Autor: TV News
Sot, më 28 maj, do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedonisë së Veriut, e cila ndan pikën kufitare mes Maqedoninë Veriore me Kosovën. Ky sistem është një model modern i kontrollit të integruar kufitar, i cili lehtëson qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve me kontroll vetëm një herë nga shteti pritës. Zëdhënësja e Qeverisë në Maqedoni të Veriut, Venera Azizi ka thënë të martën në një deklaratë për KosovaPress se ky sistem, përveç lehtësimit të qarkullimit, nënkupton edhe siguri të shtuar dhe zhvillim ekonomik. “Ky sistem që e vendosëm në Bllacë dhe Jazhincë nënkupton…
Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjallë të qytetarëve dhe vizitorëve, qyteti i Lezhës ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për verën 2025. Ceremonia u zhvillua në bregdetin e Shëngjinit, i cili u gjallërua nga muzika, ushqimi tradicional dhe aktivitetet promovuese që sollën bashkë komunitetin lokal dhe turistët. Edhe pse moti nuk ishte ideal, me erë të fortë dhe reshje sporadike, kjo nuk pengoi aspak festën. Vizitorë vendas dhe të huaj u mblodhën për të shijuar kulinarinë vendase, muzikën dhe atmosferën e ngrohtë që u krijua në sheshin Willson të Shëngjinit, ku sonte gjatë natës do të zhvillohet një…
Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriu e Presheva. Pjesë e këtij aktiviteti ishin panaire të artizanatit dhe kulinarisë, ku u promovuan produktet tradicionale dhe vlerat kulturore të zonës. Gjithashtu, operatorët turistikë prezantuan ofertat dhe paketat për pushuesit vendas dhe të huaj, duke synuar të rrisin atraktivitetin e Shëngjinit si një destinacion i rëndësishëm turistik në bregdetin shqiptar. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se përgjate këtyrë viteve Shëngjin, Talja dhe Lezha ka…
Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, tha se pret të qëndrojë në klubin turk edhe sezonin e ardhshëm. Trajneri portugez, i cili iu bashkua Fenerbahçes me një kontratë dyvjeçare verën e kaluar, ka mbetur i rezervuar për të ardhmen e tij në javët e fundit. Por pas humbjes 4-2 të ekipit të tij ndaj Hatayspor të hënën, Mourinho tha: “Nëse më pyetni nëse do të jem këtu sezonin e ardhshëm, i referohem paraqitjes së fundit të presidentit (të Fenerbahçes) në televizion disa javë më parë, ku presidenti tha se donte që unë të qëndroja dhe shpresonte që unë të qëndroja sezonin…
E dështuar rezultoi edhe mbledhja e 22-të e të zgjedhurve të popullit në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit, që rastisi në dy mujorin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Sërish në votim nuk morën pjesë mjaftueshëm deputetë, ndërsa 54 ngritën dorën për krijimin e komisionit për votim të fshehtë. E vetmja risi ishte diskutimi i hapur, por pa emra, për dy deputetë të Lidhjes Demokratike të cilët u tha se Lëvizja Vetëvendosje po bën përpjekje t’i joshë, përmes ofertave biznesore, por edhe shantazhit. “Format e presionit janë të ndryshme, një ndër to është edhe kjo që…
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka konfirmuar skuadrën e tij prej 23 lojtarësh që do të udhëtojë për finalen e Ligës së Konferencës kundër Real Betis. Blutë do të synojnë ta mbyllin fushatën e tyre evropiane me trofe, ndërsa përballen me skuadrën e Manuel Pellegrinit në atë që premton të jetë një ndeshje me spektakël. Marcus Bettinelli, Wesley Fofana, Aaron Anselmino dhe Romeo Lavia nuk janë regjistruar për garën, por kanë udhëtuar me skuadrën për të mbështetur ekipin. Lista e ekipit: Portierë: Lucas Bergstrom, Filip Jorgensen, Robert Sanchez Mbrojtës: Josh Acheampong, Tosin Adarabioyo, Benoit Badiashile, Trevoh Chalobah, Levi Colwill, Marc…
Në fund të shqyrtimit gjyqësor ka arritur procesi kundër katër të akuzuarve Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomi Vaki për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të Kosovës. Në seancën e sotme, përveç Aleksander Vlaiqit, i cili ka dhënë mbrojtjen e tij, të akuzuarit e tjerë janë mbrojtur në heshtje. Vlaiq, i cili ka punuar gjatë në Policinë e Kosovës, tha se ditën kur kishte ndodhur sulmi kishte kaluar aty rastësisht. “Gjatë rrugës për në shtëpi kur kam ardhur afër zyrës së KKZ-së e kam parë se janë të thyer xhamat e zyrës dhe kam…
Kombëtarja e Shqipërisë zbret në fushë e lojës në datën 7 qershor, kur do të përballet me Serbinë në “Arenën Kombëtare”. Në prag të këtij ballafaqimi ka folur edhe ish-i i përfaqësueses kuqezi në “News 24”, fjala është për Hamdi Salihi. Ish-sulmuesi shkodranë ka analizuar këtë ndeshje në dimensione të ndryshme, teksa ka dhënë edhe parashikimin finale se da do të përfundojë dueli i shumëpritur: “Të them të drejtën, ia kam pak frikën, sepse historia e popullit shqiptar me Serbinë nuk ka kujtime të mira. Kur vjen puna te ndeshja me Serbinë, ka ndikime emocionale edhe nga njerëz që nuk…
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pas një intervistimi gati pesë orësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Prokurorinë Speciale. Intervistimi i tij u zhvillua në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me kontratën për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e nënprodukteve shtazore, me një vlerë prej rreth 60 milionë eurosh. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili përmes një postimi në Facebook ka shprehur shpresën se në Kosovë po lind një epokë e re drejtësisë. Abdixhiku ka thënë se do të vijë dita kur edhe…
Baton Zabërgja është në radarin e Rubin Kazan. Sulmuesi i Dinamos kërkohet nga klubi rus, që kërkon të shtojë forcat në fazën ofensive. “Legalbet” zbulon se klubi dinamovit do të ishte i gatshëm për të lënë të lirë yllin e skuadrës, në rast se ofrohen 2.5 milionë euro. Kjo shumë ndërkohë është e padëgjuar më parë për Superioren. Zabërgja është pjesë e Dinamos nga vera e vitit 2023. Shpërthimin e pati në këtë edicion me Ilir Dajën si trajner. 24-vjeçari shënoi 15 gola në total, ndërsa asistoi edhe 10 të tjerë në të gjitha kompeticionet. Dinamo fitoi Kupën e Shqipërisë…
