specifike, konsumimi i shumtë i fibrave shoqërohet me një ulje prej 16%…
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale që përfshiu intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, për rastin e tenderit për përpunimin e mbetjeve shtazore. Në Debat Plus, Gjini ka thënë se ky aksion nuk duhet të shihet si veprim personal i kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj, por si pjesë e një institucioni që funksionon sipas ligjit. Sipas tij, se kryeprokurori Isufaj rrezikon të bëhet “hero i Kosovës”. “Me dal zëvendëskryeministrja e parë edhe me thënë aksioni i Blerim Isufajt kundër Faton…
Xavi Hernandez, mjeshtri legjendar i Barcelonës dhe dy herë kampion i Kupës së Botës për Klube, e përshkroi triumfin në turneun prestigjioz si “ta prekësh” qiellin. Ai vlerësoi gjithashtu formatin e ri të Kupës së Botës për Klube FIFA, duke e etiketuar atë si një ndryshim rrënjësor për sportin në shkallë globale. “Të jesh kampion i Kupës së Botës për Klube të jep ndjesinë sikur po prek qiellin”, tha Xavi, duke kujtuar triumfet e tij në vitet 2009 dhe 2011. “Ke mundësi të shohësh stile të ndryshme loje, duke u përballur me ekipe nga Oqeania, Amerika e Jugut dhe Amerika…
Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë, edhe pse Pekini vazhdon t’i mohojë këto akuza. Sipas një raporti të klasifikuar të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, të cilin e kanë parë gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe rrjetet shtetërore televizive NDR dhe WDR, komisionari i BE-së për sanksione, David O’Sullivan, ka deklaruar në një takim në Bruksel këtë muaj se ndonëse sanksionet kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse, vazhdon të ketë vështirësi. Mediat thanë më 27 maj se Ambasada kineze në Berlin nuk ka pranuar…
Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se hetimet e Prokurorisë Speciale në lidhje me kontratën për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore nuk do të ishin ndërmarrë pa publikimin e rastit në emisionin Debat Plus. Sipas Mehmetajt, Prokuroria ka pasur qasje në dokumentet e dyshimta para se ato të bëheshin publike përmes medias, por nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim konkret. Mehmetaj madje citoi burime nga brenda hetimeve, duke thënë se sinjalizuesit e kishin informuar Prokurorinë më herët, por që rasti mori vëmendjen e duhur vetëm pas trajtimit në televizionin Dukagjini. “Larg jemi me quajt prokurorë heronj këtu.…
Adrion Pajaziti zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Goricën në kampionatin kroat. Mesfushori i Kombëtares shqiptare regjistroi 23 paraqitje në kampionat ku arriti të realizojë dhe 3 gola. Megjithatë, Pajaziti ka lënë skuadrën e Goricës për t’u rikthyer tek Fulham. Por, edhe në skuadrën e Premier League, mesfushori i Kombëtares shqiptare me shumë gjasa nuk do të qëndrojë gjatë. Sië raporton “sportske novosti”, Hajduku i Splitit është në gjurmët e 22-vjeëarit kuqezi. Në rast se Fulhami nuk do të aktivizojë opsionin e rinovimit tek Pajaziti, kroatët mund të transferojnë mesfushorin e Shqipërisë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar me tone të ashpra ndaj hetimeve që po zhvillohen ndaj ministrit të Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, i cili u intervistua nga Prokuroria Speciale në lidhje me dyshimet për keqpërdorime rreth kontratës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Përmes një postimi në Facebook, Kraki ka kritikuar si prokurorinë ashtu edhe mediat. “Dhe kështu erdhem në pikën ku prokurorët e Kosovës e marrin të mirëqenë dhe e shfaqin si provë edhe propagandën më absurde kundër një ministri. Propaganden që bandat politiko-mediatike e gatuajnë dhe e shërbejnë me porosi nga ata që pësuan humbje milionëshe…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mbështetje dhe lavdata për ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, pikërisht në ditën kur ky i fundit u intervistua nga organet e hetuesisë në lidhje me kontratën e dyshuar prej 60 milionë eurosh për përpunimin e mbetjeve shtazore. Peci u intervistua për pesë orë me radhë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të dyshuarit, por është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, Kurti, përmes një postimi në Facebook me rastin e hapjes së Panairit “Agrokos & Agroturizëm 2025”, e ka vlerësuar lart punën e Pecit. “Panairi AGROKOS & Agroturizëm 2025 – një…
