Autor: TV News
Ka filluar seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve në operacioni policor “Qielli i thyer” të realizuar dje (e marte). Një aksion i madh i Policisë së Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale është kryer dje herët në mëngjes në 47 lokacione të ndryshme. 22 persona ishin arrestuan si të dyshuar për krim të organizuar, trafikim me narkotikë e pastrim parash. Pasuri e madhe është sekuestruar ndërkaq gjithçka është bërë në bashkëpunim me autoritet e Belgjikës e Holandës, vende të cilat zbuluan në vitin 2021 skandalin e përdorimit të telefonave të pagjurmueshëm SKY.
Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile Bullgarisë për t’u anëtarësuar në eurozonë më 1 janar 2026, duke shënuar hapin e dytë të rëndësishëm të shtetit brenda një viti në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. KE-ja, e cila u mblodh më 4 qershor për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, tha se Bullgaria i përmbush katër kriteret nominale të konvergjencës që përdoren për të vlerësuar nëse një vend është i gatshëm të adoptojë euron. “Euroja është një simbol i prekshëm i forcës dhe unitetit evropian”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Banka…
Një nga lojtarët kryesorë të Napolit në sezonin e kaluar të kampionatit do të rinovojë kontratën e tij me klubin. Është portieri Alex Meret, i cili do të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin italian deri në vitin 2027. Paga e re e Meret do të jetë 2.5 milionë euro në vit. Sezonin e kaluar, në të cilin Napoli u bë kampion, italiani luajti në 34 nga 38 ndeshjet e Serie A dhe në 17 prej tyre mbajti portën e paprekur. /GazetaBlic Sport
Data e zgjedhjeve lokale do të caktohet gjatë ditëve në vijim, ka njoftuar të mërkurën Zyra e Presidentes. Në njoftim thuhet se gjatë takimit të sotëm të presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, është folur mbi qëndrimet dhe propozimet e tyre për këtë datë. “Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë miqësore me kombëtaren e Armenisë të premten me fillim nga ora 19:00. Kosova dhe Armenia ballafaqohen në “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjeve miqësore, shkruan GazetaBlic Sport. Biletat ka kohë që kanë dalur në shitje, megjithatë, jo shumë tifozë janë interesuar për këtë duel. Në faqen zyrtare ku shiten biletat, mund të vërehet se një numër i madh i biletave në Lindje dhe Jug janë ende në shitje, gjë që ndodhë rrallë para ndeshjeve të kombëtares. Ja pamjet:
Partia Demokratike e Kosovës ka konsideruar se vendi po përballet me krizë të shumëfishtë të sigurisë kombëtare, publike dhe njerëzore. Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, në një konferencë për media ka thënë se moskonstituimi i institucioneve nuk është i rastësishëm, pasi do të diskutohej për licencimin e kompanive të familjarëve për shitblerje të energjisë, keqpërdorimet për tenderin e mbetjeve shtazore dhe “skandale tjera të këtij pushteti”. “Tash arrestohet eksponenti i Lëvizjes Vetëvendosje i pikës ‘Qyteti i Vjetër’ të Degës së Prishtinës. Njeri që qëndron afër ministrit të brendshëm z. Sveçla dhe pastaj po ashtu qëndron afër ndaj figurave të…
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, konfirmuan nga Shërbimi danez i Burgjeve për Radion Evropa e Lirë. Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit. “…duke përfshirë një ndërtesë të re për punësim dhe ambiente të reja për vizitorë. Ne presim që puna të nisë këtë verë, kurse gjatë gjysmës se parë të vitit 2027, pritet që burgu të vihet në përdorim”, tha Shërbimi danez i Burgjeve. Danimarka tha se kjo është një detyrë…
Me nisjen e sezonit të verës dhe rritjen e konsumit të akullores, ekspertët e shëndetit publik po ngrenë alarmin për një rrezik serioz që lidhet me këtë produkt: helmimi nga akullorja. Një ushqim i dashur për të rritur e sidomos për fëmijë, po shihet gjithnjë e më tepër si një potencial burim toksik nëse nuk ruhet dhe prodhohet sipas standardeve higjieno-sanitare. E ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, mjekja Ilirana Agolli paralajmëroi për përmbajtjen e kimikateve të dëmshme në akullore, të cilat përdoren për qëndrueshmëri, ngjyrë dhe shije. Ajo përmendi komponentë si magnezium sulfat, potasium sorbat dhe polisorbat 80,…
I riu i Barcelonës, Lamine Yamal, kryeson listën e lojtarëve më të vlefshëm në botë, sipas raportit të fundit nga Observatori i Futbollit CIES. Pas nënshkrimit të një kontrate të re me klubin katalanas deri në vitin 2031, sulmuesi 17-vjeçar vlerësohet në një shumë mbresëlënëse prej 402.3 milionë eurosh. Kjo shumë është rezultat i performancave të tij të jashtëzakonshme në fushë, të cilat kanë tejkaluar pritjet për një lojtar të moshës së tij. Ky potencial rekord transferimi e ka bërë Yamalin të shfaqet si një nga figurat kryesore në futbollin botëror gjatë dekadës së ardhshme. I dyti në renditje është…
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është përcjellë me kundërshtime edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut, por sot konsiderohet si një mundësi për të kontrolluar më mirë shpenzimet. Kosova e nisi këtë proces me bizneset e mëdha më 1 qershor, por vazhdon të ketë reagime dhe shqetësime si për çmimet, ashtu edhe për përgatitjen e vendit. Përfaqësuesit e subjekteve ekonomike kërkojnë të shtyhet së paku për një vit, duke argumentuar se çmimet e ofruara nga kompanitë e licencuara për furnizim me rrymë, janë shumë më të larta se të rregulluarat nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Shqipëri: Liberalizimi…
