Autor: TV News
Komisionerja për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar të martën në Parlamentin Evropian se Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë opinionin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, por kjo mund të ndodhë vetëm kur Këshilli i BE-së t’i japë mandatin zyrtar. “Komisioni Evropian mbetet i gatshëm të përgatisë opinionin për anëtarësimin e Kosovës në BE kur të marrë një kërkesë nga Këshilli i BE-së. Por më lejoni të jem e qartë: rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dhe jo përmes veprimeve…
Pepe Reina, ish-portieri spanjoll, ka nisur zyrtarisht karrierën e tij si trajner duke marrë drejtimin e ekipit U19 të të Villarreal CF. Kjo shënon një rikthim në territorin e njohur për Reinën, i cili më parë luajti për Villarrealin. Emërimi i Reinës përputhet me traditën e Villarrealit për integrimin e ish-lojtarëve në strukturat e tyre të stërvitjes dhe zhvillimit. Përvoja e tij e gjerë, duke përfshirë periudhat në klubet kryesore evropiane dhe pjesëmarrjen në fitoret e Spanjës në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian, pritet të jetë e madhe në edukimin e talenteve të reja të klubit. Ekipi Juvenil A,…
Lirim Sylejmani, 49 vjeç, i lindur në Kosovë dhe me shtetësi amerikane, është dënuar me 10 vjet burg nga një gjykatë federale në Uashington për pjesëmarrje në trajnim ushtarak me organizatën terroriste grupi militant (IS) dhe për përfshirje në të paktën një përballje të armatosur kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të. Sylejmani, i njohur edhe me emrin Abu Sulayman al-Kosovi, kishte pranuar fajësinë në dhjetor të vitit 2024 për marrje të trajnimit ushtarak nga një organizatë e shpallur si terroriste. Përveç dënimit me burg, gjyqtari federal urdhëroi që ai të qëndrojë gjatë gjithë jetës nën mbikëqyrje pas lirimit. Sipas dokumenteve…
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike që të lidhin kontrata komerciale të drejtpërdrejta me këtë korporatë, në mënyrë që të sigurojnë “furnizim të qëndrueshëm dhe me çmime konkurruese”. Në njoftimin e lëshuar, KEK-u thekson se, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), është e licencuar për furnizim në treg të hapur dhe se deri tani ka nënshkruar me sukses 15 marrëveshje komerciale, përfshirë edhe me ndërmarrje publike strategjike. ““Furnizimi nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) është vetëm një zgjidhje e përkohshme, me…
Të paktën 27 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje ushqimi në pjesën jugore të Rripit të Gazës, thanë autoritetet lokale shëndetësore të martën. Ushtria izraelite tha se forcat e saj hapën zjarr ndaj një grupi individësh që kishin devijuar nga rrugët e caktuara afër qendrës së shpërndarjes së ndihmave humanitare, në Rafah. Ushtria izraelite shtoi se ende po hetonte çfarë kishte ndodhur. Vdekjet ndodhën disa orë pasi Izraeli njoftoi se tre ushtarë izraelit ishin vrarë në luftime në pjesën veriore të Gazës, ndërsa forcat izraelite vazhdojnë ofensivën kundër militantëve të…
Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të vijojë deri më datat 3-4 qershor. Kjo zgjatje është bërë e domosdoshme për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem dhe ngarkesës së platformës, çka e bën të nevojshëm një proces më të kujdesshëm, transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikuesit. Procesi i shpërndarjes së biletave ka nisur, dhe një pjesë e…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore, ka ndaluar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me mashtrimin kompjuterik dhe keqpërdorimin e kartelave bankare. Sipas njoftimit të ndaluarit dyshohet se gjatë periudhës janar–tetor 2024 në komunën e Vitisë kanë vepruar në mënyrë të organizuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri përmes ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një institucioni bankar. Sipas Prokurorisë, ata kanë shfrytëzuar një hapësirë kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit të transaksioneve mes shërbimeve bankare online dhe automatëve për para për tërheqjen e shumave të ndryshme të parave nga…
Të paktën 27 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje ushqimi në pjesën jugore të Rripit të Gazës, thanë autoritetet lokale shëndetësore të martën. Ushtria izraelite tha se forcat e saj hapën zjarr ndaj një grupi individësh që kishin devijuar nga rrugët e caktuara afër qendrës së shpërndarjes së ndihmave humanitare, në Rafah. Ushtria izraelite shtoi se ende po hetonte çfarë kishte ndodhur. Vdekjet ndodhën disa orë pasi Izraeli njoftoi se tre ushtarë izraelit ishin vrarë në luftime në pjesën veriore të Gazës, ndërsa forcat izraelite vazhdojnë ofensivën kundër militantëve të…
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka refuzuar një ofertë kontrate prej mbi 200 milionë eurosh nga klubi saudit Al Hilal, raporton Fabrizio Romano. Fernandes dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë. 30 vjeçari, shënoi 19 gola dhe dha 19 asiste sezonin e kaluar. Palët zhvilluan bisedime pozitive javën e kaluar, por Fernandes më pas u konsultua me familjen e tij dhe vendosi të mos lëvizte. Ai e ka njoftuar Hilal tashmë. /GazetaBlic Sport
Policia e Kosoves ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është arrestuar të hënën në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë pasi dyshohet se u kishte ofruar zyrtarëve policorë para të gatshme në formë ryshfeti. Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “dhënie ryshfeti”. “Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme në formë ryshfeti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
