Autor: TV News

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ka goditur detin Mesdhe pranë brigjeve të Marmarisit në provincën Mugla të Turqisë, duke shkaktuar panik në disa qytete. Sipas të dhënave të AFAD-it (Drejtoria për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave), tërmeti ndodhi në orën 02:17 të mëngjesit, me epiqendër 10.43 kilometra larg Marmarisit dhe në një thellësi prej 67.91 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në qytete si Izmir, Antalya, Aydın, Denizli dhe Manisa. Si pasojë e sulmit të panikut në qytetin Fethiye, humbi jetën një vajzë 14-vjeçare.  Ajo u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes së rënduar. Ministri i…

Read More

Gazeta gjermane Bild raporton se 19-vjeçari Jobe Bellingham ka vendosur t’i bashkohet Borussia Dortmundit. Vendimi është 100% i marrë dhe i konfirmuar. Një delegacion i Dortmundit, përfshirë trajnerin Kovac dhe drejtorët sportivë, udhëtoi së fundmi në Angli për t’u takuar personalisht me Bellinghamin dhe familjen e tij dhe për të provuar të organizojnë një transferim nga Sunderland, ku Jobe ka shkëlqyer këtë sezon dhe është shpallur lojtari më i mirë i ri i Championship. Dortmundi është i përgatitur të paguajë rreth 25 milionë euro për Bellinghamin. Ai duhet të jetë menjëherë në garë për ekipin e parë sapo të mbërrijë…

Read More

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet një person i dyshuar nga Graçanica. I dyshuari kërkohet për vjedhje. “Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuar kërkohet për veprën vjedhje”, ka njoftuar Policia. Në njoftim thuhet se “për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”. 

Read More

Këtë të martë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Ndërkaq, do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.  Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00. Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Read More

Në 20 qershor do të jetë finalja e madhe e Ferma VIP 2. Ishin vetë fermerët ata që zbuluan datën, përmes një sfide tejet interesante që ju kishte caktuar AGAI. Të lidhur nga këmbët me njëri-tjetrin, fermerët fillimisht kanë kërkuar për 6 çelësa, ku vetëm njëri prej tyre mund të hapte sëndukun ku mbahej pishtari. Pasi gjetën çelësin dhe nxorën pishtarin ata ndezën zjarrin, ku më pas u zbulua edhe data e Ferma Vip 2. Menjëherë Luana hapi televotimin, ku do të jetë publiku ai që do të vendosë se kush do të jetë finalisti i parë. Ndërsa dy më…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kryetarët aktualë të Komunës së Klinës dhe Suharekës, Zenun Elezaj dhe Bali Muharremaj, janë propozuar për mandate të reja katërvjeçare nga degët përkatëse të AAK-së. Në një deklaratë publike, Haradinaj tha se gjatë kohës sa Aleanca ka udhëhequr me Klinën, me në krye profesor Zenun Elezajn, kjo komunë ka përjetuar një qeverisje që shpesh është përmendur si model edhe nga komuna të tjera. “Prof. Zenun Elezaj, me ekipin e tij të përkushtuar, i ka dhënë shtytje të jashtëzakonshme zhvillimit dhe përparimit të komunës. Pikërisht sot,…

Read More

Analisti politik Ylli Hoxha ka ngritur shqetësimin për mungesën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në emisionin Debat Plus, Hoxha deklaroi se, ndonëse faktorët ndërkombëtarë janë të pranishëm, roli i SHBA-së po mungon dukshëm. “Nuk është që nuk po përzihet faktori ndërkombëtar. Por kemi një faktor ndërkombëtar që nuk po përzihet hiq, edhe pse është më i rëndësishëm,” theksoi Hoxha, duke shtuar se ambasadori gjerman, si dhe ambasadat franceze dhe turke kanë qenë aktivë gjatë kësaj krize politike në Kosovë. Sipas tij, roli i Ambasadës Amerikane ka qenë jashtëzakonisht i zbehtë.…

Read More

Në emisionin “Debat Plus”, analisti politik Astrit Gashi ka komentuar mungesën e angazhimit të drejtpërdrejtë të ndërkombëtarëve – sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – në përpjekjet për formimin e një qeverie të re në Kosovë. Sipas Gashit, qëndrimi i amerikanëve është i dykyptimtë, dhe kjo përbën një zhvillim të pazakontë në skenën politike të Kosovës. Ai tha se mungesa e angazhimit të SHBA-ve – të cilat historikisht kanë qenë motori kyç për ndërtimin e qeverive – mund të shpjegohet me dy opsione: “Ose nuk kanë interes të ndërtojnë një qeveri me numrat aktual, pra një qeveri të udhëhequr…

Read More

Sadri Ramabaja, ka reaguar ndaj qëndrimeve kritike të Visar Ymerit. Ramabaja shprehu zhgënjimin e tij për ndryshimin politik dhe retorik të Ymerit, duke theksuar se nuk e njeh më njeriun me të cilin dikur ndanin të njëjtin ideal. “Kur e dëgjoj Visarin, shpeshherë mendoj që s’e paskam njohur fare, edhe pse kam menduar se e njoh si kryetar të Vetëvendosjes,” tha Ramabaja, duke shtuar: “Dorën në zemër, ndryshimin më të madh e ka bërë Visari, dhe kjo është e drejta e tij – secili nga ne ka të drejtë të ndryshojë – mirëpo intensiteti i akuzave më detyron të flas.”…

Read More

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve në Kosovë dhe bllokadën e zgjatur në formimin e qeverisë. Ai ka vlerësuar se tërheqja e faktorit ndërkombëtar nga përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike është reflektim i sjelljes së Qeverisë Kurti ndaj partnerëve ndërkombëtarë.Sipas Ymerit, i ftuar në emisionin Debat Plus, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Vetevendosja duhet të reflektojnë më shumë përgjegjësi politike dhe të ndalin qasjen moralizuese ndaj kundërshtarëve.Ymeri ka theksuar dy arsye kryesore që, sipas tij, ndikojnë në bllokadën aktuale institucionale në Kosovë: urgjenca për formimin e institucioneve për shkak të dialogut Kosovë–Serbi dhe…

Read More