Autor: TV News

Përmbytjet e menjëhershme që përfshinë pjesë të Nigerisë qendrore kanë shkaktuar shkatërrim masiv, duke lënë të paktën 150 të vdekur dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Autoritetet e shërbimeve të emergjencës njoftuan se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për banorët e zhdukur. Shirat e rrëmbyeshëm që filluan të mërkurën vonë dhe vazhduan deri të enjten në mëngjes, përmbytën dhjetëra shtëpi dhe shkaktuan shkatërrim të madh në qytetin Mokwa, i cili ndodhet pranë lumit Niger në shtetin Niger. Ibrahim Audu Husseini, zëdhënës i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit,…

Read More

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, luan sonte finalen e dytë në Ligën e Kampionëve. Në vitin 2023, ai ishte pjesë e skuadrës italiane të Interit që arriti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Manchester City. Megjithëse Asllani nuk luajti asnjë minutë në atë finale, ai mori medaljen e argjendtë si pjesë e ekipit. Pas asaj finaleje, Asllani ka vazhduar të luajë me Interin, duke kontribuar në fitimin e titujve të Serie A dhe Kupës së Italisë. PSG dhe Inter do diskutojnë trofeun e Champions League në finalen që do zhvillohet mbrëmjen sotme në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut duke…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, për mosvotimin e kandidates së VV-së, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Ai e ka quajtur mosvotimin e Haxhiut jo vetëm luftë politike por edhe gjinore nga partitë e tjera. “Kjo situatë gjithashtu reflekton përballjen me struktura hierarkike e patriarkale të prapambetura. Lufta kundër kryetares së GVV, Albulena Haxhiu nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore”, theksoi ai. Ai ka thënë se ata deputetë që në të kaluarën votuan “Zajednicën”, Gjykatën Speciale e demarkacionin, sot nuk…

Read More

Në maj të vitit të kaluar është miratuar në Kuvend të Kosovës, marrëveshja me Danimarkën për transferimin e 300 të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Gjilan. Organizata të të drejtave të njeriut dhe monitorues të institucioneve korrektuese, shprehin shqetësimin për mungesë transparence gjatë kësaj periudhe. Ata thonë se ende nuk dihet se ku do të transferohen 200 të paraburgosurit që aktualisht ndodhen në këtë institucion. Në raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut të Amnesty International një kapitull i kushtohet Kosovës. Raporti përmend edhe marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të transferuar në Kosovë të burgosurit danezë…

Read More

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u bëri thirrje institucioneve të vendit që të kërkojnë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të shtyjë zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë. Një ditë para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Rafuna në një konferencë për media tha se dalja e bizneseve në tregun energjetik me tarifa të parregulluara do të ketë “efekte të mëdha negative për bizneset, ekonominë dhe qytetarët”. Ai përsëriti kërkesën e bizneseve që vendimi të shtyhet për një kohë, në mënyrë që, siç tha Rafuna, tregu të përgatitet më mirë. “E theksoj…

Read More

Alarmi për përhapjen e fruthit në Kosovë ka bërë që shumë prindër të marrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve të tyre, duke i vaksinuar me MMR – vaksinë kundër fruthit, shytave dhe rubeolës. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), deri tani janë regjistruar 23 raste me fruth. Shumica e të prekurve janë fëmijë të pavaksinuar, të moshës nga 1 deri në 2 vjeç. Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se tashmë këto raste shumica janë shëruar e disa janë në trajtim. Ai shtoi se rastet e fëmijëve me fruth…

Read More

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja e kësaj partie për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, thotë se është përgjegjësi e partisë së parë të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për ta konstituar Kuvendin e Kosovës. Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të shtunën, ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje është e papranueshme bllokada në Kuvend. “Kjo situatë është brengosëse por sa i takon deputetëve të LVV-së, secilin obligim që e kemi pas me Kushtetutë dhe rregulloren…

Read More

Kina i është kundërpërgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macron, për krahasimin që udhëheqësi francez bëri mes konfliktit në Ukrainë dhe fatit të Tajvanit, duke thënë se këto dy çështje janë “të ndryshme në natyrë dhe aspak të krahasueshme”. “Krahasimi i çështjes së Tajvanit me çështjen e Ukrainës është i papranueshëm”, u tha në deklaratën e Ambasadës kineze në Singapor, të publikuar në rrjetet sociale më 31 maj, një ditë pasi Macron paralajmëroi zyrtarët e mbrojtjes në Azi që të mos e shohin pushtimin rus të Ukrainës si një problem të largët. “Nëse ne mendojë se Rusia mund të lejohet të marrë…

Read More

Në prag të daljes në treg të lirë të energjisë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u ka bërë thirrje edhe një herë institucioneve që ta shtyjnë këtë vendim, pasi ka arsyetuar se do të ketë efekte të mëdha negative për bizneset dhe ekonominë.  Rafuna ka thënë se bizneset nuk po dalin kundër daljes në treg të lirë, por se vetëm po kërkojnë kohë.  “I bëjmë thirrje institucioneve, ekzekutivit i cili duhet të jetë në mbështetje të vendit, të gjej një zgjidhje dhe të kërkoj nga ZRRE që ta shtyjë vendimin sepse bizneset do të dëmtohen, por edhe…

Read More

Autoritetet turke kanë lëshuar 47 fletarrestime për zyrtarët e komunës dhe stafit të Stambollit, kryetari i të cilit – rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan – është në burg që nga marsi, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu më 31 maj. Fletarrestimet bazohen “në katër hetime të ndara për korrupsion në Stamboll”, raportoi Anadolu, pa dhënë informacione se sa njerëz janë paraburgosur. Arrestimi më 19 mars i kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nxiti protestat më të mëdha në Turqi në dekadat e fundit. Policia turke veçse ka arrestuar pothuajse 70 persona në bastisjet që ndodhën lidhur me dyshimet…

Read More