Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

IKD: Nëse Kuvendi s’konstituohet as dy-tre muajt e ardhshëm, pasojat edhe më të rënda për Kosovën

TV NewsBy TV News1 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mosfunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës ndonëse po bëhen gati katër muaj që kur u mbajtën
zgjedhjet e 9 shkurtit, po shkakton pasoja serioze për vendin. Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, në intervistë për Ekonomia Online, vlerëson se krahas pasojave të deritanishme, ndikimi negativ pritet të thellohet në muajt
vijues.

“Prej 15 prillit, kur është dashur të konstituohet Kuvendi, pasojat janë në dy rrafshe: në rrafshin e jashtëm dhe atë të brendshëm. Në rrafshin e jashtëm tashmë pasojat janë evidente. Kosova dështoi të jetë pjesë e agjendës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës dhe për këtë çështje përgjegjëse është shumica parlamentare, partia e cila ka të drejtën të propozojë kryetarin e Kuvendit dhe shkon pastaj edhe me votimin e mandatarit. Çështja e dytë që në mungesë të Kuvendit të Kosovës tashmë është duke dështuar të marrë fondet në Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, fillimisht duke mos u votuar ose duke mbetur pezull dy marrëveshje ndërkombëtare”, tha Jakaj.

Ai paralajmëroi pasoja direkte për qytetarët, duke vënë në pah se rritja e çmimit të energjisë për biznese nga qershori, në kuadër të tregut të lirë të energjisë, do të ndikojë edhe në shtrenjtimin e produkteve të shportës bazë për qytetarët.

“Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e përditshme. Sa i përket rrafshit të brendshëm, po vonohen reformat në drejtësi, sistemet pensionale e sociale si dhe politikat fiskale.
Aktualisht Kosova është në minus për shkak të aspekteve që i përmenda. Nëse shkohet edhe dy-tre muajt e ardhshëm pa konstituim të Kuvendit dhe pa formim të Qeverisë, normalisht situata mund të përkeqësohet edhe më tej. Pasojat do të jenë edhe më të rënda për vendin”, paralajmëroi Jakaj.

Hulumtuesi i IKD-së vë theksin edhe te pushimi veror që po afrohet, teksa Kuvendi mund të mos konstituohet edhe më tej.

“Më 31 korrik, edhe nëse konstituohet Kuvendi, shkon në pushim, përveç nëse vendoset ndryshe për shkak të çështjeve që i ka. Paramendoni situatën që një Kuvend që nuk është konstituar prej 15 prillit, shkon në pushim menjëherë më 31 korrik. Ajo çka dimë edhe deputetët, edhe të tjerët, nuk përtojnë që të jenë pjesë e pushimit. Kjo është evidentuar edhe në raportet tona të IKD-së. Nuk presim një Kuvend tjetër të jetë më i mirë”, tha për EO, Jakaj.

Lexuar: 36

Lajme te ngjashme

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.