Autor: TV News
Ish shefi i sektorit për Rusinë në MI6 Christopher Steele: Aktivitete të shtuara të operativëve rusë të inteligjencës në Beograd Vlerësohet se janë shtuar aktivitetet e operativëve rusë të inteligjencës në Beograd. Një vlerësom të tillë e ka bërë ish-shefi i sektorit për Rusinë MI6 Chrksopher Steele. Gjatë një interviste ai thekson faktin se zyrtaeë rusë të ilteligjencës që janë dëbuar nga disa vende perëndimore nane rigrupuar në disa kryeqytete, e një nga to është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi.Mes tjerash ka nënvizuar se Serbia paraqet problem, duke rikthyer historinë se në të kaluarën Serbia është përdorur si bazë operuese për…
Të hënën në Kuvendin Komunal të Prishtinës s’ka kaluar propozim-vendimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për subvencionim të pagave të punonjësve të Ndërmarrjes “Pastrimi”. Propozimi s’kaloi pasi pro tij ishin 20 vota, 21 kundër e asnjë abstenim. LDK-ja kishte propozuar që për punonjësit e Pastrimit të ndaheshin 300 mijë euro. Para asamblistëve, shefja e asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, shprehi propozimin, ku deklaroi se punëtorët e “Pastrimit” janë më të pafajshmit dhe padrejtësisht po qëndrojnë në grevë, “Duke pasur parasysh që punëtorët janë më të pafajshmit dhe padrejtësisht po qëndrojnë sot në grevë para Komunës së Prishtinës, ne si…
Ushtria ukrainase ka publikuar imazhe të automjetit luftarak që po konsiderohet si më i blinduari ndonjëherë.Ministria e Mbrojtjes shkroi të hënën në Facebook se falë këtij automjeti të fuqishëm, këmbësoria e ushtrisë po mbrohet nga sulmet e Rusisë me dronë, nga zjarri i mitralozëve dhe kërcënimet prej minave. Ajo shtoi se kjo makinë luftarake mundëson kryerjen e një sërë aktivitetesh në fushëbeteja. “MaxxPro është një prej transportuesve më të mirë e më të blinduar në botë, i testuar në më shumë se një luftë. Falë një strehimi të fuqishëm të blinduar, kjo pajisje është në gjendje të mbrojë këmbësorinë nga…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Tanzania, Ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë, Mahmoud Thabit Kombo, i cili po qëndron për herë të parë në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Tanzanisë, duke vënë theksin në ndërtimin e partneriteteve që nxisin bashkëpunimin mes institucioneve, komunitetit të biznesit dhe qytetarëve të vendeve tona. “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet me të cilat ndajmë përkushtimin për zhvillim…
Për më shumë se tre vjet, shumica e qytetarëve në Rusi e kanë parë luftën – e nisur nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Kremlini – si një realitet të largët. Tani, pas një sulmi të guximshëm nga Ukraina, i cili përfshiu dërgimin e dhjetëra dronëve tinëz në territorin rus, dhe përdorimin e tyre më 1 qershor për të shkatërruar dhjetëra aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi, disa thonë se lufta ka ardhur në pragun e shtëpisë së tyre. Në rajonet Irkutsk, Murmansk, Riazan dhe Ivanovo, dronët goditën bazat ajrore, duke tronditur autoritetet dhe qytetarët rusë.…
Nuk kam parë asnjëherë gurë që flasin, derisa eca me Ekrem Llukën, mikun tim të vjetër, nëpër shpatin ku po ngrihet Dukagjini Resort. Ai nuk më kërkoi të imagjinoja asgjë. Më kërkoi vetëm të dëgjoja. Dhe aty, në heshtjen mes fjalëve të tij dhe goditjeve të makinerisë që hapnin themelet, gurët nuk më dukeshin më të fortë. Më dukeshin të gatshëm me u çelë. Ai më tregonte ku do të kalonte rruga, ku do të ngriheshin kolonat, ku do të vendoseshin qelqet. Ishte real, konkret, tokësor. Por ndërsa më fliste për tokën dhe peshat që duhen mbajtë, imagjinata më rrëshqiti…
Mentor Mazrekaj tashmë zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Besës. Futbollisti dhe klubi kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre vetëm pas 1 sezoni. Lajmin e ka bërë të ditur 36-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Lojtari nga Prishtina falenderon klubin, ndërsa thekson se për të ishte një eksperiencë e bukur të ishte pjesë e tyre në Kategorinë e Parë. “Përshëndetje nga sot nuk jam më pjesë e Besës së Kavajës. Për mua si eksperiencë e parë në Kategorinë e Parë të Shqipërisë ishte shumë e bukur për aq sa zgjati. Faleminderit të gjithëve me respekt Mentor Mazrekaj 14”, ka…
Ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zgjedhur presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me një shumicë dërrmuese votash, të hënën në Nju Jork. Përmes një votimi të fshehtë, të mbajtur në këtë institucion – më të madhin të Kombeve të Bashkuara – Baerbock, 44-vjeçare, ka siguruar 167 vota, 14 anëtarë kanë abstenuar, ndërsa shtatë të tjerë kanë votuar për kandidaten tjetër. Zgjedhja e saj në seancën plenare para 193 vendeve anëtare të OKB-së është konsideruar formalitet, mirëpo votimi sekret është mbajtur, siç është raportuar, me kërkesë të Rusisë. Në fjalimin e saj, Baerbock ka thënë…
Ferma VIP është spektakli që ka kaluar jo vetëm kufijtë brenda Europës, por ka kaluar edhe oqeanet. Opinionisti i Ferma Vip 2, Kastro Zizo, i cili mungoi në spektaklin e së premtes pasi kishte udhëtuar drejt SHBA-së , i rikthyer mbrëmjen e sotme u shpreh se me mijëra bashkëatdhetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA ndiqnin çdo episod të spektaklit. Ai bëri me dije se kishte marrë me qindra urime dhe përgëzime nga shqiptarët që jetojnë përtej oqeanit. Pjesë nga biseda: Kastro: Ferma VIP ndiqen në 3 shtete në SHBA. U rrethova nga gra dhe burra që më thonin…
Në një deklarim që ngre shumë pikëpyetje mbi zhvillimet politike të ditëve në vijim, analisti Astrit Gashi ka zbuluar informacione të reja rreth mundësisë për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë, duke lënë të kuptohet se një marrëveshje për konstituimin e institucioneve është shumë afër. Sipas Gashit, qëndrimi i heshtur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi fituesit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është ndihmues dhe krijon pasiguri në skenën politike: “Sot, fituesit të zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me faktin që po rrinë të heshtur, të paktën nuk po ia ndihmojnë. E kjo tash a është mirë a…
