Autor: TV News

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se bllokada e vazhdueshme në Kuvend është shqetësim serioz, derisa përmendi se mosvotimi i ligjeve do të sjellë pasoja. Haradinaj tha se nuk ekziston emri i tij për diskutime, kur u pyet nëse kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është emër unifikues për kryetar të kuvendit. “Nuk kam koment, edhe me herët kam thënë ‘e shkuar e harruar’. Gati se nuk ekziston emri i tij as për diskutime as për tema të tilla. I kemi përmend tre emra”, tha Haradinaj. Haradinaj tha se tarifat e reja të energjisë elektrike po…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje për reflektim Lëvizjes Vetëvendosje për zhbllokimin e situatës në Kuvend. Pas dështimit të konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit, para mediave Çitaku ka thënë se bllokimi i votimit në Kuvend po ndodh për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. “Sot do të duhej të ishim në seancë për të shkarkuar Bordin e ZRRE-së dhe së dyti për t’i dhënë vendit një qeveri që do punonte për të adresuar sfidat e shumta. Fatkeqësisht për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe insistimit të tij për të…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Abelard Tahiri, ka thënë se nuk ka ndryshim sa i përket qëndrimit të partisë për votimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Derisa ka folur për Qeverinë në detyrë, ai ka thënë se në Kosovë perspektivë kanë vetëm familjarët e atyre që janë në pushtet.  “Në krye të detyrës o  kemi disa njerëz që nuk mendojnë për njerëz dhe halle të tyre, përkundrazi ia kanë vënë lakun në fyt edhe atyre bizneseve që e bëjnë paranë kryesore në sektorin privat. Ne jemi këtu me çu në shtëpi këtë Qeveri dhe me sjellë një qeveri…

Read More

Sot, më 31 maj 2025, në orën 16:00, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë skena e ndeshjes së barazhit për Superligën e Kosovës në futboll, ku KF Vushtrria nga Liga e Parë do të përballet me KF Llapin, që synon të ruajë statusin në elitën e futbollit kosovar. KF Vushtrria, një klub me histori të pasur në futbollin kosovar, ka përfunduar sezonin në vendin e dytë në Grupin B të Ligës së Parë, duke siguruar kështu të drejtën për të luajtur në ndeshjen e barazhit për promovim në Superligë. Klubi ka pasur një sezon të suksesshëm dhe synon…

Read More

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar të shtunën se kërcënimi që vjen nga Kina është i vërtetë dhe se mund të jetë i menjëhershëm, teksa iu ka bërë thirrje aleatëve të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Indo-Paqësorit që të rrisin shpenzimet në fushën e mbrojtjes. Tek ka folur për herë të parë në “Shangri-La Dialogue” në Singapor, forumi kryesor i Azisë për shefat e mbrojtjes, ushtarakët dhe diplomatët, Hegseth ka nënvizuar se rajoni i Indo-Paqësorit është prioritet për administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, ka raportuar Reuters. “Nuk ka asnjë arsye për ta fshehur. Kërcënimi që paraqet…

Read More

DashiGjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të bëjë ekzaktësisht atë që ju dëshironi. Nëse jeni beqarë, duhet ta lini veten të lire dhe duhet të përfitoni sa më shumë nga ftesat dhe propozimet që do iu bëhen. Në punë duhet të përqendroheni tek gjërat thelbësore dhe të ecni me më shumë besim tek vetja. Ju mund t’ia dilni më së miri. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes me sjelljen, pasi çdo hap i gabuar…

Read More

Një burrë u arrestuar në Prishtinë të premten për përdorim të armës dhe keqtrajtim të kafshës.  Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari shtiu me armë drejt qenit të komshiut.  Ai është liruar në procedurë të rregullt.  “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të qenit i cili ishte futur në oborrin e tij, ndërsa qeni ishte pronë e ankuesit-fqinj i të dyshuarit. Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur, 5-fishekë dhe 1-gëzhojë.…

Read More

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha të shtunën se Kina planifikon të “pushtojë” Tajvanin në vitin 2027 dhe paralajmëroi se çdo përpjekje mund të rezultojë në pasoja shkatërruese për rajonin Indo-Paqësor dhe botën. Hegseth u bëri thirrje aleatëve të SHBA-së në rajon të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, ndërsa iu drejtua Dialogut Shangri-La – një forum i rëndësishëm vjetor i mbrojtjes dhe sigurisë, në Singapor. “Ne e dimë se (Presidenti kinez) Xi Jinping ka urdhëruar ushtrinë e tij të jetë gati për të pushtuar Tajvanin deri në vitin 2027. Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) po ndërton aftësitë e…

Read More

Vendimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike, 16 për qind, po godet drejtpërdrejt sektorin privat në Kosovë. Bizneset prodhuese thanë për Ekonomia Online se kanë rritje të ndjeshme të faturave mujore të energjisë elektrike, me pasoja që tashmë kanë filluar të ndihen: nga paralajmërimet për zvogëlim të numrit të  punëtorëve, deri tek shtrenjtimi i produkteve dhe ndalimi i investimeve të planifikuara. Përfaqësues të bizneseve thonë se ky vendim po krijon kushte të papërballueshme për funksionim, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të shmangur një krizë më të thellë ekonomike, që mund…

Read More

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, njoftoi se në muajin qershor do të hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë, duke shënuar një hap vendimtar drejt anëtarësimit në BE. Gjatë një konference të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane në Bruksel, Kos theksoi se më pas do të nisë procesi i mbylljes së kapitujve, i cili përbën fazën përfundimtare dhe po aq të rëndësishme në integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian. “Duhet të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë, proces që do të realizohet në qershor. Me këtë hap, do të përfundojë faza e…

Read More