Autor: TV News
Edhe pse jeta e tyre mund të mos ketë qenë më e lehtë kohët e fundit, fati i tyre është gati të ndryshojë, pasi Maji është i mbushur me ndryshimet pozitive që ata kishin aq shumë nevojë. Hëna e Plotë në Akrep më 12 maj kishte treguar tashmë anën e saj pozitive, ndërsa hyrja e Saturnit në Dash më 25 të muajit për herë të parë në dy vjet do të rrisë nevojën për përgjegjësi personale, veprim dhe iniciativë. Këto shenja do të përfitojnë financiarisht nga këto tranzit në maj, me disa mundësi kyçe për të ndryshuar gjërat për veten…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Kosova urgjentisht duhet të formojë institucionet dhe se politikanët duhet të vendosin shtetin të parin. Pas dështimit për herë të 22-të të konstituimit të Kuvendit, Rohde në një deklaratë për KosovaPress ka thënë se ngërçi po ndikon negativisht në perceptimin e Kosovës nga jashtë. Rohde ka thënë se mungesa e institucioneve funksionale jo vetëm që ndikon në proceset e brendshme të vendimmarrjes, por gjithashtu pengon Kosovën të përfitojë nga iniciativat ndërkombëtare, siç është Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian. “E përshkruan fjala, është ngërç, është ndalesë. E thashë javën e…
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka urdhëruar ambasadat që të ndalojnë caktimin e takimeve për viza studentore, në përgatitje për kontrolle më të rrepta në rrjetet sociale të aplikuesve. Sipas një memoje të siguruar nga CBS News, Sekretari i Shtetit Marco Rubio thotë se ndalesa do të zgjasë “derisa të jepen udhëzime të reja”. Ajo prek vizat studentore dhe ato për shkëmbime kulturore, ndërsa përfshin zgjerimin e kontrollit të profileve në rrjetet sociale, raporton BBC. Vendimi vjen mes përplasjes së Trump me kolegjet elitare, të cilat ai i akuzon për prirje të majta, antisemitizëm dhe diskriminim në pranime. Administrata…
Tashmë nuk është më sekret, Bayern Munich po kërkon të përforcohet me një sulmues anësor për sezonin e ri për të udhëhequr repartin sulmues me emra si Harry Kane, Jamal Musiala dhe Michael Olise. Vincent Kompany kërkon të krijojë një linjë sulmuese të frikshme, që do ta ndihmojë shumë ekipin të synojë Champions League sezonin e ardhshëm. Në listën e dëshirave të Kompany janë 3 sulmues anësor dhe është e sigurt që njri prej tyre do bëhet bavarez sezonin e ardhshëm. Emri i parë në listë është ai i Rafael Leao-s, portugezi pëlqehet shumë nga drejtuesit bavarezë, por nuk është…
Policia e Kosoves ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunim” në Lipjan. Sipas njoftimit të PK-së thuhet se viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë. “Lipjan / 27.05.2025 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, vijon raporti ditor i PK-se.
I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Keith Kellogg, ka qortuar të mërkurën një zyrtar të lartë rus për nxitjen e frikës nga Lufta e Tretë Botërore, pasi Trumpi paralajmëroi se presidenti rus, Vladimir Putin “po luante me zjarrin” për Ukrainën. “Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se nëse nuk do të isha unë, shumë gjëra vërtet të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi, dhe dua të them ‘vërtetë keq’. Ai po luan me zjarrin”, ka shkruar Trumpi në postim të martën. Zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev, një ish-president, hodhi menjëherë poshtë kritikat…
Viktor Gyokeres, ky është objektivi numër 1 i Arsenalit në merkaton e verës. Klubi londinez e kërkon prej muajsh sulmuesin e Sportingut, i cili ka shkëlqyer në kampionatin portugez. Drejtuesit e Arsenalit kanë udhëtuar drejt Lisbonës fundjavën e kaluar dhe kanë bërë një ofertë konkrete. Arsenali ofron 70 mln euro dhe bonuse për këtë operacion. Vetë lojtari do të përfitojë një bonus nënshkrimi prej 12 milionë eurosh dhe një pagë vjetore rreth 7 milionë euro neto.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin në rastin e vrasjes së biznesmenit të njohur Bedri Rexhepi, duke dënuar Jeton dhe Nexhat Vllasaliun me burgim të përjetshëm. Vendimi u prit me duartrokitje nga të pranishmit në sallën e gjyqit. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dy të pandehurit janë ngarkuar me veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Dëmtim i varreve apo kufomave”, duke vepruar në bashkëkryerje. Vrasja është kryer nga 9 janari deri më 8 prill të vitit 2021, pas një planifikimi të detajuar dhe të qëllimshëm për përfitim material. Jeton Vllasaliu kishte shfrytëzuar besimin që viktima…
Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë, edhe pse Pekini vazhdon t’i mohojë këto akuza. Sipas një raporti të klasifikuar të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, të cilin e kanë parë gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe rrjetet shtetërore televizive NDR dhe WDR, komisionari i BE-së për sanksione, David O’Sullivan, ka deklaruar në një takim në Bruksel këtë muaj se ndonëse sanksionet kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse, vazhdon të ketë vështirësi. Mediat thanë më 27 maj se Ambasada kineze në Berlin nuk ka pranuar…
Në datën 7 qershor 2025, ora 20:45, “Arena Kombëtare” do të jetë skena e një ndeshjeje me peshë të veçantë për Kombëtaren shqiptare, që përballet me Serbinë në kualifikueset e Botërorit 2026. Përtej sfidës sportive, kjo përballje mbart edhe dimensione historike, edhe politike, që kanë ngjallur emocion dhe tension mes tifozëve dhe opinionit publik. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kanë mobilizuar masa të jashtëzakonshme sigurie për të garantuar një mbrëmje sportive të qetë dhe pa incidente. Për të parandaluar çdo incident dhe për të siguruar një ambient të sigurt për tifozët dhe lojtarët, organizimi i kësaj ndeshjeje ka nisur kohë…
