Autor: TV News

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dha se rreziku i përshkallëzimit nga lufta në Ukrainë po “rritet ndjeshëm”, pasi forcat ukrainase përdorën dronë për të sulmuar bombarduesit bërthamorë rusë në disa baza ajrore thellë brenda Rusisë. Ukraina tha se ka sulmuar bazat ajrore në Siberi dhe në pjesë të tjera në veri të Rusisë gjatë fundjavës, duke shënjestruar caqe deri në 4.300 kilometra larg nga vijat e frontit. “Po ju them, nivelet e rrezikut po rriten ndjeshëm, pas asaj që ndodhi gjatë fundjavës”, tha i dërguari i Trumpit, Keith Kellogg, për Fox News. “Njerëzit duhet ta kuptojnë…

Read More

Në Konferencën e sotme për shtyp ishte i pranishëm Arbër Hoxha, i cili foli për duelin me Serbinë dhe Letoninë. Lideri kuqezi pritet të marrë minuta përballë një rivali që luan fort. “Serbia? Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë se kundërshtari ka cilësi dhe ne do të japin maksimumin. Besoj dhe shpresojmë të fitojmë ndeshjen. Kërkesë nga rrethi shoqëror? Jemi profesionistë dhe do të luajmë në fushë. Është ndeshje e vështirë dhe mjaft emocionale. Luftë për biletë nga tifozët? Ndeshje shumë e vështirë dhe kjo vendos për një vend në “Play-Off”. Besoj se do të fitojmë ndeshjen…

Read More

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka akuzuar opozitën për bllokimin e qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se motivi i tyre është i pastër politik dhe i pabazuar në parime. Në një deklaratë për media, Basha tha se, ndryshe nga e kaluara kur Vetëvendosje ka përdorur mjetet parlamentare për çështje madhore, sot opozita po vepron thjesht për të penguar kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. “Ne e kemi bllokuar Kuvendin për kauza – për marrëveshje të dëmshme si Zajednica apo përballjen me Gjykatën Speciale. Por sot, opozita po e bllokon për një emër, për Albulenën,” deklaroi…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%. Ky veprim rrit taksat e importit të metaleve të cilat janë produkte bazë për gjithçka, nga veturat te ushqimet e konservuara.  Rritja po ndodh për herë të dytë që nga marsi, raporton BBC. Trumpi ka thënë se masa ka për qëllim të sigurojë të ardhmen e industrisë amerikane të çelikut. Megjithatë, kritikët thonë se kjo mund të shkaktojë kaos tek prodhuesit e çelikut jashtë SHBA-së, të shkaktojë hakmarrje nga partnerët tregtarë dhe të ketë një kosto ndëshkuese për…

Read More

Nuk ka më dyshime apo negociata të vazhdueshme: Tijjani Reijnders do të jetë një lojtar i ri i Manchester Cityt. Një marrëveshje e plotë është arritur me Milanin për transferimin e mesfushorit holandez, i cili largohet nga Rossonerët pas dy sezonesh, 104 paraqitjesh, 19 golash dhe 9 asistimeve. Në fakt, siç konfirmohet nga gazetari Vito Angelè, gjigantët e Premier Ligës kanë mbyllur një marrëveshje për një tarifë prej rreth 70 milionë eurosh. Holandezi, ish-lojtar i AZ Alkmaar, nënshkroi rinovimin kohët e fundit me AC Milan duke e ditur se mund të shitej diku tjetër. 26-vjeçari ishte i sigurt se do…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se nuk do ta mbështeste një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, kjo parti nuk është treguar korrekte ndaj procesit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Atje nuk është Hashimi. Atje është presidenti i vendit dhe ushtria e Kosovës. Ata që e përmbushin kërkesën për mbështetje, e kanë mbështetjen time”, ka thënë ai. Hasani ka thënë se ka pasur kërkesa nga VV-ja që ta mbështesë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ka shtuar se e ka refuzuar. 

Read More

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 4 qershor se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, duke refuzuar një kërkesë kyç të Shteteve të Bashkuara që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kamotshme bërthamore. Ai tha se ndalimi i pasurimit të uraniumit është kundër interesave të Iranit. Propozimi i SHBA-së për një marrëveshje të re bërthamore iu prezantua Iranit të shtunën nga Omani, që ndërmjetëson bisedimet mes ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Pas pesë runde bisedimesh, disa çështje kyç mbeten të pazgjidhura, përfshirë insistimin…

Read More

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, të cilat përfshijnë situatën në trafik dhe masat ndaj veprave penale. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet, por janë regjistruar: 31 aksidente me të lënduar, 53 aksidente me dëme materiale, dhe 2029 tiketa trafiku të shqiptuara për shkelje të ndryshme. Po ashtu, autoritetet policore kanë arrestuar 15 persona, ndërsa: 12 persona janë mbajtur në qendra të ndalimit, dhe nuk ka pasur persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit. Nuk është regjistruar asnjë shkelje e lidhur me masat kundër Covid-19. Policia apelon…

Read More

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel, ka folur për përgatitjet dhe rëndësinë e sfidës ndaj Serbisë, një ndeshje që pritet me interes të madh nga opinioni sportiv. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se synimi kryesor është arritja e një rezultati pozitiv, duke zhvilluar një ndeshje korrekte dhe në frymën e garës sportive. Gjithashtu, Presidenti Duka komentoi edhe procesin e shpërndarjes së biletave përmes shortit kompjuterik, duke garantuar transparencë të plotë dhe ndjekjen e standardeve të UEFA-s. Më poshtë, intervista e plotë e Presidentit Duka: Ndeshja ndaj Serbisë? – Detyra jonë është ta organizojmë…

Read More

Autoritetet malazeze planifikojnë të fillojnë prodhimin e dronëve pa pilot, në bashkëpunim me një kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës, shkruan në një dokument të Qeverisë së Malit të Zi Kjo qeveri thekson se kjo nismë është në përputhje me orientimin strategjik të Malit të Zi dhe se, mes tjerash, ajo do të forcojë industrinë vendase të mbrojtjes. “Do t’i përmirësojë kapacitetet e Ushtrisë në raport me NATO-n, do t’i mbështesë nevojat mbrojtëse të Ukrainës, si dhe do ta pozicionojë Malin e Zi si një furnizues të besueshëm të pajisjeve më…

Read More