Autor: TV News

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.M., i cili në qershor të vitit 2021 në rrugën Ferizaj-Shtime kishte shkaktuar një aksident në të cilin kanë humbur jetën pesë persona. “Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ilir Bytyqi – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin E.M., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe…

Read More

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP. Këngëtarja e njohur shqiptare ka thyer heshtjen duke folur për një plagë që e ka shoqëruar në jetë. Ajo u rikthye në kohë duke dhënë më shumë detaje për lidhjen e parë, teksa bëri me dije se ishte viktimë e dhunës. Artistja theksoi se nga një shtrëngim në fyt që i kishte bërë partneri, nuk kishte mundur të hante për rreth një javë. “Ishte lidhja e parë. Filloi xhelozi e madhe. Presion psikologjik, më largoi nga shoqëria. Më mbylli në vetvete. Nuk isha unë. Doja…

Read More

Manchester City ka kontaktuar Club Brugge për të diskutuar një marrëveshje për të nënshkruar me Ardon Jasharin këtë verë. Mesfushori ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore në të gjithë Evropën pas një sezoni të shkëlqyer me skuadrën belge, transmeton GazetaBlic Sport. Jashari u emërua Lojtari i Sezonit të Jupiler Pro League këtë javë pasi ndihmoi Brugge të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Belgjikës. Ishte një sezon debutimi mbresëlënës për mesfushorin shqiptar pas mbërritjes së tij nga skuadra zvicerane Luzern. /GazetaBlic Sport/

Read More

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni. Aksioni simbolik u organizua në prag të përpjekjes së 22-të për konstituimin e Kuvendit. Para hyrjes së Kuvendit janë vendosur ulëse që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to ishin vendosur pankarta me mesazhe që, sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjësinë e deputetëve. Disa nga mesazhet e vendosura në karriget simbolike ishin: “120 rroga, 0 përgjegjësi”, “Deri kur?”, “Cirku i demokracisë”, “Ky nuk është serial – është shteti ynë”, “Për çka ju kemi zgjedhur?”./EO

Read More

Juventusi ka filluar të punojë për rikthimin e Antonio Contes si trajner, raportoi gazetari i DAZN, Orazio Accomando. Siç mëson Acomando, klubi i Torinos po i ofron ekspertit 55-vjeçar të futbollit një kontratë tre-vjeçare me një pagë prej tetë milionë eurosh në vit plus bonuse, transmeton GazetaBlic Sport. Conte ka qenë në krye të Napolit që nga viti 2024. Më herët, u shfaqën informacione se trajneri së shpejti do të largohej nga skuadra dhe do të zëvendësohej nga Massimiliano Allegri. Antonio Conte ishte trajner i Juventusit nga viti 2011 deri në vitin 2014. Nën udhëheqjen e tij, “Zonja e Vjetër”…

Read More

Pas incidentit tragjik të ndodhur më 26 maj në Liverpool, ku një automjet përplasi një turmë njerëzish gjatë paradës së fitores së Liverpool FC në Premier League, Policia e Merseyside ka bërë një deklaratë zyrtare. Sipas zëvendës shefes së policisë, Jenny Sims, incidenti nuk po trajtohet si një akt terrorist dhe besohet të jetë një ngjarje e izoluar. Sipas autoriteteve, automjeti arriti të hyjë në një rrugë të mbyllur për qarkullim gjatë kohës së festimeve. Aktualisht, rruga Water mbetet e rrethuar si zonë krimi, ndërsa policia po vazhdon hetimet dhe mbledhjen e provave. Në vendngjarje ndodhen ende mbeturina nga incidenti…

Read More

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shprehur gatishmëri për të diskutuar me Mbretërinë e Bashkuar, lidhur me propozimin për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik. Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se Mbretëria e Bashkuar po e konsideron Kosovën si një nga vendet e mundshme për strehimin e migrantëve që kanë përfunduar procesin e apelimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, theksoi se “dëshirojmë të ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, si dhe qeverinë e…

Read More

Fenerbahçe pësoi një humbje të turpshme ndaj Hataysporit, ekipi i cili ra nga kategoria , në raundin e parafundit të Superligës Turke. Gjigantët e Stambollit humbën 2:4 dhe janë 11 pikë prapa kampionëve Galatasaray , dhe trajneri Jose Mourinho pranoi se skuadra e tij luajti pa motivim. “Ndeshja mund të ndahet në dy pjesë. Ndërsa ishim 11 kundër 11, ne kryesuam dhe patëm disa raste të tjera. Pas kartonit të kuq, gjërat ndryshuan. Gabimi i portierit tonë doli të ishte vendimtar për rezultatin përfundimtar”, komentoi portugezi. “Disa lojtarë e dinë se do të largohen nga skuadra, kështu që luajtën pa…

Read More

Më 27 maj, Bashkimi Evropian do të miratojë zyrtarisht skemën e tij prej 150 miliardë eurosh për të rritur shpenzimet për mbrojtjen brenda bllokut. Rregullorja e ashtuquajtur SAFE (Aksioni i Sigurisë për Evropën) u propozua për herë të parë në mars nga Komisioni Evropian, si përgjigje ndaj thirrjeve të vendeve anëtare për mbështetje financiare dhe politike në përmbushjen e objektivave të reja të mbrojtjes të shtyra përpara nga NATO – dhe për të qenë potencialisht zëvendësuese për Ukrainën, në rast se Shtetet e Bashkuara zhvendosin fokusin e tyre diku tjetër. Rregullorja përfundimtare, e parë nga Radio Evropa e Lirë, e…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bënë të qartë se nuk po arrin të përmbushë mandatin ligjor për kontrollin e produkteve ushqimore, për shkak të mungesës së theksuar të inspektorëve, raporton Ekonomia Online. Zëdhënësi i agjencisë, Lamir Thaçi, në një intervistë për EO thotë se situata është emergjente dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet për miratimin e pozitave të reja, përndryshe rrezikohet seriozisht siguria ushqimore dhe shëndeti i qytetarëve. Sipas tij, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të drejtuara institucioneve shtetërore për miratim të pozitave të reja, nuk është marrë ende asnjë aprovim zyrtar. “Aktualisht jemi në një situatë urgjente për të…

Read More