Autor: TV News
Presidenti amerikan, Donald Trump, sinjalizoi të premten për një rinisje të tensioneve tregtare me Kinën, duke argumentuar se Pekini kishte “shkelur plotësisht” marrëveshjen për uljen e tarifave, një kohë kur duket se negociatat mes dy vendeve janë bllokuar. Komentet e Trumpit erdhën pasi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha në një intervistë për Fox News se bisedimet tregtare me Kinën ishin “disi të bllokuara”. Dy ekonomitë më të mëdha të botës kishin rënë dakord në fillim të muajit për të ulur përkohësisht tarifat shumë të larta që kishin vendosur ndaj njëra-tjetrës, një pezullim që do të zgjaste 90 ditë,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si kapje të shtetit nga interesat familjare të pushtetarëve aktualë. Në një postim të publikuar në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se në Kosovë nuk janë më qytetarët ata që provojnë fatin, por familjarët e atyre që janë në pushtet. Ai përmendi abuzimet në subvencione, grante dhe në procesin e shitblerjes së megavatëve si shembuj të kësaj gjendjeje. “Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në…
Geralb Smajli ka qenë fantastik me paraqitjet e tij gjatë edicionit 2024/2025. Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit ka luajtur në 31 ndeshje, duke qenë siguri në mbrojtje dhe shumë i rëndësishëm për skuadrën edhe në aspektin ofanziv. Ai poashtu dha kontribut me 5 asistime dhe një gol të realizuar, duke mbyllur një edicion të suksesshëm me fanellën e nënkapmpionit kosovar. /GazetaBlic Sport/
Gaza është “vendi më i uritur në Tokë”, thanë Kombet e Bashkuara më 30 maj, duke paralajmëruar se e gjithë popullsia e territorit palestinez tani është në rrezik nga zia e bukës. Negociatat për dhënien fund të luftës 20-mujore në Gazë deri më tani kanë dështuar që të arrihet një përparim, me Izraelin që ka rinisur operacionet në Gazë në mars, duke i dhënë fund armëpushimit gjashtëmujor. “Gaza është vendi më i uritur në Tokë”, tha Jens Laerke, zëdhënësi i agjencisë të OKB-së për ndihma humanitare, OCHA. “Është e vetmja zonë e përcaktuar – një shtet ose territor i përcaktuar…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të jetë kandidat i kësaj partie edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të komunës.Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Shpejtim Bulliqi e ka besimin e qytetarëve të Podujevës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje”.“Me këtë mbështetje të merituar, kryetari Bulliqi do ta drejtojë komunën edhe për një mandat tjetër për ta vazhduar rrugën e mirëqeverisjes, zhvillimit dhe shërbimit të drejtë ndaj qytetarëve”, ka shkruar Kurti.Kurti ka marrë pjesë në takimin e sotëm të Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje…
Në vendin e tij të punës, kohën po e kalon në aplikacionin bankar në telefon. Njësoj e premtja e 30 majit, po i gjen të gjithë pompistët e minierës së Kishnicës në ditën kur shënohet muaji i tretë pa paga. Gjendja financiare e emocionale u është rënduar por edhe zhgënjimi me kryeshefin e Trepçës. “Sot hyjmë në muajin e tretë pa rroga, u bë e vështirë se kemi familje, kemi kredi. S’po mundemi me qëndru kështu. Drejtori po na thotë jo të hënën, jo të martën. Një ditë ka për të na thënë edhe të dielën. Qe 40 vjet jam…
Skuadra e Prishtinës ka filluar organizimin për garat evropiane dhe edicionin e ardhshëm. Kryeqytetasit kanë vazhduar kontratat me disa prej futbollistëve që ishin pjesë e skuadrës, kurse tashmë po synojnë edhe transferime të reja. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Prishtina ka shfaqur interesim për sulmuesin e Llapit, Valmir Veliu. 24 vjeçari realizoi 5 asistime dhe 3 gola në 31 ndeshje me Llapin në Superligë dhe shihet si një opsion real transferimi nga fituesja e Kupës së Kosovës. /GazetaBlic Sport/
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në Bregun e pushtuar Perëndimor. Këto deklarata ministri izraelit i bëri një ditë pasi Qeveria e Izraelit njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në territorin palestinez. Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, që shihen si pengesë e madhe për një paqe afatgjatë, vazhdimisht dënohen nga Kombet e Bashkuara dhe cilësohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Vendimi i së enjtes i Qeverisë izraelite po ashtu u përball me kritika të ashpra nga jashtë. “Kjo është një përgjigje e vendosur ndaj organizatave terroriste që po…
Lahi Brahimaj, ish-bashkëluftëtar i heroit të Kosovës, Rasim Kiqina, ka treguar se gjatë luftës kishte pasur rastin të ishte në familjen e tij. “E kam pasur fatin me e njohë që nga herët dhe me fillimin e luftës në ’98-ën, e kam pasur fatin me qenë edhe në familjen e Rasimit, ku edhe kam fjetur, kam ngrënë bukë, kam pirë çaj dhe jam mirëpritur edhe prej prindërve të Rasimit…”, ka thënë ai në një rrëfim në FIVE në RTV Dukagjini. Brahimaj ka treguar edhe për fjalët e babait të Rasim Kiqinës, të cilat ia kishte thënë derisa ishte në konakun…
Futbollisti shqiptar Ernest Muçi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së nga disa klube evropiane. Klube të njohura nga Italia dhe Gjermania janë të interesuara për reprezentuesin e Shqipërisë. Sipas medieve turke, Besiktas kërkon plot 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar. Kjo shumë përkon me investimin që klubi turk bëri për transferimin e Muçit nga Legia e Varshavës, në shkurt të vitit 2024. Muçi me Besiktas ka zhvilluar 54 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 4 asistime, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij. Ai me klubin turk ka kontratë deri në vitin 2027,…
