Autor: TV News

Al Nassr po punon për një propozim të ri kontrate për Cristiano Ronaldon dhe shpreson ta mbajë atë përtej marrëveshjes aktuale. Klubi saudit dëshiron të paraqesë planet e tyre së shpejti dhe synon të marrë një përgjigje të shpejtë. Fabrizio Romano raporton: “Al Nassr është gati t’ia paraqesë planin e tyre Cristiano Ronaldos duke shpresuar që të zgjidhet marrëveshja e re. Klubi po përgatit ndryshime për të marrë dritën jeshile të Cristianos… dhe për të nënshkruar kontratë të re për të vazhduar në Al Nassr.” Krahas bisedimeve për rinovimin, Al Nassr po synon disa emra për merkaton e verës. Luis…

Read More

Seanca e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e mbajtur të hënën, u shoqërua me debate të ashpra ndërmjet asamblistëve, kryesisht për krizën me mbeturinat që ka përfshirë kryeqytetin pas ndërprerjes së shërbimeve nga kompania “Pastrimi”. Megjithëse kjo çështje nuk ishte e përfshirë fillimisht në rendin e ditës, Kuvendi miratoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për të hapur diskutimin lidhur me mundësinë e subvencionimit të pagave të punëtorëve të “Pastrimit”. Asamblisti i LVV-së, Gëzim Sveçla, kritikoi ashpër gjendjen aktuale me mbeturinat dhe e cilësoi këtë krizë si më të rëndën në 25 vitet e fundit. “Ndërmarrja ‘Pastrimi’ ka funksionuar…

Read More

Shqipëria do të luajë 2 ndeshje shumë të rëndësishme gjatë këtij muaji. Fillimisht do të presin Serbinë në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor në orën 20:45, ndërsa 3 ditë më vonë udhëtojmë në tansfertë për Letoninë. Në konferencën për shtyp për të folur për këto përballje ka qenë i pranishëm Qazim Laçi. Mesfushori ka analizuar këto përballje, ndërsa premton se ekipi ynë do të japë më shumë se 100% për fitoren, ndërsa “kërcënon” Serbinë, kundërshtarin e radhës. “Serbia kundërshtar më i fortë se në letër, avantazh për ne? Mendimi im është se kemi një ndeshje shumë të fortë, pasi luajmë…

Read More

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar sot për dëgjim publik dokumentin “Strategjia e Prishtinës për Artin dhe Kulturën 2026–2031”, SI një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit afatgjatë dhe gjithëpërfshirës të jetës kulturore në kryeqytet. Sibel Halimi, Drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës në një postim në “Facebook” ka shkruar se “Kjo strategji është rezultat i një pune të gjatë, gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrje të gjerë të komunitetit artistik. Mbi 300 përfaqësues të skenës së pavarur, institucioneve publike dhe shoqërisë civile kanë kontribuar në këtë proces, i cili është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Kulturës dhe me mbështetjen…

Read More

Skuadra rumune, Cluj ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit të FC Prishtinës, Drilon Islami. Mesfushori kosovar ka nënshkruar me Cluj dhe tani do të luajë në kampionatin rumun, shkruan GazetaBlic Sport. Pas dy sezonesh me skuadrën e Prishtinës – ku barti edhe shirtin e kapiteni – 24 vjeçari tani do ta vazhdojë karrierën në kampionatin rumun. Ja zyrtarizimi:

Read More

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ky ishte takimi i parë bilateral mes dy zyrtarëve pas emërimit të Sørensen në këtë detyrë. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi u fokusua në qasjen e re që Përfaqësuesi i BE-së synon të ketë në fazat e ardhshme të dialogut dhe në diskutimin e temave konkrete që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. “Diskutuam për temat që janë kyçe për ne dhe ku po shohim mungesë të madhe të angazhimit nga ana…

Read More

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se gjiganti italian i futbollit, AC Milan do të vie në kryeqytet për të mbajtur kamp veror. AC Milan organizon kamp veror me talentë të futbollit në Kampin Nacional në Hajvali nga 9-13 korrik, shkruan GazetaBlic Sport. Më poshtë keni njoftimin e Përparim Ramës: “Me krenari njoftoj se sot u zyrtarizua bashkëpunimi mes FC Prishtina dhe AC Milan! Ky partneritet sjell kampin veror nga 9–13 korrik në Hajvali, ku vajza dhe djem nga të gjitha komunitetet do të trajnohen nga profesionistë me përvojë ndërkombëtare. Bashkë me Kushtrim Mushicën, Drejtor i Sportit,…

Read More

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar ndaj ndërprerjes së procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, duke kritikuar qasjen e institucioneve dhe mungesën e transparencës në këtë proces. Burim Ejupi nga INDEP deklaroi se vendimi për ta ndalur liberalizimin ishte i papritur dhe ka krijuar pasiguri në treg dhe te bizneset e prekura.“Ky debat ka filluar në vitin 2016 me pakon e tretë të ligjit për energji – një obligim i Sekretariatit të Energjisë. Që atëherë ka qenë e qartë se tregu duhet të liberalizohet,” tha Ejupi. Ai në emisionin “Five” kujtoi se Zyra e Rregullatorit për Energji kishte…

Read More

Victor Osimhen do të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e verës së ardhshme. Pas sezonit të kaluar si huazim te Galatasaray, sulmuesi i Napolit mund të qëndrojë në Turqi, ku duket se ka gjetur qetësi dhe vazhdimësi. Osimhen ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për transferime jashtë vendit. Shumë ekipe kanë kërkuar informacion, përfshirë Al-Hilal dhe disa klube angleze, por sipas Fotomac nuk ka oferta konkrete nga Arabia Saudite apo Evropa. Juventusi, Chelsea dhe Manchester United thuhet gjithashtu se janë të interesuar për lojtarin, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë…

Read More

Në Prishtina Mall, fëmijët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes – dhe këtë herë, festa është më e madhe se kurrë! Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nga data 30 dhe 31 maj deri më 1 qershor, qendra më e madhe tregtare në rajon shndërrohet në një vend të mrekullueshëm për argëtim, kreativitet dhe momente të paharrueshme për të vegjlit. Çfarë do të ndodhë? 🎁 Dhurata për fëmijët nga brendet e njohura si Burger King, Ceri, Crocs, Dormeo, Gi-Fi, Hyperactive, KFC, Oki’s, S/Sprint dhe Steps 🧸 Maskota 💃 Vallëzim 🎨 Face painting 🎲 Lojëra për të gjitha moshat 📚…

Read More