Autor: TV News

Adhurim Haxhimusa, ekspert i çështjeve të energjisë në një linjë të drejtëpërdrejtë në FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me daljen në treg të hapur të energjisë të bizneseve të Kosovës. Ai ka thënë se Kosova nuk është duke dalur në treg të hapur, por vetëm një segment i konsumit të Kosovës. Haxhimusa ka thënë se vendimi ishte marrë qysh në vitin 2018, por për tetë vite nuk kishte ndodhur asnjë lëvizje, asnjë bisedë, asnjë koordinim e as ndonjë iniciativë e cila do të përgatiste tregun.“…t’i përgatis aktorët të cilët preken nga ky hap, t’i përgatis ato për sfidat…

Read More

Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë në Harkiv të Ukrainës, teksa i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Keith Kellogg, tha se presidenti amerikan po “zemërohet” gjithnjë e më shumë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me vonesat e arritjes së një armëpushimi, që do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Oleh Syniehubov, kreu i rajonit të Harkivit – që gjendet në kufi me Rusinë – tha përmes një postimi në Telegram se të paktën tetë persona janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, nga sulmi…

Read More

Skuadra kampione e Anglisë, Liverpool, po duket se e ka kryer punën për sulmuesin e Bayer Leverkusenit. Florian Wirtz po raportohet se po e dëshiron bashkimin me “të kuqtë”. Sipas asaj që shkroi Fabrizio Romano, gazetari i njohur sportiv italian, njëherësh ekspert për informacionet mbi transferimet e futbollistëve, ka thënë se negociatat janë duke vazhduar mes klubeve teksa oferta për të shkon deri në 130 milionë euro. “Wirtz dëshiron të bashkohet me Liverpoolin dhe është i gatshëm të fluturojë”, tha Romano.

Read More

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) ka dorëzuar sot një padi zyrtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke e akuzuar për shkelje të rënda ligjore dhe procedurale në vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Sipas një komunikate për media nga DhTIK, vendimi i ZRRE-së është cilësuar si i nxituar, arbitrar dhe i papërgatitur mirë, me pasoja të drejtpërdrejta për qëndrueshmërinë financiare të bizneseve në vend. “Vendimi është marrë pa konsultime paraprake me palët e interesit dhe pa një analizë të thelluar të tregut, çka rrezikon jo vetëm qëndrueshmërinë e…

Read More

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka reaguar ndaj deklaratës së Avokatit të Popullit, i cili ka kritikuar procesin e verifikimit të rezidencës për përfituesit e shtesave për fëmijë, duke e cilësuar si të pasaktë dhe të dëmshme për imazhin e shtetit të Kosovës. Sipas ministrisë, qëllimi i këtij verifikimi është që mbështetja financiare të shkojë ekskluzivisht tek familjet që realisht jetojnë në Kosovë. Ministria thekson se përkohësisht janë pezulluar pagesat për një numër të kufizuar përfituesish, deri në dorëzimin e dokumentacionit shtesë që konfirmon rezidencën. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton qytetarët se deklarata e publikuar nga…

Read More

FC Ferizaj ka njoftuar se trajneri Arsim Abazi do të vazhdojë të qëndrojë në krye të shtabit teknik edhe për sezonin garues 2025/26. Pas një pune të përbashkët dhe një përvoje pozitive gjatë sezonit të kaluar, klubi dhe trajneri Abazi kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. “Vlerësojmë lart përkushtimin, profesionalizmin dhe qasjen serioze që ai ka sjellë në drejtimin e ekipit tonë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga klubi.

Read More

Kompania Management & Development Associates (MDA) ka reaguar pas deklaratave publike të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe raportimeve në media lidhur me përfshirjen e saj në tregun e energjisë. Përmes një komunikate zyrtare, MDA ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me procesin e licencimit dhe rolin e themeluesit të saj, Driton Dalipi, i cili është vëllai i Luan Dalipit, shef i stafit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti. PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë: Rrezikohen mbi 140 mijë vende pune MDA thekson se është një kompani private, e pavarur dhe me…

Read More

Përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në futboll, të premten ka zbardhur listën e lojtarëve për miqësoret e qershorit. Dardanët më 6 qershor do të përballen me Armeninë në ‘Fadil Vokrri’, kurse, tri ditë më vonë Kosova luan miqësoren e dytë ndaj Komore-s, po ashtu në ‘Fadil Vokrri’. Këto dy miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kupës së Botës, ku Kosova i nis në muajin shtator. Lista e të përzgjedhurve të Fodës

Read More

Autoritetet kosovare kanë filluar zbatimin e një plani operativ, mbi bazën e të cilit është formuar një grup pune që do të merret ekskluzivisht me ngacmimin seksual të grave në veriun e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Në grupin e punës janë përfshirë policia për rendin dhe qetësinë publike, pjesëtarë të policisë kufitare, një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa grupi do të monitorohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe EULEX-i [Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit]”, ka thënë Elshani. Më…

Read More

Kushtrim Shabani do të largohet nga skuadra e Gjilanit. 28 vjeçari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për edicionin e ardhshëm. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, ai ka vendosur të largohet dhe do të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Shabani zhvilloi 34 ndeshje me ‘Skifterat’ në edicionin 2024/2025 në Superligë, atje ku kishte edhe dy gola dhe dy asistime. /GazetaBlic Sport/

Read More