Autor: TV News

Shumë simbolike prej vetëm 3 mijë e 425 euro e 84 cent kishte shpenzuar kryeministri Albin Kurti dhe i gjithë stafi i tij në dreka për 9 muaj të vitit të parë kur morën pushtetin. Por, gjërat kanë ndryshuar ndër vite, e veçanërisht në të fundit, në 2024 kur kanë harxhuar për dreka e ngjarje të kabinetit 32 herë më shumë se në vitin e parë. Kështu, prej rreth 3 mijë e 500 euro, këto shpenzime të kryeministrit dhe kabinetit të tij, vitin e kaluar shkuan në 112 mijë e 332 euro e 87 cent. Sipas kësaj llogaritje, mesatarisht në…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me kongresistet Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të Kongresit Amerikan. Gjatë takimit në një njoftim të presidencës thuhet se është diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe për thellimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me theks të veçantë në fushat e mbrojtjes, investimeve dhe avancimit të marrëdhënieve bilaterale. Presidentja Osmani theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-në është themeli kryesor për sigurimin…

Read More

Kompania Management & Development Associates L.L.C., bashkë-themelues dhe ish-aksionar i së cilës është Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, është në proces të licencimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji si furnizues. Sipas regjistrit publik, datë e nisjes së këtij procesi figuron 27 maji. Kjo, është përmendur në një konferencë të zyrtarëve të Partisë Demokratike, ku janë bërë akuza të reja ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe shefit të tij të kabinetit.“Në njërën anë kryeministri e dërgon vëllai në departamentin për shitje të energjisë elektrike në KEK, dhe në anën tjetër shefi i stafit…

Read More

Partitë politike në vend ende nuk kanë arritur të formojnë institucionet e reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, por kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale. LDK-ja është treguar më aktive në këtë drejtim. Kryetari i saj Lumir Abdixhiku ka deklaruar se fokusin tash e tutje do ta kenë zgjedhjet lokale. Kjo parti ka konfirmuar se Përparim Rama do të jetë sërish kandidat për kryetar të Prishtinës, ndërsa në Gjilan është konfirmuar kandidatura e Arbër Ismajlit. Duarkryq nuk qëndroi as LVV-ja, e cila ka njoftuar se do t’i rikandidojë kryetarët aktualë në Podujevë dhe Kamenicë. Më pasive deri tani janë PDK…

Read More

Edward Snowden është regjistruar si taksapagues rus. Ish-sinjalizuesi i Agjencisë për Siguri Kombëtare (NSA) të SHBA-së, Edward Snowden, që ka jetuar në Rusi që nga zbulimet e tij që tronditën komunitetin e inteligjencës amerikane më 2013, ka numër identifikues si taksapagues, gjeti njësia hetimore ruse e Radios Evropa e Lirë (REL), Systema. Ky numër, që figuron në bazën e të dhënave të Shërbimit Federal Tatimor të Rusisë, tregon gjithashtu se adresa e regjistruar e Edward Snowdenit është në Liubertsi, periferi në rajonin e Moskës që njihet për ndërtesat gri të kohës sovjetike dhe për bandat në vitet ’90. Snowdeni, të…

Read More

Luis Figo, ish-mesfushori legjendar i Interit, ka ndarë mendimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të luhet nesër (e shtunë) në Mynih, mes PSG-së dhe Interit. Në një intervistë për Sky Sport, portugezi theksoi se në këtë nivel, favoritët janë vetëm në letër. “Ekziston një favorit për ndeshjen e nesërme? “Në çdo finale nuk ka favorit. Në teori ka gjithmonë, por në fund ka pak rëndësi ajo që mendohet në atmosferën para ndeshjes”. A ka Interi diçka më shumë se PSG? Cilat janë cilësitë mbi të cilat duhet të mbështetet skuadra e Simone Inzaghit?…

Read More

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për herë të parë ka rrëfyer në emisionin EURO n’T7 për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që kishte me ministra të Qeverisë Kurti. Ibrahimi ka rrëfyer se debatet dhe linçimet publike nga anëtarë të Qeverisë Kurti II kanë filluar që në fillim të mandatit të saj. Sipas tij, i pari që ka nisur linçimet publike kundër tij ka qenë këshilltari i ministrit Elbert Krasniqi, Fidan Kalaja, për të cilin Ibrahimi thotë se ka ngritur kallëzim penal. E gjithë kjo, sipas Ibrahimit, ka ndodhur për shkak të punës…

Read More

Meta ka publikuar raportin e parë tremujor të integritetit që kur themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg hodhi poshtë rregullat e gjuhës së urrejtjes në fillim të këtij viti dhe ndryshoi qasjen e tij ndaj moderimit të përmbajtjes. Sipas raportimeve, Facebook ka parë një rritje të përmbajtjeve të dhunshme dhe ngacmimeve. Bëhet e ditur se raporti shënon herën e parë që Meta ka ndarë të dhëna se si vendimi i Zuckerberg për të hequr rregullat ka ndikuar në platformën e përdorur nga miliarda njerëz. Është e rëndësishme të theksohet se kompania i paraqet ndryshimet e rregullave si një fitore dhe se…

Read More

Moderatorja e magjishme e Ferma Vip 2. Luana Vjollca ka treguar një tjetër talent të sajin në spektaklin e sotëm në Vizion Plus. Pas sfidës ë fermerëve edhe Luana ka performuar në “RAP’ duke i lënë të gjithë gojë hapur.Lexo edhe :Related Posts Interpretimi i Luanës: Unë jam Luana, Luana Vjollca, asnji s’ka shanse se rri vec me goca. Kur prezantoj, jam më e mira, kur prezantoj dy llafe saktë, pesë janë çudira. S’kam tangërllik, por s’ma kapni humorin. Sa keni ju Fermën, unë kam oborrin.  

Read More

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, vizitoi sot Mitrovicën, ku u takua me drejtues të institucioneve lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ziadeh vizitoi administratën e Spitalit të Mitrovicës së Veriut, kryetarin e Kryqit të Kuq, drejtues shkollash, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të grave. Në takime u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike, sigurisë dhe ekonomike në rajon. Bashkëbiseduesit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ndikimin e këtyre zhvillimeve në jetën e përditshme dhe mirëqenien e komunitetit lokal. Ziadeh ri-konfirmoi përkushtimin e UNMIK-ut për ndërtimin e…

Read More