Autor: TV News
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se Bashkimi Evropian është gati të vendosë sanksione kundër Presidentit rus Vladimir Putin në të njëjtën kohë me Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të ushtrojë presion mbi të në negociatat e paqes. “Ne diskutuam se si mund të zbatojmë njëkohësisht sanksione evropiane dhe amerikane kundër Putinit nëse ai nuk ulet në tryezën e negociatave”, tha ajo, raporton Politiko. BE-ja aktualisht po përgatit paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe, sipas Von der Leyen, fokusi është në sektorin e energjisë ruse dhe ndërprerjen e burimeve të financimit rus. Sanksionet pritet të…
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se deklarimet e tij ditë më parë për militarizimin e zonës së jugut të Serbisë nuk paraqesin frikësim për qytetarët, pasi, siç thotë ai, “asnjë qytetar nuk kam takuar që të ketë thënë se jam frikësuar nga deklaratat tuaja rreth militarizimit të Serbisë”. Ai ka theksuar se ato deklarata në asnjë rast nuk kanë shpërndarë panik te qytetarët dhe se deklarimet e tyre nuk janë diskutim për luftë, por për kërcënim. “Nuk besoj që është diskutim për luftë, është diskutim për kërcënim që fatkeqësisht ka qenë aty për një kohë të…
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar të mërkurën stërvitjen e katërt në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Armenisë dhe Komoreve. Seanca është mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është karakterizuar me angazhim maksimal dhe atmosferë shumë pozitive brenda grupit. Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur fokusin kryesor të kësaj seance në aspektin taktik, për të përgatitur skuadrën sa më mirë për ndeshjen e parë miqësore, që zhvillohet të premten kundër Armenisë. Atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë dhe harmonike. Edhe lojtarët e rinj që për herë të parë janë bashkuar me…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund. Siç ka njoftuar Presidenca, takimi u fokusua në diskutimin e zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë situatën pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës Gjithashtu, u diskutua bashkëpunimi bilateral në fusha të ndryshme me këto shtete. Osmani ka shprehur falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme të ambasadorëve në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Tifozët e Espanyolit kanë filluar sulmet ndaj portierit, Joan Garcia. Garcia është shumë pranë kompletimit të transferimit tek Barcelona, rivali i madh i skuadrës së Espanyol, shkruan GazetaBlic Sport. Kjo gjë nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të kësaj skuadre, të cilët tashmë kanë filluar kërcënimet dhe ofendimet ndaj portierit në fjalë. Mesazhe të shumta janë shfaqur nëpër mure dhe shenja trafiku në qytetin e tij të lindjes, Sallent, Barcelonë, ku ai po banon aktualisht, duke e cilësuar si tradhtar, dhe duke i dëshiruar vdekjen poashtu. Kujtojmë që Joan Garcia ishte në mesin e portierëve më të mirë në edicionin…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa dy palët punojnë për të organizuar një takim për paqe afatgjatë, pas më shumë se tre vjetëve të luftës së nisur nga Moska. Duke folur në një konferencë për media në Kiev, më 4 qershor, Zelensky ka thënë se një takim i tillë mund të përfshijë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin amerikan, Donald Trump, meqë dy runde takimesh mes delegacioneve të nivelit më të ulët nuk kanë arritur sukses në dhënien fund të luftës.…
Avokati Meshar Selimaj, në një linjë direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me operacionin policor “Qielli i Hapur” të zhvilluar dje kundër krimit të organizuar për trafikim me drogë. Selimaj ka thënë se ekziston një dyshim i bazuar se kemi të bëjmë me trafikim të narkotikëve transnacionalë.Ai ka deklaruar se një pjesë e provave janë marrë nga platforma Sky ECC, e cila është një platformë me gjasë që e ka bazën në Francë, nga e cila platformë edhe në shtetin shqiptar janë siguruar disa prej provave. Avokati Ademi ka vënë në diskutim masat hetimore retroaktive nëse…
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, foli për sfidën e së premtes në Norvegji, duke u ndalur edhe te vendimi i Acerbit për të mos iu përgjigjur thirrjes së kombëtares: “Nuk duhet të kërkojmë justifikime në këtë moment, kemi një objektiv mbi të cilin jemi të gjithë të përqendruar. Kualifikimi në Botërorin 2026 është thelbësor, jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që po përjetojmë, jo vetëm për shkak të disa dëmtimeve, por edhe lodhjes që kanë shkaktuar kampionatet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky është një moment i vështirë, por do të mbështetemi te ndjenja e madhe e krenarisë e lojtarëve tanë, e një…
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas operacionit të njësitit antidrogë të Policisë së Kosovës, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe INTERPOL-in, që rezultoi me arrestimin e 22 personave të dyshuar për trafikim me narkotikë. Në mesin e të arrestuarve është edhe emri i Shemsi Bahtirit, për të cilin mediat raportuan se kishte lidhje me këtë parti politike. VV-ja ka thënë se mbështet aksionin e institucioneve të rendit kundër rrjetit të drogës, duke inkurajuar qytetarët dhe anëtarët e saj të denoncojnë çdo veprimtari të tillë. “Si Lëvizje VETËVENDOSJE! jo rrallë herë kemi bërë denoncime të tilla përmes anëtarëve e aktivistëve…
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e ka fshehur respektin e tij për kundërshtarët përpara ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve me Spanjën, duke i përshkruar iberikët si një nga fuqitë kryesore të futbollit në skenën botërore për momentin. “Ky ekip spanjoll e ka dëshmuar vazhdimisht klasin e tij. Për mua, ata janë ekipi më i mirë në Evropë, dhe pse jo në botë. Është e mundur që disa nga lojtarët e tyre janë më të freskët se tanët në këtë moment, por ne dimë si të ruajmë një ritëm të lartë pavarësisht situatës”, deklaroi Deschamps, i cituar nga UEFA.…
