Autor: TV News

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Sipas IHMK-së, këto vranësira do të jenë kryesisht rreth relievit malor. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Read More

Rio Ferdinand ka ndarë kënaqësinë e tij pasi mësoi se Bruno Fernandes ka refuzuar një ofertë shumë fitimprurëse nga Liga Profesionale Saudite për të qëndruar te Manchester United. Lajmet e mëparshme këtë javë zbuluan se agjenti i Fernandes, Miguel Pinho, zhvilloi bisedime ballë për ballë me zyrtarët e klubit saudit në Riad (Al Hilal), me një propozim në tryezë me vlerë 200 milionë paund gjatë tre viteve. Marrëveshja do të kishte parë pagën aktuale javore të Fernandes prej 280,000 paundësh të katërfishuar në një shumë prej 700,000 paundësh. Pavarësisht nxitjes së madhe financiare, 30-vjeçari portugez besohet se e ka refuzuar…

Read More

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituar as pas përpjekjes së 25-t.  Sërish nuk kishte kuorum për formimin e Komisionit për të zhvilluar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Është hera e 16-të që seanca dështoi në këtë pikë.  Të hënën në seancë ishin 96 deputetë. Votuan 51 pro, 1 kundër dhe nuk pati abstenime.  Seanca e radhës do të jetë sot duke filluar nga ora 11:00. Dhe kjo është tentativa e 26-të e deputetëve për konsistuimin e Kuvendit.

Read More

Besfort Dervishaj është në mesin e mesfushorëve më të pëlqyer në futbollin kosovar. Ai ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek skuadra e Vëllaznimit në edicionin që shkoi, shkruan GazetaBlic Sport. Dy skuadra nga Superliga tashmë kanë shprehur interesim të madh për të, por që një opsion mbetet edhe vazhdimi i kontratës me ‘Kuqezinjtë’ nga Gjakova. Dervishaj ka qenë pjesë e Superligës për vite me radhë dhe ka debutuar në moshë të re, duke rritur më pas nivelin e tij nga viti në vit. Siguria që ofron në aspektin defanziv dhe lidhja që i jep mesfushës me sulmin, janë tipare…

Read More

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka paralajmëruar se temperaturat e larta dhe lagështia do të jenë ndër sfidat më të mëdha për futbollistët gjatë Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Tuchel pritet të udhëtojë këtë muaj drejt Amerikës për të ndjekur nga afër ndeshjet e Kupës së Botës për klube, ku do të vëzhgojë se si lojtarët përballen me kushtet klimatike sfiduese, veçanërisht në ndeshjet që zhvillohen në orët e nxehta të ditës, si në Miami në orën 15:00. “Është e rëndësishme të shohim ndeshje tani në Amerikë. Duhet të kuptojmë si…

Read More

Zyra e Koordinatores së Agjencive të OKB-së në Kosovë (UNKT) ka pranuar rrjedhjen në media të informatave nga shkëmbimi i emailave zyrtarë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në vend, bërë të hënën, në raport me sjelljet karshi zyrtarëve të Qeverisë në Detyrë. Me anë të një emaili dërguar në Klan Kosova, konfirmohet zyrtarisht se “janë në dijeni për raportimet e fundit në media” lidhur me përmbajtjen e emaileve nisur nga Zyra e Koordinatores drejt shefave të agjencive të OKB-së në Kosovë, duke shtuar se “pozicioni zyrtar i OKB-së nuk komunikohet përmes email-eve të rrjedhur (ang. leaked)”. Me këtë përgjigje,…

Read More

Ka përfunduar me barazim 2:2 ndeshja mes Letonisë dhe Kosovës në kategorinë e fermave, e vlefshme për xhiron e gjashtë të Ligës C në Nations League. Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e parë. Vendaset kanë kaluar të parat në epërsi në minutën e shtatëmbëdhjetë me golin e Misini, por Kosova ka reaguar menjëherë dhe e ka përmbysur rezultatin përmes Smailit në minutën e njëzet dhe Memetit në minutën e tridhjetë e një. Megjithatë, në fund të pjesës së parë, Letonia e ka barazuar rezultatin me golin e Miksone, duke e mbyllur dyzet e pesë minutëshin e parë me…

Read More

“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtit dhe [zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik] Bislimit për t’i futur këto tema”, deklaroi Petkoviq pas takimit të tij në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen. Sipas tij, “dihet se cilat janë temat e dialogut – çështja e Kosovës, pozita e popullit serb, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe ajo që mund të bëjmë për të arritur…

Read More

Chelsea pritet të njoftojë zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit të Ipswich, Liam Delap, brenda pak orësh, ndërsa londinezët po bëjnë gjithashtu përparim në bisedimet me Eintracht Frankfurt për transferimin e një sulmuesi tjetër, Hugo Ekitike . Sipas informacioneve nga “L’Equipe”, Chelsea aktualisht ka një avantazh ndaj Liverpoolit në negociatat me Eintracht për Ekitike. “Blutë” nga ‘Stamford Bridge’ janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë funte për sulmuesin francez. Ekitike shënoi 22 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe Eintracht e vlerëson atë rreth 100 milionë euro. Vetëm në ligë, ish-lojtari i kombëtares së të rinjve francezë…

Read More

Asnjë frut nuk është i ndaluar në një dietë të ekuilibruar për menaxhimin e diabetit, e megjithatë disa prej tyre cilësohen si më të mirat. Ato jo vetëm reduktojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit, por edhe ndihmojnë në menaxhimin e kësaj sëmundjeje. Duke qenë të larta në fibra dhe antioksidantë, ndihmojnë në uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak, duke reduktuar gjithashtu stresin oksidativ dhe dëmtimet nga radikalet e lira të lidhura me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike. Prandaj, frutat e freskëta apo të ngrira, nuk duhet të shmangen tërësisht nga ata që jetojnë me diabet. E…

Read More