Autor: TV News
DASHI – Një ndarje mund të jetë çliruese. Nëse doni të ndryshoni pamjen ose pamjen tuaj fizike, tani është koha e duhur. Edhe nëse nuk e keni punën e ëndrrave tuaja, prapë mund të fitoni para shtesë. Një nga ditët më të mira: takime fitimprurëse për të ardhmen dhe mos hezitoni të paraqiteni. Marrëveshjet dhe madje edhe udhëtimet janë të favorizuara. DEMI – Ditët e fundit të majit mund t’ju ndihmojnë të kapërceni keqkuptimet dhe keqkuptimet e vogla. Propozime të rëndësishme që vijnë së shpejti; Është një muaj reflektimi në dritën e mundësive të shkëlqyera që do të vijnë nga qershori. BINJAKËT…
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot betejën ligjore, përmes një kundërshtimi administrativ ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me të cilin nga data 1 qershor 2025 parashihet largimi i një numri të madh biznesesh nga furnizimi përmes shërbimit universal dhe kalimi i tyre në tregun e lirë të energjisë. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, ka thënë se ky vendim që prekë drejtpërdrejt rreth 1,300 biznese dhe mbi 140 mijë punëtorë, përbën një goditje të rëndë ndaj ekonomisë së vendit, duke rrezikuar falimentime masive, rritje të papërballueshme të çmimeve dhe një valë të…
Real Madridi e ka zyrtarizuar nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë anglez i bashkohet Real Madridit pasi përfundoi kontratën e tij me Liverpoolin dhe nënshkruan një marrëveshje gjashtëvjeçare deri në qershor 2031. Edhe pse skaudra spanjolle arriti një marrëveshje me lojtarin si agjent i lirë, ata në fund u detyruan të negociojnë me klubin anglez për ta lejuar atë të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për të luajtur në Kupën e Botës për Klube. Duke përfituar nga afati i nënshkrimit të FIFA-s, lojtari do t’i bashkohet zyrtarisht Real Madridit këtë të diel, më 1 qershor. /GazetaBlic Sport/
Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e dyfishtë më 13 nëntor 2024 në Klinë. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Shaqë Curri, Hoti për veprën penale “Vrasje e rëndë” u dënua me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 vit burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik prej 24 vjet e 6 muaj burgim, raporton “Betimi për Drejtësi“. I akuzuari obligohet që të paguajë shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 200 euro dhe…
Milani ka refuzuar një ofertë fillestare nga Manchester City për Tijjani Reijnders. Eksperti i transferimeve Matteo Moretto raporton në X, se Milani ka refuzuar një ofertë të parë të Manchester Cityt për Reijnders. Sipas raportimit të tij, skuadra e Premier League ofroi një shifër transferimi me vlerë afërsisht 60 milionë euro, e cila ende nuk është e mjaftueshme për kuqezinjtë. Burime të tjera pretendojnë se Reijnders është në dispozicion për 75 milionë euro. /GazetaBlic Sport/
Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën përfundimin e vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore në 12 qarqet e vendit. Ndërkohë që numërimi i votave nga jashtë ka mbaruar si proces për partitë politike, në vijim është faza e vlerësimit të votave për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”). Deri tani vetëm Qarku Kukës ka mbyllur tërësisht procesin për kandidatët. Nga të dhënat e përditësuara nga KQZ në orën 19:00, Partia Socialiste ka siguruar shumicën apo 61,11% të totalit të numëruar ose 121.815, ndjekur nga Partia Demokratike me 23,56% ose 46,954,…
Manchester City ka dërguar një ofertë fillestare tek skuadra e AC Milan për Tijjani Reijnders. Oferta fillestare e Manchester City për Tijjani Reijnders është marrë nga AC Milan në orët e fundit dhe ka shifrën prej rreth 60 milionë eurove, transmeton GazetaBlic Sport. AC Milan po kërkon më shumë për ta lënë mesfushorin të largohet, me negociatat që do të vazhdojnë, duke synuar një marrëveshje përfundimtare. Reijnders është objektivi kryesor i Man City që nga muaji prill. /GazetaBlic Sport/
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Bekim Hoxha, këtë javë u morën në pyetje nga prokurorët, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në një rast që ka të bëjë me funksionalizimin e një fabrike për trajtimin e mbetjeve shtazore.Nga Prokuroria Speciale e Kosovës – me kërkesë të së cilës u bënë bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (ABZH), në AUV dhe në zyrën e një kompanie private – thanë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se hetimet po vazhdojnë. Për cilën fabrikë bëhet fjalë dhe…
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Neil Holland i ka bërë thirrje Serbisë që “të bashkëpunojë lidhur me përpjekjet që të gjithë përgjegjësit për sulmin në Zveçan dhe në Banjskë të mbahen përgjegjës”. Gjithashtu, ai tha se Serbia duhet të përmbushë zotimin për bashkëpunim në hetimin për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit. Në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e Qeverisë britanike lidhur me raportin e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë për gjashtë muajt e fundit, Holland gjithashtu kërkoi që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialogun e Brukselit, si dhe të përmbushin…
Në prag të ndeshjes më të madhe të PSG -së për këtë sezon, dhe ndoshta edhe për të gjithë historinë e saj, tifozët parisienë po mendojnë vetëm për një gjë: finalen e Ligës së Kampionëve. Këtë të shtunë, lojtarët e Luis Enriques do të kenë mundësinë të fitojnë trofeun e parë në garën kryesore për klube. Dhe sigurisht, tifozët janë duke shijuar maksimalisht këtë moment. Mbrëmë, disa madje dolën në rrugët e kryeqytetit francez për të dhënë mbështetje masive për skuadrën e tyre, transmeton GazetaBlic Sport. Në një video të postuar në X nga llogaria zyrtare e klubit, mund të…
