Autor: TV News

Polica iu ra në gjurmë të mijëra kriminelëve në gjithë Evropën, përfshirë në rajon, kur autoritetet e Belgjikës e Holandës arritën të deshifrohen miliona mesazhe në aplikacionin SKY. Këto dy shtete pastaj ua dorëzuan secilit vend veç e veç provat që mund të ishin në interes për vendet e tyre. Telefona të tillë po del që kanë përdorur edhe grupe të dyshuara kriminale në Kosovë, e më në fund edhe këtu autoritetet arritën t’i arrestojnë. 600 zyrtarë policor u shpërndanë në 47 lokacione të ndryshme në gjithë vendin në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm.    Të njëjtit ishin…

Read More

Luka Modric është pranë nënshkrimit të kontratës me Milanin. Eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, njoftoi se mesfushori kroat mund ta mbyllë transferimin te gjigantët italianë të mërkurën, dhe Gazzetta Dello Sport sjell detaje të marrëveshjes. Sipas informacioneve nga mediat italiane, Modric do të ketë një pagë vjetore mes 3 dhe 3.5 milionë euro. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me mundësi zgjatjeje për një sezon tjetër. Kjo është një ulje e ndjeshme nga paga e tij në sezonin e tij të fundit te Real Madrid. Capology, një burim jozyrtar i pagave të futbollistëve, pohon se Modric fitonte 10.42…

Read More

Po bëhen gati për një aksion shumë të madh. Dronët e armikut, FSK-ja krah aleatëve të NATO-s, i shpartallon pa pengesë me snajper nga një largësi që syri e ka problem ta kap. Në lojë hyjnë ata që gjuajnë predhat me minahedhës që shkatërrojnë pikat të cilat i kishin cak. E që të zhduken nga pamja e kundërshtarit madje edhe snajperistëve, veprimet ndërmerren menjëherë. Pas kësaj, vijnë breshëritë e mitralozit që shkaktojnë edhe tym të bardhë nga gjuajtjet. Krejt këto ishin një demonstrim i ushtrimit DEFENDER25 që Kosova sivjet qe një nga shtetet nikoqire e që u realizuan në poligonin…

Read More

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, raportohet se është në listën e Igli Tares për forcimin e mbrojtjes së Milanit. Kontrata e tij te Atalanta skadon pas 1 viti dhe nuk ka sinjale rinovimi, shkruan Telesport. Mbrojtësi 31 vjeçar fiton gati 1 mln euro në sezon dhe te Milani do të shkonte në 1.5-1.8 mln euro. Raportohet se edhe trajneri i ri i Milanit, Allegri, ka përshtypje pozitive për Gjimshitin dhe do t’i pëlqente një transferim i tij në San Siro. /GazetaBlic Sport/

Read More

Më 2 dhe 3 qershor 2025, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizoi Konferencën Ndërkombëtare Vjetore Shkencore (UKZAC 2025) me temën “Teknologjia, Shkenca dhe Arsimi: Rrugët drejt një Shoqërie Inteligjente”. Kjo ngjarje e rëndësishme u përfundua me sukses, ku kishte të ftuar ndërkombëtarë të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi ndikimin e teknologjisë dhe shkencës në ndërtimin e shoqërisë inteligjente. Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në integrimin e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në sistemin e saj arsimor. Dhe duke qenë Kosova pjesë e projektit STEM, veçse e dëshmon këtë.Duhet të përmendim se Gjilani është pjesë e projektit…

Read More

Carlo Ancelotti ka marrë detyrën e trajnerit të Brazilit dhe tashmë ka filluar punën. Ai ka filluar stërvitjen disa ditë më parë dhe deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë, transmeton GazetaBlic Sport. “Një aventurë e re fillon – është një përgjegjësi e madhe, por edhe një lumturi e madhe të kesh mundësinë të stërvitësh ekipin kombëtar brazilian”, deklaroi italiani në një intervistë me Vivo Azzurro TV. “Më quajnë tashmë ‘Carligno’ dhe më pëlqen. Kjo aventurë e re sjell përgjegjësi të madhe, por edhe lumturi të madhe. I rezistoj plakjes falë pasionit që kam pasur gjithmonë për futbollin”, tha…

Read More

Ish-ministrja e Arsimit në Republikën e Shqipërisë, Besa Shahini, është rikthyer në skenën publike pas një mungese katërvjeçare, përmes një interviste në emisionin Debat Plus. Ajo tha se, ndonëse është vendosur në Prishtinë prej vitesh, nuk ka qenë aktive publikisht që nga përfundimi i angazhimit të saj qeveritar. “Janë bërë katër vite që jam kthyer në Prishtinë, dhe s’ka faj Imer Mushkolaj që më përmendi, sepse janë bërë katër vite që nuk kam bërë paraqitje publike. Kështu që duhet me ua kujtu pak njerëzve çka kam bërë më herët,” tha Shahini. Ajo tregoi se këto vite i ka kaluar si…

Read More

Bruno Fernandes ka konfirmuar se ka refuzuar një ofertë të madhe nga klubi saudit Al Hilal për të qëndruar te Manchester United, duke theksuar se synimi i tij është të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë të futbollit evropian. Mesfushori portugez e bëri të ditur këtë vendim të martën, gjatë një konference për shtyp në grumbullimin e Portugalisë, në prag të gjysmëfinales së Nations League ndaj Gjermanisë që zhvillohet të mërkurën në Munich. “Presidenti i Al Hilal më telefonoi dhe më pyeti nëse doja të transferohesha atje. Ata pritën që unë të mendoja për të ardhmen time”, tka…

Read More

Analisti politik Yll Hoxha ka vënë theksin mbi problemet strukturore dhe politike që e kanë përcjellë qeverisjen e Prishtinës, duke nënvizuar mungesën e harmonisë mes pushtetit lokal dhe atij qendror, si dhe kontrollin e dobët të ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbime bazike për qytetarët. “Prishtina, përveç këtyre ngatërresave politike, nuk ka asnjë moment qeverisje ku qeverisja lokale dhe qeverisja qendrore janë në një harmoni. Kryesisht kanë qenë në disharmoni, përjashto Ramush Haradinajn si kryeministër kur është aprovuar ligji për kryeqytetin. Pjesa tjetër ka qenë konflikt,” tha Hoxha. Ai kujtoi periudhën kur Prishtina ka funksionuar pa shumicë në Kuvendin Komunal, duke…

Read More

Aston Villa është një nga ekipet më të interesuara në mundësinë e nënshkrimit të Alejandro Garnacho nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës. Napoli dhe Bayer Leverkusen thuhet gjithashtu se janë të interesuar për sulmuesin argjentinas. Anësori argjentinas do të preferonte të qëndronte në Premier League sesa të shkonte në Serie A ose Bundesliga. Besohet se Garnacho dhe agjentët e tij preferojnë Chelsean si destinacion, por në këtë fazë një transferim i tillë duket i pamundur, pasi prioritetet e londinezëve janë tërheqja e sulmuesve të rinj qendrorë. Argjentinasi 20-vjeçar bëri 58 paraqitje për Manchester United në të gjitha garat…

Read More