Drenica ka siguruar një vend në Superligën e Kosovës për edicionin tjetër.
Skuadra nga Skenderaj triumoi në Grupin A të Ligës së Parë, kurse tashmë pritet të organizohet për nivelin elitar të futbollit kosovar.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, do të ketë ndryshime të mëdha brenda klubit, duke filluar nga kryesia e deri tek pjesa e skuadrës.
Biznismenë që veprojnë në Gjermani pritet të jenë tashmë në krye të klubit, kurse sipas informatave të siguruara, qëllimi kryesor është të ndërtohet një skuadër shumë konkurruese, me investime serioze.
Nëse gjërat ecin në rrugën e duhur, gjithçka mund të finalizohet dhe zyrtarizohet brenda javës së ardhshme, me disa detaje të fundit që po diskutohen.
Kujtojmë që Drenica është një skuadër e respektuar në futbollin kosovar, e cila për më shumë se dy dekada ka qenë në Superligë.
/GazetaBlic Sport/

