Autor: TV News
Shihemi pas 48 orëve në 10:30. Të gjithë në sallë e dinin që kjo fjali e Avni Deharit i priste edhe në takimin e 24-të të tyre. Kështu, për po aq herë dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës, që ka ngecur në zgjedhjen e anëtarëve të komisionit për votim të fshehtë për kryeparlamentarin. Edhe këtë dështim PDK ia faturoi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili sipas Vlora Çitakut, po insiston ta legjitimoj presionin politik si instrument. ”Fatkeqësisht për shkak të kryeneçësisë politike të Kurtit dhe insistimit të tij për të legjitimuar presionin politik si instrument, ne kemi ngelur…
Skuadra e PSG-së ka arritur një sukses historik. Kampionët francezë janë tashmë kampionë të Evropës, pasi që mposhten Interin në finale e madhe të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport. Desire Doue shënoi dy gola, Achraf Hakimi, Mayulu dhe Kvaratskhelia nga një, duke i dhënë trofeun historik skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique. Ish lojtari i kësaj skuadre dhe tashmë lojtari i Real Madrid, Kylian Mbappe e ka uruar PSG-në. “Dita e madhe më në fund ka mbërritur, Fitore dhe me mënyrën e një klubi të tërë, Urime, PSG.” /GazetaBlic Sport/
Dera e Gjykatës Themelore në Mitrovicë vazhdon të jetë e hapur edhe më tutje, për rikthimin e 25 gjyqtarëve dhe 119 personave të tjerë në vendin e tyre të punës. Të dorëhequr në nëntor të 2022, dorëheqjet e tyre ende nuk kanë marr epilog nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, derisa kjo çështje u rikthye edhe njëherë në diskutim gjatë vizitës së përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. E njëjta në takimin me përfaqësues të sistemit të drejtësisë në veri, tha se pret që gjyqtarët dhe prokurorët serb të rikthehen sërish në punë. Ehat…
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është deklaruar shumë i lumtur pas fitores në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Enrique tha se tashmë është koha për një festë të madhe, sepse kanë bërë histori, transmeton GazetaBlic Sport. “Të bëjmë histori ka qenë një qëllim që nga fillimi i sezonit. Është koha për një festë të madhe! Ndjeva një lidhje të vërtetë midis lojtarëve dhe tifozëve. Mendoj se e meritojmë. Është e vështirë të luash në këtë nivel, por ne dinim si ta përballonim presionin.”
Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele – që janë afër nivele që kërkohen për armët bërthamore – në muajt e fundit, sipas disa mediave që citojnë një raport të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), duke rritur dyshimet mbi një marrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Teheranit. Raporti konfidencial i agjencisë së OKB-së për energji bërthamore thotë se deri më 17 maj, Irani kishte grumbulluar 408.6 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60 për qind, një rritje krahasuar me më pak se 275 kilogramë që ishte raportuar në raportin e…
Ka dështuar tenderi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit për periudhën 2025-2028. Tenderi që u aprovua nga Bordi i ZRRE-së në fund marsit dhe u shpall në prill, dështoi në gjysmën e dytë të majit, ndërsa në fund të korrikut do të skadojë mandati i KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit. Burime i konfirmuan Dukagjinit se për 30 ditë, sa qëndroi e hapur shpallja, nuk aplikoi asnjë kompani. Kompania që përzgjidhet për këtë shërbim ka për obligim që t’i ofrojë furnizim të përkohshëm, deri në 60 ditë, konsumatorëve që mbesin pa…
Skuadra e PSG-së ka arritur një sukses historik. Kampionët francezë janë tashmë kampionë të Evropës, pasi që mposhten Interin në finale e madhe të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport. Desire Doue shënoi dy gola, Achraf Hakimi, Mayulu dhe Kvaratskhelia nga një, duke i dhënë trofeun historik skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique. Në anën tjetër, Interi nuk tregoi pothuajse asgjë në këtë finale, duke dështuar në çdo aspekt. /GazetaBlic Sport/
Sulmet ajrore ruse në rajonet në vijën e frontit në Ukrainë kanë vrarë të paktën shtatë persona dhe kanë plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët ukrainas më 31 maj, teksa ka pasiguri nëse negociatorët nga të dyja shtetet do të takohen më 2 qershor për rundin e dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta. Forcat ruse sulmuan me raketa zona civile në një qark afër frontit në rajonin e Zaporizhjës, duke shkatërruar të paktën një shtëpi dhe duke dëmtuar disa ndërtesa të tjera. Në mesin e të vrarëve, ishte edhe një vajzë 9-vjeçare, tha kreu rajonal, Ivan Federov. Ai tha se po…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe deputeti Lutfi Haziri ka reaguar pas dështimit të sërishëm për të zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit. Në një postim në Facebook, Haziri kujtoi se LDK-ja ka mbështetur në të kaluarën gra në pozita të larta shtetërore, por gjithmonë në bazë të marrëveshjeve të mirëkuptuara dhe për hir të funksionimit të Republikës. “Kemi votuar dy presidente gra, por me marrëveshje dhe për hir të Republikës, që gëzonte besimin dhe shpresën e popullit” shkroi Haziri. “Kemi votuar pa kushte e kërkesa politike, edhe kur ndoshta zgjedhjet nuk ishin të pëlqyera…
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më 5 qershor, bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Stefan Kornelius. Kornelius tha më 31 maj se është planifikuar që dy udhëheqësit të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë, pasuar nga një drekë e përbashkët e më pas një konferencë për media. Bisedimet në Uashington pritet të përqendrohen në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përgjigjes së NATO-s ndaj kërcënimeve të jashtme në rritje. Udhëheqësit po ashtu pritet të bisedojnë për mosmarrëveshjet tregtare mes SHBA-së…
