Autor: TV News
Një ish-kirurg francez, 74-vjeçari Joel Le Scouarnec, është dënuar me 20 vjet burgim nga një gjykatë franceze për përdhunimin dhe abuzimin seksual të 299 fëmijëve, gjatë një periudhe prej mbi dy dekadash. Le Scouarnec, i cili më parë ka punuar si kirurg pediatrik, tashmë është duke vuajtur një dënim prej 15 vitesh burg, pasi më 2020 ishte shpallur fajtor për përdhunimin e katër fëmijëve të tjerë. Gjyqi i tij i dytë nisi në muajin shkurt të këtij viti dhe përfshinte dëshmi tronditëse për abuzime të kryera nga viti 1989 deri më 2014. Shumica e viktimave ishin pacientë të mitur, të…
“Krim me pabesi dhe dinakëri”: Avokati Berisha rrëfen detaje tronditëse për vrasjen e Bedri Rexhepit
Avokati Besnik Berisha, i ftuar në emisionin “Five”, ka dhënë një rrëfim tronditës për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, duke e cilësuar rastin si një nga më të rëndët që ka përjetuar Kosova pas luftës. Berisha, i cili përfaqëson familjen e të ndjerit, theksoi se kjo ngjarje ka lënë plagë të thella emocionale, duke u shoqëruar me muaj të tërë vuajtjesh dhe ankthi për familjen Rexhepi. “Realist, ashtu e kam përkufizu edhe në fjalën përfundimtare në gjykatë – ishte një nga rastet më trishtuese që është përballur Kosova në dy dekada e gjysmë. Një krim i kryer me dinakëri dhe…
Curva Nord, tifozeria e Interit ka publikuar një deklaratë zyrtare, e cila përmbledh gjendjen shpirtërore të të gjithë mbështetësve të ekipit të Simone Inzaghit dhe bën të ditura vendimet e marra. Ata do takohen nesër në qendrën stërvitore të ekipit, për të përkrahur djemtë para finales së madhe të Champions League. Ja njoftimi i tyre: “Pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve, të gjithë do të takohemi në Appiano Gentile për të mbështetur ekipin përpara se të niset për në Mynih. Do të jetë shansi i fundit për t’u gjendur pranë djemve përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme…
Qeveria gjermane më 28 maj u pajtua për planet për të vendosur kufizime ndaj bashkimeve familjare për disa migrantë dhe për të ashpërsuar rregullat për marrjen e shtetësisë. Ashpërsimi i politikave të migracionit ishte premtimi kyç i kancelarit të ri konservator, Friedrich Merzh, gjatë fushatës për zgjedhjet e shkurtit dhe Qeveria e tij menjëherë ka vendosur kontrolle në kufijtë e Gjermanisë pasi ai mori detyrën e kancelarit më herët gjatë këtij muaji. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, u tha gazetarëve të mërkurën se masat e reja janë të rëndësishme për uljen e migrimit të parregullt. Pezullimi i bashkimeve familjare do…
Më 28 maj, këtë të mërkurë, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës, me qëllim të luftimit të veprave penale që lidhen me armëmbajtje dhe substanca narkotike. Gjatë këtij aksioni janë bastisur gjithsej tetë lokacione, ku si rezultat janë sekuestruar: një pushkë automatike AK-47, 23 fishekë, me dy karikatorë, një bajonetë dhe një thikë, 78 gram të substancës së dyshuar narkotike, si dhe shtatë telefona celularë. Rasti është iniciuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”, sipas nenit…
Sky Sport Italia raporton se Lazio dëshiron rikthimin e Maurizio Sarrit dhe i ka ofruar ish-trajnerit të tyre një kontratë prej 2.8 milionë eurosh në vit deri në vitin 2027. Lazio po shtyn përpara rikthimin e Sarrit në stolin e tyre dhe tashmë i ka bërë një ofertë ish-trajnerit të tyre. Trajneri toskan dha dorëheqjen si trajner i Lazios në mars të vitit 2024 dhe që atëherë ka qenë pa klub. Bisedimet midis dy palëve janë “në vazhdim” me Lazion që po përpiqet të finalizojë marrëveshjen. Baroni është nën kontratë deri në vitin 2026, por Biancocelesti pritet ta ndërpresin marrëveshjen…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Berlin të mërkurën, tha se shteti i tij do të ndihmojë Kievin që të prodhojë armë me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin caqe në territorin rus. Ai tha se ministrat e Mbrojtjes të të dyja shteteve do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për prodhimin e sistemeve të armëve me rreze të gjatë veprimi, por nuk tregoi detaje teknike apo cilët prodhues do të përfshihen. “Nuk do të ketë kufizime sa i përket rrezes [së veprimit], duke i lejuar Ukrainës që plotësisht të mbrojë veten, edhe…
Zyra e Kryeministrit njoftoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker. Sipas njoftimit, në takim diskutuan mbi rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e Kosovës e të rajonit. Në njoftim u tha se Kurti e ka falënderuar Walkerin për rolin e tij historik për popullin e Kosovës. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që po shoqërohej nga bashkëshortja e tij. Në një takim miqësor, biseduan për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet…
Objektivi kryesor i mesfushës së Liverpoolit, Florian Wirtz, është kurorëzuar me çmimin “Lojtari i Sezonit në Bundesligë” për të dytin vit radhazi, duke nënvizuar më tej talentin e tij të jashtëzakonshëm. Ylli i Bayer Leverkusen mposhti konkurrencën nga emra të profilit të lartë, përfshirë Harry Kane të Bayern Munich, për të fituar çmimin prestigjioz. Wirtz luajti një rol kyç në sezonin e Leverkusen dhe shkëlqimi i tij i vazhdueshëm vetëm sa ka rritur interesin e Liverpoolit. Të Kuqtë janë në kontakt të rregullt me përfaqësuesit e tij ndërsa punojnë për të finalizuar një marrëveshje. Sigurimi i Wirtz do të shënonte…
Rreth 1300 biznese pritet të protestojnë nesër nga ora 10:00 deri në 12:00, për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që i obligon ato të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike. Protesta është thirrur nga Këshilli Organizativ në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, i cili në një konferencë për media shpalosi detajet e protestës. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se protesta është hap i parë për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të ZRrE-së. “Nuk jemi kundër daljes në tregun e lirë, por bizneset duhet të përgatiten për këtë tranzicion.…
