Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bizneset: Faturat e rrymës u dyfishuan, ngritje e çmimeve të produkteve ose dryni, shteti të ndërhyjë

TV NewsBy TV News31 Maj, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vendimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike, 16 për qind, po godet drejtpërdrejt sektorin privat në Kosovë.

Bizneset prodhuese thanë për Ekonomia Online se kanë rritje të ndjeshme të faturave mujore të energjisë elektrike, me pasoja që tashmë kanë filluar të ndihen: nga paralajmërimet për zvogëlim të numrit të  punëtorëve, deri tek shtrenjtimi i produkteve dhe ndalimi i investimeve të planifikuara.

Përfaqësues të bizneseve thonë se ky vendim po krijon kushte të papërballueshme për funksionim, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të shmangur një krizë më të thellë ekonomike, që mund të çojë deri te mbyllja e një numri biznesesh.

Leonard Llolluni, drejtor në kompaninë “Juniku SHPK”, e cila merret me prodhimin e ujit të pijshëm, thotë se faturat e energjisë për kompaninë e tij janë dyfishuar brenda një muaji.

“Ne si kompani qysh muajin e kaluar e kemi vërejtur që kemi pasur një rritje të faturës të energjisë elektrike, thuajse 100 për qind. Nëse ne e kemi paguar diku 1500 euro rrymën në muaj, tani e paguajmë faturën që na ka ardhur 3200 euro. Do të thotë 100 për qind kemi pasur ngritje të çmimit dhe ka ndikuar shumë negativisht te ne si kompani”, tha Llolluni.

Ai paralajmëron se ky shtrenjtim të rrymës mund të ketë pasoja të rënda për kompaninë, duke përfshirë “shkurtimin” e stafit dhe shtrenjtimin e produkteve të tyre. Nënvizon se ndërmarrësit nuk do të mund të mbijetojnë pa ndihmë institucionale.

“Ne detyrohemi që edhe ta ulim numrin e punëtorëve. Detyrohemi që t’i shtrenjtojmë çmimet e produkteve tona dhe gjithashtu rrezikojmë edhe që të kemi pengesa në të ardhmen për zhvillimin e biznesit tonë. Ne gjithashtu duhet të investojmë tani veç në rrymën solare. Përndryshe, nuk kemi asnjë lloj llogarie që të punojmë me këtë shtrenjtim të rrymës që e kemi. Gjithsesi duhet  ngritur çmimet. Thirrja jonë është që institucionet sa më shpejt t’i vizitojnë bizneset që punojnë dhe shfrytëzojnë rrymën. Është e papërballueshme ngritja e çmimit të rrymës”, tha ai.

Të njëjtin shqetësim e ndan edhe Ajet Brahimi, menaxher i shitjes në kompaninë “Msillos”, një fabrikë që prodhon koncentrat ushqimor për kafshë dhe shpendë.

“Sigurisht çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike ndikon negativisht tek fabrikat, si edhe në rastin tonë që ndikon në rritjen e çmimit të produktit. Kështu që në këtë formë kemi një disbalanc mes kërkesave. Tash bëhet barrë edhe për blerësit tanë dhe kështu që kjo është një formë zinxhirore, që e pengon produktin për ta prodhuar ose dhe për bizneset e tjera. Faktikisht, më së tepërmi është duke i prekur bizneset”, tha Brahimi.

Ai kritikon mënyrën si është bërë kalkulimi i tarifave të reja dhe i kërkon shtetit të ndërhyjë.

“Mendoj që është dashur që të krijojë lehtësime për bizneset e jo të krijojë vështirësi, sepse në bazë të këtyre bizneseve po punësohen, po gjenerohen vende të punës dhe kështu që kjo qasja si po veprojnë këtu nuk është në rregull. Sepse, me sa kam dëgjuar një MGË energji elektrike KEDS e blen nga KEK me 29 euro dhe e shet me 129 euro. Kjo tregon se çfarë fitimi të madh ka, por kjo në të njëjtën kohë rrezikon edhe falimentimin e KEK-ut se po ja blen rrymën shumë lirë dhe këndej po e shet shtrenjtë. Dëmi është i dyanshëm: po dëmton KEK-un, po i dëmton bizneset, po i dëmton qytetarët . Kjo duhet të shqyrtohet nga ana e shtetit”, tha për EO, Brahimi./EO

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.