Autor: TV News

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës në Poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, ku po zhvillohet ushtrimi ndërkombëtar “Defender Europe 25”, theksoi përparimet e mëdha që ka bërë Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ai tha se numri i ushtarëve është dyfishuar, trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar, ndërsa buxheti për mbrojtje është trefishuar në tre vitet e fundit, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në dhe vendet partnere. “Kemi arritur që të tregojmë, të demonstrojmë fuqinë tonë, ndërveprueshmërinë që e kemi me NATO-n dhe në këtë mënyrë ta forcojmë kauzën tonë që anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk…

Read More

Klubi anglez, West Ham United raportohet se është favorit në garë për transferimin e mesfushorin kosovar Ardon Jashari, i cili pritet të largohet nga Club Brugge gjatë kësaj verë. Sipas mediave angleze, klubi londinez ka nisur tashmë negociatat me skuadrën belge dhe është gati të bëjë një ofertë konkrete për kartonin e lojtarit. Oferta e West Hamit thuhet se do të arrijë shifrën e 40 milionë euro, teksa 22-vjeçari po shihet si përforcimi ideal për repartin e mesfushës. Për Jasharin kanë shprehur interesim edhe gjigantë të tjerë evropianë si Manchester City, Borussia Dortmund, Juventusi, Paris Saint-Germain dhe Roma. Jashari ka…

Read More

Agjencia Evropiane e Policisë [EUROPOL] bëri të ditur se pas një operacioni të gjerë në fund të muajit maj, ka hequr nga interneti mbi 2.000 linqe që përmbanin propagandë xhihadiste dhe ekstremiste të djathtë, e cila kishte për synim të shënjestronte të miturit. Në këtë aksion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Malta, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Spanja, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar. Ky aksion i Agjencisë policore të Bashkimit Evropian vjen vetëm disa javë pasi EUROPOL-i krijoi një grup të ri operacional të punës, të dedikuar për luftimin e praktikës gjithnjë e më…

Read More

Pas një hetimi disa mujor, të martën është realizuar me sukses operacioni i madh anti-drogë i koduar “Qielli i Thyer”, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Policia e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në këtë operacion të përmasave të gjera, i zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, janë angazhuar rreth 600 zyrtarë policorë të cilët kanë bastisur 47 lokacione dhe kanë arrestuar 22 persona të dyshuar për përfshirje në vepra të rënda penale si “krim i organizuar”, trafikim të narkotikëve dhe pastrim parash. Dyshohet se aktivitetet kriminale…

Read More

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, skuadra saudite Al Hilal është e para që shfaq interes për portierin gjerman të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen. E ardhmja e Ter Stegen është e paqartë, ndërsa Barca po i afrohet nënshkrimit të portierit të Espanyol, Joan Garcia, të cilin e shohin si zgjedhjen e tyre të parë në portë. Gjermani ka një kontratë edhe për tre vjet me katalanasit. Një transferim në Arabinë Saudite nuk do ta ndihmonte shumë Ter Stegenin, përveçse financiarisht. Nëse ka ndonjë arsye pse ai po largohet nga Barcelona, ​​është për të siguruar kohë të rregullt loje për Gjermaninë në Kupën…

Read More

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), për herë të parë ka filluar të ofrohet trajtimi me metodën moderne të Elektrostimulimit të Nervit Vagus (VNS) për pacientët me epilepsi farmakorezistente. Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social të ShSKUK-së, ku ndër të tjera shkruan se në bashkëpunim me Klinikën e Neurokirurgjisë dhe me mbështetjen e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ( ShSKUK), janë siguruar pajisjet dhe janë përmbushur të gjitha parakushtet për realizimin e këtij trajtimi. “Me 2 dhe 3 qerhor 2025, janë trajtuar me sukses 3 pacientët e parë, të përzgjedhur…

Read More

Koalicioni qeverisës në Holandë u rrëzua të martën pasi Geert Wilders, lideri i ekstremit të djathtë dhe kreu i Partisë për Liri (PVV), vendosi të tërhiqte partinë e tij nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mbi politikën e migracionit. Wilders, i cili doli fitues në zgjedhjet e nëntorit 2023 dhe udhëheq partinë më të madhe në parlament, kishte paralajmëruar që në fund të majit se do të shkaktonte rënien e qeverisë nëse nuk zbatohej brenda disa javësh plani i tij dhjetë pikësh për kufizimin e imigracionit. Plani i Wilders përfshinte mbylljen e kufijve për azilkërkuesit, ndalimin e bashkimit…

Read More

Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, ndërsa kryeqyteti ka nisur tashmë përgatitjet për mbarëvatjen e kësaj sfide. Në Tiranë, në zonën përrreth stadiumit “Arena Kombëtare” ka filluar çmontimi i të gjtha lokaleve. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, lokalet kanë nisur heqjen e xhamave, po ashtu do të hiqen çadrat dhe karriget. Këto masa merren me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme. Kujtojmë se mbi 1500 forca policie do të angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja…

Read More

Në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, u zhvillua Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day), si pjesë e ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”. Të pranishëm në këto ushtrime kanë qenë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri në detyrë Albin Kurti, përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë, ambasadorë, si dhe oficerë të lartë nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe shtete pjesëmarrëse në ushtrim. Përmes skenarëve operativë të përgatitur enkas për këtë ditë, Forca e Sigurisë së Kosovës kanë demonstruar gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë me forcat partnere dhe ato të rajonit. Në ushtrim kanë…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një sulmi ajror rus në qytetin Sumy, duke e quajtur atë një akt “barbar” që kishte në shënjestër civilë të pafajshëm. Sipas Zelensky-t, sulmi ka lënë të paktën tre të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Ai ka theksuar se ky është edhe një dëshmi që Rusia nuk është e interesuar për paqe dhe se presioni ndërkombëtar është i domosdoshëm. “Është e qartë se pa presion nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe çdo vend tjetër që ka ndikim, Putini nuk do të pranojë armëpushim”, ka shkruar ai në rrjetin X. Nga…

Read More