Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Edi Rama zbulon pllakën përkujtimore në Konsullatën e Shqipërisë në Manastir

23 Nëntor, 2026

Moti kthehet në ferr! Paralajmërohen erëra të fuqishme, reshje shiu e bore dhe temperatura deri në -6 gradë

22 Nëntor, 2026

Pasojat e konfliktit të vitit 2001 për banorët e komunës së Likovës

22 Nëntor, 2026

Sulmohet anija luftarake ruse në Libi, raportohet për dëme të mëdha – dyshimet bien mbi Ukrainën

22 Nëntor, 2026

Gara komunale “Të sigurt në trafik” në Likovë, nxënësit garojnë për njohuritë e rregullave të komunikacionit

22 Nëntor, 2026

SH.K.A “Jeta e Re” Sllupçan: Dy çmime të rëndësishme në Kamenica Folk Fest, shoqëria shqiptare shkëlqen me vallëzimin e saj!

22 Nëntor, 2026

Bekim Sali mirëpret Albin Kurtin në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

22 Nëntor, 2026

Macron: Incidentet në Europë në nivel të ri

22 Nëntor, 2026

Hapet Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Manastir

22 Nëntor, 2026

Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram, prindërit të mos ua blejnë fëmijëve

22 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 23 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Paralizohet” Tirana, Shqipëri-Serbi në dorë të antiterrorit, këto janë masat që do të merren

TV NewsBy TV News28 Maj, 2025 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në datën 7 qershor 2025, ora 20:45, “Arena Kombëtare” do të jetë skena e një ndeshjeje me peshë të veçantë për Kombëtaren shqiptare, që përballet me Serbinë në kualifikueset e Botërorit 2026.

Përtej sfidës sportive, kjo përballje mbart edhe dimensione historike, edhe politike, që kanë ngjallur emocion dhe tension mes tifozëve dhe opinionit publik. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kanë mobilizuar masa të jashtëzakonshme sigurie për të garantuar një mbrëmje sportive të qetë dhe pa incidente.

Për të parandaluar çdo incident dhe për të siguruar një ambient të sigurt për tifozët dhe lojtarët, organizimi i kësaj ndeshjeje ka nisur kohë më përpara.

KAMERAT– Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shërbimet e Sigurisë së Shtetit, Policinë dhe agjenci të tjera, po implementojnë masa të avancuara sigurie në stadium. Nga burime të sigurta të “Panorama Sport” mësohet se në stadiumin “Arena Kombëtare” po instalohen sisteme moderne sigurie që përfshijnë kamera me njohje fytyre “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, që do të monitorojnë çdo lëvizje në tribuna dhe rreth stadiumit në kohë reale. Kjo teknologji do të ndihmojë në identifikimin e menjëhershëm të personave potencialisht problematikë.

KONTROLLI– Policia ka përgatitur një plan të detajuar kontrolli, që përfshin verifikimin e imtësishëm të biletave dhe dokumenteve të identifikimit të çdo personi që hyn në stadium. Biletat duhet të jenë me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit, duke parandaluar kështu trafikun dhe abuzimin me to. Tifozët nuk do të lejohen të hyjnë me çadra shiu, shishe, çanta më të mëdha se A4, objekte metalike apo çdo gjë tjetër që mund të shkaktojë rrezik. Kontrolli trupor do të jetë i hollësishëm dhe i detajuar.

RRUGËT DHE ANTIDRON– Për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit do të jenë të bllokuara plotësisht, ndërsa zona përreth do të mbrohet me pajisje antidron, për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të jashtme. Gjithashtu, gazeta mëson se në stadium do ketë prezencë të lartë të forcave të policisë dhe njësive antiterror. Shqipëri-Serbi më 7 qershor 2025 do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për shkak të rivalitetit në fushë, por edhe për shkak të sfidave të sigurisë që ajo sjell./Panorama Sport/,

Lexuar: 54

Lajme te ngjashme

Bashkimi fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës, vendos Murati!

UEFA e dënon rëndë Kosovën

Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

Ndahet nga jeta në moshë të re ndihmës trajneri i KF Shkëndija, Agron Memedi

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

Lajmet e fundit

Edi Rama zbulon pllakën përkujtimore në Konsullatën e Shqipërisë në Manastir

23 Nëntor, 2026

Moti kthehet në ferr! Paralajmërohen erëra të fuqishme, reshje shiu e bore dhe temperatura deri në -6 gradë

22 Nëntor, 2026

Pasojat e konfliktit të vitit 2001 për banorët e komunës së Likovës

22 Nëntor, 2026

Sulmohet anija luftarake ruse në Libi, raportohet për dëme të mëdha – dyshimet bien mbi Ukrainën

22 Nëntor, 2026

Gara komunale “Të sigurt në trafik” në Likovë, nxënësit garojnë për njohuritë e rregullave të komunikacionit

22 Nëntor, 2026

SH.K.A “Jeta e Re” Sllupçan: Dy çmime të rëndësishme në Kamenica Folk Fest, shoqëria shqiptare shkëlqen me vallëzimin e saj!

22 Nëntor, 2026

Bekim Sali mirëpret Albin Kurtin në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

22 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.